2 March 2026, 15:12
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Aksi rrugor Librazhd-Prrenjas, i cili ka qëndruar për 10 ditë i bllokuar do të hapet ditën e nesërme për të gjithë kalimtarët. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), përmes një pronocimi për mediat. Ai tha se kjo është bërë e mundur pas ndërhyrjes intensive nga ekipet në terren dhe punës së pandërprerë me mjete dhe punëtorë të shtuar.
“Pas ndërhyrjes intensive nga ekipet në terren dhe punës së pandërprerë me mjete dhe punëtorë të shtuar, nesër në orën 12:00 do të jetë e mundur hapja për qarkullim e segmentit rrugor në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës””, deklaroi drejtori i ARSH, Ami Kozeli.
ARSH thekson se qarkullimi do të lejohet për të gjitha kategoritë e mjeteve, ku përfshihen automjetet e vogla, mjetet e transportit dhe kamionët.
Aksi do të hapet ditën e nesërme në orën 12:00. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e vendosura në segmentin ku janë kryer punimet. Hapja e rrugës pritet të lehtësojë qarkullimin dhe të rikthejë normalitetin për banorët dhe bizneset e zonës, lëvizja e të cilëve ka qenë e bllokuar prej gati 10 ditësh./Dosja.al
librazhd-prrenjas arrsh juglindje
Aktualitet
2 March 2026, 15:08
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur në në fshatin Vishocicë të Devollit. Një makinë e ...
Aktualitet
2 March 2026, 15:05
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Policia Kufitare ka sekuestruar ditën e sotme 26 mijë euro në Kakavijë. Sasia e parave u se...
Aktualitet
2 March 2026, 14:48
D.S
Pasditen e 25 nëntorit 2025, Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës i hapi dyert një debati ideologjik mbi ...
Aktualitet
2 March 2026, 14:37
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka shpallur në kërkim ditën e sotme një 43-vjeçar, banues në Tiranë. Ai u shp...
Aktualitet
2 March 2026, 14:25
D.S
Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Mohamed bin Zayed Al Nahyan
TIRANË- Shqipëria ka dënuar sulmet iraniane ndaj Emirateve t&e...
Aktualitet
2 March 2026, 14:13
D.S
Zjarrefikese
ELBASAN- Një vatër zjarri është shfaqur në një apartament në një pallat të vjetër n&eum...
Aktualitet
2 March 2026, 14:08
E.d
Sokol Bizhga
TIRANË- Sokol Bizhga ka marrë sot detyrën si Drejtor i Komanduar i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.&nbs...
Aktualitet
2 March 2026, 13:25
D.S
Banoret e RRjollit
SHKODËR- Pasi u vetëdorëzuan në Policinë e Shkodrës, 15 banorët e Rrjollit pretendojnë se prona...
Aktualitet
2 March 2026, 12:34
E. D
VELIPOJË- Banorët e Baks-Rrjollit, të cilët u shpallën në kërkim pas protestës, janë vetëdorë...
Aktualitet
2 March 2026, 12:15
E. D
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përfunduar për të gjashtin vit...