28 August 2022, 10:02
Nga A.B
Foto ilustruese
KRUJË- Lëndë plasëse është hedhur nga disa persona mbi çatinë e një banese në lagjen 'Borati'. Forcat blu njoftojnë se shpërthimi me lëndën plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në banesën e biznesmenit Altin Keqi. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.
Keqi rezulton të jetë pronar i dy serviseve celularësh në zonë. Nuk dihet nëse sulmi është kryer nga konfliktet e mëparshme që mund të ketë pasur biznesmeni apo është kryer si mesazh për shkak të konkurencës.
Keqi nuk njihet si person problematik në zonë dhe sipas deklaratave pas ngjarjes rezulton se nuk ka konflikte të hapura me ndokënd. Dyshohet se ngjarja është produkt i një paralajmërimi ndaj tij për shkak të aktivitetit që ushtron në fushën e shërbimeve. Ai zotëron dy dyqane servisi për telefonat celularë, në Krujë dhe në Fushë Krujë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen “Borati”, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
tritol ne kruje tritol altin keqi
Aktualitet
28 August 2022, 09:29
A.B
Mariglen Muhametaj
FIER- 'Ça u bë u bë'- është shprehur para togave të zeza, autori i vrasjes së Qemal Muhametajt. K&e...
Aktualitet
28 August 2022, 09:28
A.B
Gjykata
FIER- Gjykata e Fierit ka dhënë masën “arrest në burg” për 37-vjeçarin Mariglen Muhametaj, i cili vrau ...
Aktualitet
28 August 2022, 08:51
A.B
MALLAKASTËR- Mariglen Muhametaj, 37-vjeçari që vrau babain e tij në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ka mbërri...
Aktualitet
28 August 2022, 08:33
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë zbul...
Aktualitet
28 August 2022, 08:08
A.B
Akullore
TIRANË- Gjatë sezonit veror, Autoritetit Kombëtar i Ushqimit në terren shton numrin e inspektimeve. Deri më tani, jan&eum...
Aktualitet
28 August 2022, 07:19
A.B
Moti
TIRANË- Sot Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kth...
Aktualitet
27 August 2022, 22:36
F.M
Ledjo Brakaj
MALTË- Një kapele me ngjyrë të zezë, e gjetur në shtëpinë ku shqiptari dogji për së gjalli 7...
Aktualitet
27 August 2022, 22:12
F.M
Gazetarja Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama shprehet se në stinën e vjeshtës pritet të ketë reshje shiu që do të ...
Aktualitet
27 August 2022, 22:08
F.M
Infektivi
TIRANË- Një person ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19 në Shqipëri. Në njoftimin zyrtar b...
Aktualitet
27 August 2022, 21:09
F.M
Tonato Fushaj
SHKODËR- Tonato Fushaj, 20-vjeçari i shpallur në kërkim pasi akuzohet për atentatin ndaj Alban Bruçit ë...