22 November 2024, 21:10
Nga M.B
Martin Cani
TIRANA- Thika e cila u përdor në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani ditën e hënë pranë shkollës 9-vjeçare "Fan Noli" në Tiranë, është gjetur. Sipas inforamacioneve thika është gjetur bashkë me çantën e shkollës nga një qytetar në afërsi të ATSh-së, në rrugën "Fadil Rada".
Më herët gjatë ditës së sotme Gjykata ka dhënë masën e sigurisë "arrest në burg" për 14-vjeçarin Mario Perlleshi, i cili dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Martin Cani.
Njoftimi:
Tiranë
Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës "Fan Noli", ditën e sotme, në afërsi të ATSh-së, në rrugën "Fadil Rada" është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes.
Vrasja e Martin Canit
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat.
Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart.
Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.
vrasja e martin canit
Aktualitet
22 November 2024, 20:59
ZH.LL
lushnjë
LUSHNJË- Moti i keq me reshje të shumta me intensitet të lartë kanë sjellë përmbytje të rrugë...
Aktualitet
22 November 2024, 20:33
ZH.LL
aksi nacional
ELBASAN- Reshjet e dendura të ditës së sotme kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në qytetin e Elbasanit.
Ra...
Aktualitet
22 November 2024, 20:43
E. D
pamje nga vendngjarja
DURRËS- Reshjet e shiut kanë përfshirë pasditen e sotme edhe qytetin e Durrësit. Gjithashtu rrugë...
Aktualitet
22 November 2024, 20:27
M.B
Foto ilustruese
TROPOJA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga vrasja me armë zjarri që ndodhi ditën e sotme në fsha...
Aktualitet
22 November 2024, 20:03
ZH.LL
Shkodër
SHKODËR- Situata në Qarkun Shkodër është gjithnjë e më alarmante për shkak të kushteve të mo...
Aktualitet
22 November 2024, 19:58
E. D
pamje nga vendngjarja
RRUGA E ARBRIT- Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në qarkullimin e automjeteve nga Tirana n...
Aktualitet
22 November 2024, 19:57
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
LUSHNJE- Një është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnje disa qindra ...
Aktualitet
22 November 2024, 19:30
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Një person me shtetësi të dyfishtë amerikane dhe shqiptare u arrestua dje në Nju Jork me akuza penale n...
Aktualitet
22 November 2024, 19:22
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke u shoqëruar me re...
Aktualitet
22 November 2024, 19:20
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Një tjetër tërmet është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 17:29 në afërsi t&eum...