12 July 2023, 13:50
Nga A.B
Arber Paplekaj
ELBASAN- Jepet vendimi për Arbër Paplekajn, të riun e akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje kjo e ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në Elbasan. Sipas vendimit të gjykatës së Elbasanit, Arbër Paplekaj është dënuar me 22 vite burg, për akuzën “vrasje në rrethana cilësuese”.
Një javë më parë prokuroria në konkluzionet e saj përfundimtare kërkoi 25 vite burg për Arben Paplekajn duke i qëndruar akuzës në nisje të gjykimit, “vrasje në rrethana cilësuese”.
Gjykata ka dhënë dënimin me një vit shërbim prove për Nikollaq Pallën dhe Albert Nushi, dy ish-zëvendësdrejtorë të policisë së Elbasanit në kohën kur ndodhi vrasja. Ndërkohë, për 6 efektivët e policisë është dhënë dënimi me 16 muaj shërbim prove.
Si ndodhi vrasja?
Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Palekaj, ishte shoqërues i drejtuesit politik të PD-së të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.
Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri./Dosja.al
pjerin xhuvani arber paplekaj
Aktualitet
12 July 2023, 13:32
A.B
Ramazan Rraja
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi ditën e sotme masën e sigurimit arrest me burg për Ramaza...
Aktualitet
12 July 2023, 13:24
A.B
Alma Felaj
Prokurorja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Alma Felaj u përball të mërkurën në mëngj...
Aktualitet
12 July 2023, 12:54
m.s
Pjerin Xhuvani (majtas) dhe Arbër Paplekaj
ELBASAN- Ish-polici Arbër Paplekaj ka mbërritur sot në Gjykatën e Elbasanit, për t...
Aktualitet
12 July 2023, 12:51
A.B
Majlinda Sula
BARCELONË- Motra e Saimir Sulës ndodhet në Barcelonë për të tërhequr zemrën e vëllait të sa...
Aktualitet
12 July 2023, 12:51
Ndriçim Troplini
TIRANE- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 12 korrik vendimin për shkarkimin n...
Aktualitet
12 July 2023, 12:28
viktima
ITALI- Gjykata në Itali ka dënuar një shqiptar me burgim të përjeshtëm dhe bashkëpunëtorin e tij me 16 vite...
Aktualitet
12 July 2023, 11:29
A.B
Adem Harxhi
TIRANË- Mjeku Adem Harxhi ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një fragment të një artikull të...
Aktualitet
12 July 2023, 11:25
foto ilustruese
TIRANE- Ashtu siç ndodhi më herët me Autoritetin e Konkurrencës, edhe për Autoritetin e Komunikimeve Elektronik...
Aktualitet
12 July 2023, 11:18
A.B
Policia
BRITANI E MADHE- Arrestohet në Angli Artur Reshlani, shqiptari i shpallur në kërkim prej vitesh nga drejtësia shqiptare. 'Top c...
Aktualitet
12 July 2023, 11:11
A.B
Skena e dhunes
TIRANË- Kur ka kaluar më shumë se 1 javë nga skena e dhunshme brenda lokalit në Fushë-Krujë ku u dhunuan ...