"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
VIDEO- Zbulohen municione luftarake pra ish depove të armatimit në Komsi të Matit
Prania e municioneve luftarake në disa zona që janë përdorur për të ruajtur armatimin, kanë shkaktuar shumë viktima.
1 November 2023, 13:48Nga A.B
Foto ilustruese
MAT- Zbulohen municione luftarake në Mat. Kanë qenë banorët e zonës ata që informuan mbi municionet luftarake brenda hapsirës së ish depove të armatimit.
Ata kanë shprehur frikën se mund të dëmtohen teksa kullotin bagëtinë pasi sipërfaqja është e madhe dhe e mbuluar nga bimësia. Ata kërkojnë ndërhyrjen e ekspertëve dhe çertifikimin e zonës si të sigurtë nga municionet e paplasura.
Prania e municioneve luftarake në disa zona që janë përdorur për të ruajtur armatimin, kanë shkaktuar shumë viktima.
Rasti më i rëndë mbetet ai pranë tuneleve të Selixës në afërsi të Qaf Shtamës me 29 Prill të vitit 1997. Teksa 200 persona po nxirrnin nga tunelet municione luftarake, një shpërthim brenda njërit tunel shkaktoi 27 viktima./Dosja.al