1 May 2023, 10:00
Nga A.B
Arrestim
GRAMSH- Policia ka arrestuar 53-vjeçarin, Gjergj Sotirin. Ky person, u ndalua pasi kërcënonte bashkëshorten dhe fëmijët se do t'i vriste me armë zjarri. Pas ndërhyrjes së Policisë u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale në familje.
53 vjeçari, banues në fshatit Grabovë e Sipërme, Gramsh, me precedent të mëparshëm kriminal, në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e vjedhjes, u vu në pranga. Pas kontrolleve, Policia gjeti në banesë dhe sekuestroi një arsenal armësh që posedonte Sotiri, të përbërë nga 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.
NJOFTIMI I POLICISË:
Gramsh/Sekuestrohet një arsenal armësh. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale në familje. Finalizohet operacioni policor i koduar "Grabova", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Elbasan. Kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe fëmijët, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari, shtetas me precedent të mëparshëm kriminal.
Policia gjen në banesën e kësaj familjeje dhe sekuestron një arsenal armësh të përbërë nga 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas njoftimit se një shtetas që banonte në fshatin Grabovë e Sipërme, kërcënonte bashkëshorten dhe fëmijët se do t’i vriste me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë. Bazuar në informacionin e marrë për shtetasin që posedonte armë, në ndihmë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh kanë shkuar dhe shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan.
Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale në familje. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Grabova”, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. S., 53 vjeç, banues në fshatit Grabovë e Sipërme, Gramsh, me precedent të mëparshëm kriminal, në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e vjedhjes.
Shërbimet e Policisë gjetën në banesë dhe sekuestruan një arsenal armësh që posedonte ky shtetas, të përbërë nga 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
gramsh arsenal armesh gjergj sotiri
Aktualitet
1 May 2023, 09:46
A.B
Arrestim
VLORË- Arbër Ymeraj, nga Fieri është vënë në pranga pasi është kapur me armë zjarri dhe lën...
Aktualitet
1 May 2023, 08:58
A.B
Ardian Nikulaj
TIRANË- Dy persona janë në arrati nga grupi i Edmond Haxhisë, i formuar për të vrarë biznesmenin Ardian N...
Aktualitet
1 May 2023, 08:49
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë zhvillimet nga lu...
Aktualitet
1 May 2023, 07:32
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Sot është 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ideja lindi në Francë më 20 ko...
Aktualitet
1 May 2023, 07:17
A.B
Moti
TIRANË- Java nis me vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohsh...
Aktualitet
1 May 2023, 07:13
A.B
Foto ilustruese
TIRANË-Sot nis faza e dytë e implementimit të hartës së re gjyqësore, ku nuk do të funksionojnë 9 G...
Aktualitet
30 April 2023, 21:26
k.m.
Foto ilustruese
KRUJË- Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në Fushë-Mamurras ku nj&eum...
Aktualitet
30 April 2023, 21:14
k.m.
Ruben Saraiva
TIRANË- Kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e portugezit Ruben Saraiva dhe të britanikut, Harry Simpson ende vazhdojn...
Aktualitet
30 April 2023, 21:01
k.m.
Foto ilustruese
Vëllezërit Rifat dhe Asim, të dy tregtarë, jetonin në qytetin bregdetar shqiptar të Durrësit në gjy...
Aktualitet
30 April 2023, 19:47
F.M
Ardian Nikulaj
TIRANË- Partnerja e Edmond Haxhias ka dëshmuar se takimet me grupin britanik që akuzohen se jnë angazhuar në vrasje...