LIVE UPDATES
Aktualitet

`LEGJENDA URBANE APO ROZETA STYLE`- Denoncimet për vjedhjen e shtëpive të zyrtarëve të lartë, nga Spiropali te Kraja e Veliu

Në këtë diskutim, të gjithë pyesin sa ka pas Alda Klosit, kush e kishte radhën, ose kush ra pre e vjedhjeve më pas. Por përpara se ti japim pretencën publike Rozetës, historia na ka treguar se përsëritet dhe kur viktimat nuk mësojnë, përsëritet edhe më keq.

9 January 2023, 20:33 Nga Fjola Graçi
`LEGJENDA URBANE APO ROZETA STYLE`- Denoncimet për vjedhjen e shtëpive
Damian Gjiknuri, Arben Kraja, Elisa Spiropali dhe Ardi Veliu

TIRANË- Rozeta, një grua 49-vjeçare me një pamje atipike për një personazh vjedhësi ia ka dalë të hapë majën e një ajsbergu, pas të cilit mund të ketë vetëm një episod të rëndomtë vjedhjeje, ose një histori "viktimash" që nuk kanë dot zë për të denoncuar. Sot, një muaj gati pas goditjes së përqendruar që ajo me të birin bënë në banesës e zyrtares Alda Klosi, për të cilën publiku akoma nuk di nëse ka bërë një deklarim të mirëfilltë të pasurisë dhe stolive që kishte në zotërim, edhe pse jetonte me qira, në debatin e ngritur në kanalet e komunikimit, ka një përqindje të lartë të atyre që amnistojnë gruan.

Sikur të bazohemi vetëm në sondazhin që Dosja publikoi dje, 85% e votuesve mendojnë se interesi publik fiton nëse autoritetet bazohen më shumë se te dënimi i Rozetës, tek hetimi i burimit të parave të një nëpunëseje administrate, që në asnjë lloj rrethane nuk i justifikon këto para. Përpara ligjit, ka një deklaratë për para të lëna në përdorim nga familjarë, ndërsa mungon fatura, kontrata noteriale e çdo dokument që do ti jepte të drejtë Klosit përballë ligjit e publikut. 

Në këtë diskutim, të gjithë pyesin sa ka pas Alda Klosit, kush e kishte radhën, ose kush ra pre e vjedhjeve më pas. Por përpara se ti japim pretencën publike Rozetës, historia na ka treguar se përsëritet dhe kur viktimat nuk mësojnë, përsëritet edhe më keq.

"Dosja" ka qëndruar tejet e rezervuar për të bërë raportimet e ngjarjeve që lidhen me vjedhjen e banesave të zyrtarëve të lartë, në kushtet kur mundësia për të verifikuar denoncimet në redaksi apo nga publiku, kanë qenë thuajse zero. Por, sot, një tjetër shqetësim madhor lind. A janë vjedhur banesa të tjera, nëse po, të kujt, e nëse të kujt, a kanë denoncuar? Denoncimi është prova e vetme që ndan përpara ligjit paranë e ligjshme nga ajo e fituar qyl. 

Por kush janë të përfolurit  që asnjëherë nuk u mësua e vërteta për ta?

Lista nis me Ardi Veliun. Drejtori aktual i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, u denoncua publikisht se i ishin vjedhur 550 mijë euro në shtëpi në vitin 2013, kur drejtonte Policinë Bashkiake. Lajmi u raportua nga qytetari dixhital, që thoshte se Veliu e denoncoi ngjarjen por tha se i ishin vjedhur vetëm 12 ilionë lekë të vjetra. Por denoncuesi shkonte më tej, kur thoshte se Policia vuri 100 milionë lekë shpërblim për ata që do të jepnin informacion. 

Rilindja Demokratike denoncoi vjedhje te shtëpia e Damian Gjiknurit

"Vidhet shtëpia e Gjiknurit, dalin thasët, policia e mban të fshehtë”, kështu shkruan Gazeta zyrtare e PD, Rilindja Demokratike në 11 tetor të vitit 2017. 

Gazeta shkruante se banesa e Gjiknurit u vodh në mesditë, dhe ishte në rrugën “Fortuzi” pas Ministrisë së Drejtësisë në katin e tretë të një pallati. Hajdutët kanë hyrë nga dritarja e banjos të banesës dhe kanë marrë thasë me para, por sipas RD policia është kujdesur të fshehë ngjarjen. Lajmi bëri xhiron e portaleve, por asnjë verifikim nuk pati. Vetë Gjiknuri nuk bëri asnjë deklaratë. 

Vidhet shtëpia e ish-kreut të SPAK, Arben Kraja bashkë me 7 vila të tjera në Lalëz

Në gusht të vitit 2021, portali i gazetarit Baton Haxhiu raportoi se ishte vjedhur shtëpia e kreut të SPAK, Arben Kraja. Përveç tij, hajdutët hynë edhe në 7 vila të tjera, në zonën e njohur për banesat e politikanëve, Gjiri i Lalëzit. Policia e Durrësit gjithsesi, nuk e konfirmoi asokohe ngjarjen, ndërsa kreu i SPAK e mohoi kategorikisht. Por ishte ish-deputeti Myslym Murrizi që publikoi pamjet e momentit të vjedhjes. Në pamje shiheshin hajdutët të veshur me kostum sportive, e me maskë anti-COVID në fytyrë e me kapele në kokë, ata rrinë gjatë në rrugë, derisa vendosin të rikthehen brenda banesës. Ndërkohë që krah tyre, dallohet qartë mjeti i kreut të SPAK, që mohoi kategorikisht të kishte ndodhur grabitja.

Vidhet shtëpia e Elisa Spiropalit?

Në janar të vitit 2019, deputeti demokrat Edi Paloka denoncoi se ishte vjedhur shtëpia e Elisa Spiropalit, ish-drejtoresha e Doganave, një nga emrat kryesorë në PS. Edhe në këtë rast, lajmi kaloi me denoncim në media pa asnjë konfirmim zyrtar. 

"Pse i duhet Elises nje mandat i trete ?Mos valle sepse ne janar te ketij viti i hyne hajdutet ne shtepi? Po ne se i vodhen shtepine , pse nuk ka nje denoncim zyrtar ne polici ?!! Cfare kane vjedhur hajdutet ne shtepine e ministres se Rames , ish-drejtoreshe e doganave, qe nuk e lejon te bej denoncim ne polici ?!! Prandaj i duhet nje mandat i trete , qe te “kompensoj humbjet” dhe te barazohet prape me koleget ?"-shkruante Paloka asokohe, denoncim që e ka rikthyer sot me rastin e Rozeta Dobit... 

Këto histori tashmë kanë ngelur pa adresë, e për to flitet pak, ndërsa në polici nuk gjenden as dy gisht letër për të bërë qoftë edhe një kallëzim.../Dosja.al

rozeta dobi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin