LIVE UPDATES
Aktualitet

Lidhet kontrata për Parkun Tematik Retro në Bulqizë, 2.2 mln euro për hotel dhe hapësira plotësuese

Në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, Fondi Shqiptar i Zhvillimit publikoi këtë javë se tashmë ka lidhur kontratën me vlerë rreth 2.2 milionë euro me operatorin S.M.O.UNION çka i hap rrugë zbatimit.

5 September 2025, 08:37 Nga I.A
Lidhet kontrata për Parkun Tematik Retro në Bulqizë, 2.2 mln euro
Foto projekti

BULQIZË- Bulqiza do të ketë një projekt të ri që synon transformimin e disa seteve të braktisura në një park tematik retro që do të përfshijë brenda tij disa elementë. Në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, Fondi Shqiptar i Zhvillimit publikoi këtë javë se tashmë ka lidhur kontratën me vlerë rreth 2.2 milionë euro me operatorin S.M.O.UNION çka i hap rrugë zbatimit.

Konkretisht zona që parashikohet t’i nënshtrohet transformimit përfshin ish-strukturat e godinat dikur në shërbim të akomodimit të oficerëve dhe ato në shërbim të ish parkut të logjistikës. Zona e ndërhyrjes ka një sipërfaqe rreth 10 ha.

Së pari ndërhyrja do të sjellë atë që cilësohet si Retro Market me një hapësirë 3600m². Kjo do të përfshijë: njësi stenda për produkte bujqësore, shtazore; Panair ushqimi, zona me tavolina;  Linjë frigoriferike për magazinim dhe shitje;  Linjë gatim dhe shitje ;Expo 18 shkurti.

Në raportin teknik të projektit thuhet se objekti i dytë kryesor brenda truallit të ndërtimit që përbën zonën e ndërhyrjes është një objekt në tipologjinë e kapanonit i cili ka shërbyer si ofiçinë e automjeteve dhe autobuzave për rajonin verior.

“Struktura paraqet dëme të konsiderueshme në strukturë për shkak të aktivitetit sizmik apo të rrëshqitjes se truallit ne zonë. Ky aktivitet ka rezultuar në dëme fatale për godinën industriale, për këtë arsye nevojitet shembja e saj dhe rizhvillimi i një objekti të ri, i cili mund të ruajë gjurmën ekzistuese të ndërtimit” thuhet në raport.

Një tjetër godinë që do të transformohet është ish-shtëpia e oficerëve e cila do të kthehet në një hotel.

“Retro-Hotel” Ish-shtëpia Oficerëve dhe 8 banesat 2 katëshe, (4 prej tyre të okupuara), synon të sjellë si produkt një eksperience unike, nëpërmjet realizimit të një poli retro hotelier, me disa godina që ofrojnë akomodim e rekreacion të formave të ndryshme me trajtim të interierit në stil komunist. dhe 2-3 kate ish shtëpia e oficerëve.

Në zonë ndodhen edhe disa godina të tjera si struktura të cilat kanë shërbyer në funksion të ushtrisë të cilat sot pjesërisht janë të okupuara informalisht dhe pjesërisht në gjendje të amortizuar, lartësia e të cilave është 2 kat. Sipërfaqja totale e këtyre 8 objekteve është; Sipërfaqe gjurme 1700 m2, Sipërfaqe totale ndërtimore 3400 m2”, thuhet në dokument.

Ndërtimi i ri do të përfshijë një : dhomë muzeale me çdo mobilim dhe dekor dhe mjete e teknologji të periudhës historike, dhoma standarde hoteliere me 2 krevat dhe/apo krevat matrimonial retro, dhoma standarde hoteliere me 3 krevat retro, dhoma standarde hostel me nga 6+ krevate (1 apo 2 kat/marinar) retro, njësi minimale mëngjesi dhe kateteri, tualete të veçuara dhe tualete të përbashkëta, njësi për administratën, recepsionin./Monitor.al

parku tematik retro

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin