LIVE UPDATES
Aktualitet

Lugina e paprekur e Fierzës kërcënohet nga impianti i asfaltit, banorët: Bleta vdes menjëherë

Jani Kola i ka ende të freskëta kujtimet kur gurorja ishte ende në punë; ai thotë se jetuan për vite me radhë mes pushtetit të minave dhe reve të pluhurit, që zhdukën çdo gjë të pastër në zonë.

18 October 2022, 21:21 Nga F.M
Lugina e paprekur e Fierzës kërcënohet nga impianti i asfaltit,
Jani Kola

TIRANË- Jani Kola ishte 18 vjeç kur nisi punën për mbushjen me gurë të një burimi me ujë të kristaltë në fshatin Geghysen të Tropojës, për t’i hapur rrugë një guroreje që do të shërbente për ndërtimin e digës së liqenit të Fierzës – hidrocentrali kryesor i prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri. Punimet nisën në vitin 1969 dhe burimi i varrosur nën gurë njihej nga banorët e zonës me emrin “pusterr”.

“I themi pusterr, sepse ishte shumë i thellë, si pus. Po të shikojë poshtë kishte vetëm terr, nuk kishte asnjë rreze drite,” kujton me nostalgji Kola, sot rreth të 70-ave.

Gurorja funksionoi për më shumë se një dekadë derisa u braktis pas përfundimit të hidrocentralit të Fiezës në fillim të viteve ’80. Por në janar të këtij viti, një karvan makinerish të rënda u shfaq papritur në guroren e vjetër, duke alarmuar banorët e zonës.

“Ditën që erdhën makinat më morën në telefon banorët. Nuk dinim asgjë. Askush nuk na kishte vënë në dijeni se aty kishte një plan zhvillimi,” kujton Kola, njëherazi kryeplak i fshatit.

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se Bashkia e Tropojës i hapi rrugë ngritjes së një impianti të prodhimit të katranit dhe asfaltit në fshatin Geghysen, përmes dhënies me qira të një fondi pyjor në favor të kompanisë “Byberi” sh.p.k.

Projekti kundërshtohet me forcë nga komuniteti për shkak të ndotjeve që mund të shkaktojë në mjedis dhe dëmtimit potencial të perspektivës turistike të zonës.

Përveç shqetësimeve për ndikimin mjedisor, projekti ngre dyshime edhe për konflikt të mundshëm interesi, pasi kompania “Byberi” është në pronësinë e të afërmit të kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi.

Avni Byberi, administrator i kompanisë “Byberi”, mohoi që të jetë favorizuar për shkak të lidhjeve familjare me kryebashkiakun e Tropojës dhe pretendoi se ishte detyruar që ta zhvendoste biznesin në Geghysen për shkak të një urdhri të mëparshëm të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

“Unë një impiant kam e nuk po punoj dot, të tjerët kanë një me leje e dhjetë pa leje,” tha Byberi.

Kryebashkiaku Rexhë Byberi nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN për konfliktin e mundshëm të interesit.

Dhënia dhe pezullimi i lejes mjedisore

Jani Kola, kryeplaku i fshatit Geghysen është një nga kundërshtarët e projektit. Foto: Esmeralda Keta.
Jani Kola, kryeplaku i fshatit Geghysen është një nga kundërshtarët e projektit. Foto: Esmeralda Keta.

Kompania “Byberi” është themeluar në vitin 2013 dhe ka si aktivitet kryesor prodhimin dhe shitjen e materialeve për shtrimin e rrugëve. Kompania e ka ushtruar më parë aktivitetin në fshatin Shoshan në pellgun e Valbonës, por sipas administratorit Avni Byberi, e dëbuan që aty me urdhër të IKMT-së me pretendimin se ndodhej në park kombëtar.

“Me urdhër të atij “të gjatit” më sollën fadromat e IKMT. Nuk më sollën as njoftim, as vendim, por më thanë ose hiqe ose do të fusim në burg, se është brenda parkut kombëtar,” u ankua Byberi, ndërsa këmbëngul se impianti i mëparshëm nuk ndodhej brenda parkut.

Në kërkim të një destinacioni të ri për biznesin e tij, Byberit nuk iu desh të shikonte larg.

Më 14 janar 2022, kompania “Byberi” i kërkoi Bashkisë së Tropojës marrjen në përdorim të një ngastre prej 4700 m2 fond pyjor në fshatin Geghysen për të instaluar një impiant të lëvizshëm të prodhimit të inerteve, betonit dhe asfaltit në gjurmët e gurores së vjetër që kishte shërbyer për ndërtimin e Fierzës.

Dy javë më vonë, më 28 janar, Këshilli Bashkiak i Tropojës dha pëlqimin për dhënien me qira të kësaj sipërfaqeje toke në favor të kompanisë “Byberi”, pavarësisht kundërshtimit të banorëve.

Vendimi i Këshillit Bashkiak i mundësoi kompanisë “Byberi” që të siguronte një leje mjedisore të tipit B më 24 qershor nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Por leja mjedisore u pezullua në fillim të korrikut, pasi një peticion i firmosur nga kryepleqtë e fshatrave Geghysen, Dushaj, Raje dhe T’pla mbërriti në ministri.

Vendimi i pezullimit që BIRN e siguroi përmes një kërkese për të drejtë informimi tregon se dy institucionet që kishin dhënë lejen mjedisore iu rikthyen verifikimit dhe zbuluan se kompania “Byberi” nuk kishte zbatur detyrimin ligjor për të kërkuar heqjen e sipërfaqes së marrë me qira nga fondi pyjor dhe kullosor.

Për më tepër, një inspektim në terren zbuloi se kompania kishte filluar aktivitetin për përgatitjen e sheshit dhe instalimin e pajisjeve, ndonëse nuk i lejohej.

Kryeplaku Kola i tha BIRN se i gjithë procesi ishte miratuar në fshehtësi dhe protesta e mbi 300 banorëve përpara Këshillit Bashkiak të Tropojës kishte rënë në vesh të shurdhër. Ai pretendoi gjithashtu se dëgjesat publike me banorët e zonës ishin manipuluar.

“Unë si kryeplak kam të drejtë të jem në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, por atë ditë [më 28 janar] na urdhëruan të dalnim jashtë. Sigurisht që ne nuk pranuam,” kujton Kola, i cili ishte dëshmitar i miratimit të vendimit.

“Jemi 300 shtëpi që na rrënohet jeta po të vihet ajo fabrikë në punë,” shtoi ai.

Byberi i tha BIRN se po ndëshkohet padrejtësisht dhe se ka paditur Ministrinë e Mjedisit në gjykatë për urdhrin e pezullimit. Ai shtoi gjithashtu se i ka përmbushur detyrimet e tij ligjore dhe se detyrimi për heqjen e sipërfaqes nga fondi pyjor i takon bashkisë dhe jo kompanisë së tij.

“M’u ka shkel e drejta me të dy këmbët.. Kam çuar kërkesa pranë ministrisë së Mjedisit, Avokatit të Popullit, do ta ndjek deri në Strasburg,” tha Byberi, ndërsa pretendoi se kjo situatë i kishte shkaktuar qindramijë euro dëme.

Kosheret e bletëve të Bashkim Dushajt. Foto: Esmeralda Keta,
Kosheret e bletëve të Bashkim Dushajt. Foto: Esmeralda Keta,

Fshati i thellë Geghysen në luginën e Fierzës ndahet më dysh mes myslimanëve dhe katolikëve, por të dy komunitetet i kanë varur shpresat te turizmi, që sapo ka filluar t’i japë frymë kësaj zone.

Zona konsiderohet tashmë si “Porta e Alpeve” për shkak të trageteve që shkojnë nga Komani në Fierzë dhe qindra turistë që kalojnë aty në rrugëtimin e tyre drejt maleve.

Hapja e bujtinës “Adora” ka ndikuar gjithashtu në gjallërimin e zonës edhe përmes blerjes së produkteve nga banorët. Një hap larg nga gurorja, pronari Paulo Gjoka thotë se ngritja e impiantit e dënon biznesin e tij me vdekje.

“Është jashtë çdo logjike që pranë meje që jam licencuar për agroturizëm, t’i jepet leja edhe një guroreje dhe një impianti të tillë. A kanë ekspertë këto institucione?  Imagjinoni gjithë atë re tymi që do të prodhojë dhe unë jam 400 metra larg,” tha Gjoka, ndërsa shtoi se bujtina e tij frekuentohet për ajrin e pastër.

Gjoka shtoi gjithashtu se banorët janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund betejës për ndalimin e impiantit, qoftë edhe me koston e konfliktit fizik.

“Do të ketë përplasje fizike, është e palejueshme të ndodhë kjo. Ne nuk do ta lejojmë një gjë të tillë,” shtoi ai.

Bashkim Dushaj merret prej 30 vitesh me bletari, por vetëm vitet e fundit ka filluar t’i ecë mbarë puna. Zona është e njohur për pyjet e gështenjës, që sipas Dushajt prodhojnë mjaltin më të kërkuar në vend. Burri shprehet i vendosur për të mos e lejuar guroren që “t’ua nxijë sërish jetën”.

“Bleta ime vdes menjëherë,” tha Dushaj, duke parashikuar se bleta nuk mund të bashkëjetojë me ndotjen që shkakton fabrika e asfaltit. “Ne jemi luginë e ndotja qëndron pezull, nuk largohet. E kemi provuar edhe kur ka qenë gurorja hapur dhe na ka ngordhur gjithë bleta,” shtoi ai.

Sipas ekspertit mjedisor, Arion Sauku, projekti i impiantit mbart edhe rreziqe të tjera, për shkak të distancës së vogël nga ujësjellësi i zonës, shkolla e fshatit dhe shtëpitë e banorëve.

“Ka impakt të drejtëpërdrejtë, sepse të gjitha shpërthimet, gjithë llumrat apo pluhurat përfundojnë në trupat ujorë, duke e kontaminuar atë dhe të gjithë zonën përreth,” tha Sauku.

Jani Kola i ka ende të freskëta kujtimet kur gurorja ishte ende në punë; ai thotë se jetuan për vite me radhë mes pushtetit të minave dhe reve të pluhurit, që zhdukën çdo gjë të pastër në zonë.

“Ka vuajt boll ky komunitet nga Fierza,” thotë Kola, ndërsa shton se “është vend që ka hangër jetë dhe nuk na ka lanë me jetu për shkak të pluhurit të madh”.

Ndërsa Arben Kola, një guidë që prej vitesh shoqëron turistë nga e gjithë bota, nuk e fsheh zhgënjimin nga projekte të tilla, që sipas tij kanë zaptuar të gjithë Alpet.

“Ndoshta do të vazhdojë edhe pak të vijnë turistë… por ata vijnë në Shqipëri pikërisht për natyrën e paprekur dhe një stil ndërtimi shumë minimalist,” tha Kola.

“Fierza sapo kishte filluar të zbulohej si destinacion i ri, por nëse ndodh që të instalohet kjo fabrikë, atëherë edhe kjo zonë do të vdesë,” përfundoi ai.

Marrë nga Reporter.al

lugina e fierzes jani kola

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin