LIVE UPDATES
Aktualitet

Mafia shqiptare në shënjestër/ Policia ekuadoriane shkatërron rrjetin e kokainës, arrestohen 26 persona dhe konfiskohen 300 kg drogë

Autoritetet vlerësojnë se droga e sekuestruar përfaqëson një humbje ekonomike prej më shumë se 68 milionë dollarësh për organizatat kriminale.

12 March 2026, 20:48 Nga E.d
Mafia shqiptare në shënjestër/ Policia ekuadoriane
Foto ilustruse

EKUADOR- Policia ekuadoriane ka arrestuar 26 persona të cilët i përkisnin grupit të Los Lagartos. Ky grup kriminal kishte lidhje me mafien shqiptare. Në lidhje me këtë, policia ekuadoriane ka kryer 20 kontrolle në provincat Guayas, Los Rios, Manabi dhe Chimborazo.

Këto ndërhyrje çuan në arrestimin e 26 personave, sekuestrimin e rreth 300 kilogramëve drogë dhe konfiskimin e pesë automjeteve luksoze. Autoritetet vlerësojnë se droga e sekuestruar përfaqëson një humbje ekonomike prej më shumë se 68 milionë dollarësh për organizatat kriminale.

Mediat ekuadoriane shkruajnë se struktura kriminale operonte përgjatë gjithë zinxhirit logjistik të transportit të mallrave, duke rekrutuar persona të lidhur me portet, sigurinë private dhe transportuesit, për të lehtësuar nxjerrjen e drogës jashtë vendit.

Autoritetet theksuan se gjatë hetimit u përdorën edhe operacione të kontrolluara, për të ndjekur gjurmët e drogës dhe për të arritur shkatërrimin e plotë të strukturës kriminale, si në Ekuador ashtu edhe jashtë vendit.

Artikulli i plotë nga ECUAVISA

Mëngjesin e kësaj të enjteje, 12 mars, u konfirmua arrestimi i 26 personave në kuadër të operacionit ‘Bremen’. Sipas deklaratave të ministrit të Brendshëm, John Reimberg, operacioni bëri të mundur shkatërrimin e një strukture kriminale të lidhur me trafikun e drogës, e cila kishte lidhje me mafien shqiptare dhe grupin e krimit të organizuar Los Lagartos, pas një hetimi që zgjati 20 muaj dhe përfshiu operacione në disa provinca të vendit.

Sipas ministrit, ky operacion përfaqëson një goditje ndaj ekonomive kriminale të mafies shqiptare dhe krahut të saj operativ në Ekuador, Los Lagartos.

Në kuadër të operacionit u kryen 20 kontrolle (bastisje) në provincat Guayas, Los Ríos, Manabí dhe Chimborazo. Këto ndërhyrje çuan në arrestimin e 26 personave, sekuestrimin e rreth 300 kilogramëve drogë dhe konfiskimin e pesë automjeteve luksoze.

Sipas ministrit të Brendshëm, hetimi nisi pas zbulimit të 1.1 ton drogë në vitin 2024, e fshehur në material aurifer (material me përmbajtje ari). Ky rast u bë publik kur autoritetet zbuluan ngarkesën e kontaminuar. Pas këtij zbulimi, hetimi u thellua dhe çoi gjithashtu në sekuestrimin e rreth 2.5 tonëve të tjerë drogë.

Ministri njoftoi se operacioni pati pjesëmarrjen e organizmave ndërkombëtarë, ndër të cilët edhe Royal Canadian Mounted Police, agjentët e së cilës bashkëpunuan në territorin e Ekuadorit për të identifikuar anëtarët e rrjetit kriminal dhe për të koordinuar veprime edhe jashtë vendit.

Sipas autoriteteve, ndërkohë që në Ekuador po kryheshin bastisjet, operacione të njëkohshme u zhvilluan edhe në vende të tjera, për të arrestuar personat që prisnin drogën jashtë vendit.

Autoritetet vlerësojnë se droga e sekuestruar përfaqëson një humbje ekonomike prej më shumë se 68 milionë dollarësh për organizatat kriminale.

Banda kontaminonte kontejnerët

Sipas hetimeve, struktura kriminale operonte përgjatë gjithë zinxhirit logjistik të transportit të mallrave, duke rekrutuar persona të lidhur me portet, sigurinë private dhe transportuesit, për të lehtësuar nxjerrjen e drogës jashtë vendit.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se ngarkesat e paligjshme fshiheshin në kontejnerë që transportonin material aurifer dhe banane. Në disa raste droga vendosej para hyrjes së kontejnerëve në port, ndërsa në raste të tjera kontaminohej ngarkesa ose struktura e brendshme e kontejnerëve gjatë transportit.

U identifikua se rrugët e përdorura për transportimin e drogës kalonin nëpër disa provinca, gjë që shpjegon praninë e të arrestuarve në Chimborazo, ku një pjesë e organizatës merrej me transportin dhe logjistikën e lëvizjes së drogës.

Autoritetet theksuan se gjatë hetimit u përdorën edhe operacione të kontrolluara, për të ndjekur gjurmët e drogës dhe për të arritur shkatërrimin e plotë të strukturës kriminale, si në Ekuador ashtu edhe jashtë vendit./Dosja.al

mafia shqiptare policia ekuador

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin