LIVE UPDATES
Bota

Marine Le Pen apo Jordan Bardella? DW: Qeveria gjermane duhet të mësohet me idenë se e djathta ekstreme mund të vijë në pushtet në Francë

Nëse jo, ajo mund të shpallë kandidaturën e saj. Do të ishte përpjekja e saj e katërt, pas zgjedhjeve presidenciale të viteve 2012, 2017 dhe 2022. Në dy të fundit, ajo humbi në raundin e dytë ndaj Presidentit aktual, Emmanuel Macron , i cili, megjithatë, nuk mund të kandidojë sërish pasi ka shërbyer dy mandate.

7 July 2026, 09:31 Nga E. D

Marine Le Pen apo Jordan Bardella? DW: Qeveria gjermane duhet të

FRANCË- Të martën, më 7 korrik, do të jepet verdikti në çështjen e apelit kundër Marine Le Pen-it. Ajo është lidere e Rassemblement National (RN) në Asamblenë Kombëtare të Francës . Kjo parti konsiderohet populiste e djathtë ose e ekstremit të djathtë. Nëse gjykata edhe një herë e pengon Le Penin të kandidojë për zgjedhjet për shkak të keqpërdorimit të fondeve të BE, ajo do të përjashtohet nga zgjedhjet presidenciale në prill 2027.

Nëse jo, ajo mund të shpallë kandidaturën e saj. Do të ishte përpjekja e saj e katërt, pas zgjedhjeve presidenciale të viteve 2012, 2017 dhe 2022. Në dy të fundit, ajo humbi në raundin e dytë ndaj Presidentit aktual, Emmanuel Macron , i cili, megjithatë, nuk mund të kandidojë sërish pasi ka shërbyer dy mandate.

Megjithatë, nëse gjykata vazhdon ta përjashtojë Marine Le Pen-in nga zgjedhjet, ka të ngjarë që Jordan Bardella , lideri 30-vjeçar i RN-së dhe biri politik i Marine Le Pen, të hyjë në garë.

Një fitore e RN-së nuk ka qenë kurrë kaq e afërt

Pavarësisht se cili prej tyre kandidon, sondazhet duken premtuese për partinë. Sipas tyre, si Le Pen-i ashtu edhe Bardella do të fitonin raundin e parë në prill me një avantazh të rehatshëm ndaj kandidatit të radhës, me shifra që variojnë midis 32 për qind dhe 38 për qind. Rivali kryesor është ish-kryeministri Edouard Philippe, i partisë së qendrës së djathtë Horizons.

Nëse ai përballet me Bardella-n ose Le Pen-in në raundin e dytë, suksesi i tij do të varet nga nëse ai do të jetë në gjendje të mobilizojë votuesit e qendrës dhe të majtë për të parandaluar një fitore të RN-së.

Kështu ka ndodhur në disa zgjedhje presidenciale dhe parlamentare,  ashtu si në Gjermani ku partitë e tjera shpesh formojnë aleanca kundër AfD-së, e cila, në disa aspekte, është e ekstremit të djathtë. "Por kjo dinamikë është dobësuar ndjeshëm në vitet e fundit," i thotë DW-së Jacob Ross, ekspert për Francën në Shoqatën Gjermane për Politikë të Jashtme. "Mundësia (që RN të fitojë gjithashtu raundin e dytë) është më e madhe se kurrë – kjo është e sigurt."

RN nuk dëshiron të ketë të bëjë me AfD-në

Ngjitja e Rassemblement National (Tubimit Kombëtar) është bërë e mundur nga një strategji afatgjatë që Marine Le Pen e ka quajtur "antidemonizim": distancimi nga antisemitizmi dhe racizmi i hapur që karakterizonte babanë e saj, Jean-Marie Le Pen, dhe adoptimi i një kursi më të moderuar dhe të qeverisshëm që është i pranueshëm për elektoratin e qendrës së djathtë.

Sa më e mundshme që duket një fitore zgjedhore në vitin 2027, aq më shumë RN distancon veten nga partitë e ekstremit të djathtë jashtë vendit dhe kërkon, në vend të kësaj, të krijojë lidhje me partitë e qendrës së djathtë.

Dhe këtu hyn në lojë Gjermania. Si Le Pen-i ashtu edhe Bardella janë distancuar qartë nga AfD, duke e konsideruar atë tepër ekstremiste, madje duke shkuar deri aty sa ta përjashtojnë nga grupi i tyre i përbashkët parlamentar në Parlamentin Evropian. Megjithatë, të dyja partitë ndajnë një agjendë të ngjashme, veçanërisht në lidhje me luftën kundër imigracionit dhe skepticizmin e tyre ndaj BE-së.

Lavdërime për kancelarin Merz për politikat klimatike dhe të imigracionit

Për më tepër, në fillim të vitit, Jordan Bardella u takua me ambasadorin gjerman në Paris, Stephan Steinlein, për bisedime. Dhe në maj, në një intervistë për 'Frankfurter Allgemeine Zeitung', Bardella lavdëroi haptazi Kancelarin Friedrich Merz të partisë CDU dhe foli për 'bazë të përbashkët ideologjike' me të.

Ndër këto, ai përmendi kritikat ndaj programit të mbrojtjes së klimës së BE-së, Marrëveshjes së Gjelbër (Green Deal), dhe menaxhimin e "rrjedhave të migracionit", megjithatë Bardella mirëpriti rivendosjen e kontrolleve në kufijtë e Gjermanisë.

Kjo ishte diçka e re. Në të kaluarën, politikanët e RN-së, ashtu si e majta ekstreme në Francë, kishin adoptuar vazhdimisht një ton kritik apo madje armiqësor ndaj Gjermanisë.

"Shumë shpesh, në të dyja skajet e spektrit politik, pikturohet ky imazh i një Gjermanie dominuese," thotë Jacob Ross, "e cila tërheq fijet në Bruksel dhe përmes Komisionit Evropian, dhe e cila dobëson pozicionin e Francës përmes legjislacionit dhe masave administrative."

Me komentet e tij, Bardella donte të dërgonte një mesazh për politikën federale dhe, mbi të gjitha, për partitë e Unionit, CDU-në dhe CSU-në: "Ne nuk jemi kështu. Kur të marrim përgjegjësi qeveritare, ne do të distancohemi nga retorika e kësaj fushate zgjedhore dhe do të jemi partnerë pragmatikë."

Një fitore e RN do të sillte mosmarrëveshje me Gjermaninë

Zyra kancelarore mbeti e heshtur përballë deklaratave të Bardellas. Merz, i cili thekson qendrën politike dhe vlerën e integrimit evropian, qartë nuk i jep rëndësi lavdërimeve të një politikani francez të ekstremit të djathtë.

Megjithatë, Kancelari gjerman do të duhet të marrë në konsideratë, i pëlqen apo jo, se si ka ndërmend të përballet me një president të mundshëm të ardhshëm, Jordan Bardella, ose me një presidente, Marine Le Pen.

Jacob Ross parashikon mosmarrëveshje në këtë skenar, si në nivel dypalësh ashtu edhe brenda BE. "Do të ketë një potencial të konsiderueshëm për konflikt  mbi çështje politike." Për shembull, në fushën e politikës energjetike, nëse Franca — e cila, ndryshe ngaGjermania, është plotësisht e përkushtuar  ndaj energjisë bërthamore — tërhiqet nga tregu evropian i energjisë elektrike.

E njëjta gjë do të vlejë nëse Franca, ashtu siç kanë njoftuar Bardella dhe Le Pen, do të reduktonte në mënyrë drastike kontributet në BE. Pyetja atëherë do të ishte, sipas Ross: a do të duhej Gjermania të paguante edhe më shumë?

Meloni si model?

Megjithatë, eksperti i Francës nuk parashikon fundin e bashkëpunimit franko-gjerman.

Mund të ndodhë e njëjta gjë si me kryeministren italiane të djathtë, Giorgia Meloni. "Në fakt, para fitores së saj në zgjedhje në 2021, shtypi evropian pretendonte se fashizmi po trokiste në derën e Italisë, dhe Meloni më pas u bë relativisht shpejt një partnere, si në nivel evropian ashtu edhe bilateral, të cilën Friedrich Merz e përshkruan si një partnere strategjike."

"Sigurisht, do të ketë një humbje të caktuar besimi dhe shumë fërkime," përmbledh Ross, "por nuk do të mjaftojë për të rrëzuar gjithçka nëse, në fakt, fiton një kandidat i RN."/DW

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin