LIVE UPDATES
Aktualitet

Marrëveshja Shqipëri-Spanjë, Nano: 7 shqiptarë pritet të ekstradohen. Zyrtarët: Vijojmë operacionet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë spanjolle, po ashtu dhe angazhimin e Policisë shqiptare, për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga Spanja. 

18 May 2022, 15:02 Nga DOSJA
Marrëveshja Shqipëri-Spanjë, Nano: 7 shqiptarë pritet
Gledis Nano dhe zyrtarët spanjollë

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pritur sot në një takim zyrtarë të Policisë së Spanjës pas nënshkrimit të marrëveshjes për ekstradim mes dy vendeve.  Në fokus në konferencës ishte zbatimi i detyrimeve që parashikon marrëveshja e ekstradimit, në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese të Spanjës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë spanjolle, po ashtu dhe angazhimin e Policisë shqiptare, për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga Spanja. 

 “I nderuar z. Bellido, atashe i Ministrisë së Brendshme spanjolle, I nderuar z. Fernandez, drejtues i FAST Spanjës,  I nderuar z. Caamaño, oficer ndërmjetës i autoriteteve spanjolle në Shqipëri,  Jemi këtu sot, së bashku me partnerët e Policisë së Mbretërisë së Spanjës, për të informuar qytetarët e të dy vendeve tona, ata të BE-së dhe më gjerë, se bashkëpunimi ndërmjet policive dhe agjencive ligjzbatuese po vijon të thellohet dhe po shkon në drejtimin e duhur, ku gjithsecili dëshiron t’i shohë mbrojtësit e ligjit dhe të sigurisë së jetës dhe pronës së tyre. Për çdo drejtues, të cilitdo niveli shtetëror, ruajtja dhe forcimi i miqësive të trashëguara nga e kaluara e përbashkët e popujve, duke mos e parë vetëm në sfondin historik, por edhe në atë aktual, mbetet një ndër kolonat më të rëndësishme të shndërrimit të tyre në aleanca të qëndrueshme në dobi dhe në interes të sigurisë së shoqërive që ne përfaqësojmë. Në politikat e saj prioritare, Shqipëria është e angazhuar me krejt kapacitetet e saj njerëzore, logjistike dhe ligjore dhe po punon për rritjen e parametrave të sigurisë në vend, një kontribut i cili zë vend dhe reflektohet edhe në sigurinë e vendeve te BE-së e më gjerë. Rritja e rolit dhe e përmasës operacionale të Policisë së Shtetit dhe të agjencive ligjzbatuese në vend u vu re në operacionet e drejtuara dhe të koordinuara nga partnerët apo strukturat homologe ndërkombëtare, vijon të tregojë vendosmërinë dhe profesionalizmin e këtyre strukturave dhe seriozitetin e Shqipërisë, për të punuar dhe për t’u bashkërenduar ngushtësisht, me të gjithë aktorët e zbatimit të ligjit, si brenda dhe jashtë vendit. Këtij qëllimi i shërben edhe nënshkrimi i marrëveshjes së ekstradimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, e cila hyri në fuqi më 16 mars të vitit 2022. Vlen të përmendim faktin se Policia e Shtetit ka bërë një punë paraprake për evidentimin dhe verifikimin e të gjithë personave të kërkuar nga autoritetet spanjolle dhe me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, në koordinim të ngushtë me autoritetet spanjolle të zbatimit të ligjit, veçanërisht me strukturat e INTERPOL-it dhe FAST-it të të dy vendeve, ka filluar operacioni dhe deri tani janë arrestuar 7 shtetas shqiptarë, për veprat penale: “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Organizata kriminale”, “Falsifikimi i  dokumenteve” dhe “Shkelja e ligjit për drogat”. Këta shtetas vijojnë të jenë në procedura gjyqësore, me qëllim ekstradimin e tyre drejt Spanjës. Po në kuadër të këtij bashkëpunimi, gjatë vitit 2021 janë realizuar operacionet e suksesshme: “DOBRA”, “NOMADA” dhe “SHPIRTI”. Po ashtu, të suksesshme ishin dhe operacionet e zhvilluara më parë si: operacioni “VAZHDIMI” dhe Mega Operacioni “ONE IF-BY LAND”, rezultatet e të cilëve i kemi bërë të ditura në komunikimet e mëparshme. Këto operacione dhe hetime kanë qenë të fokusuara kundër grupeve kriminale të prodhimit dhe trafikimit të narkotikëve, kontrabandimit të emigrantëve, pastrimit të parave, vjedhjeve të banesave etj. Në kuadër të këtyre operacioneve janë sekuestruar sasi të konsiderueshme bimësh e lëndësh narkotike, armë zjarri, para cash dhe automjete. Në Shqipëri janë sekuestruar edhe pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe janë bllokuar aktivitete tregtare. Me autoritetet spanjolle të emigracionit kemi pasur gjithashtu një bashkëpunim shumë të mirë. Kjo është reflektuar edhe në bashkëpunimin e vazhdueshëm për kthimin e shtetasve shqiptarë, që gjenden, me qëndrim të parregullt, në territorin spanjoll. Autoritetet spanjolle dhe Policia e Shtetit shqiptar kryejnë fluturime të përbashkëta riatdhesimi, të koordinuara nga FRONTEX. Autoritetet spanjolle janë angazhuar edhe me ofrimin e asistencës teknike për Policinë e Shtetit përmes organizimit të trajnimeve dhe seminareve, si dhe koordinimin e zbatimin e projekteve të ndryshme. Bashkëpunimi me partnerët, nënshkrimi dhe zbatimi i detyrimeve të ndërsjella që parashikojnë marrëveshje të tilla, ndikojnë në parandalimin e krimit dhe përbëjnë një akt të domosdoshëm për të rritur terrenin e veprimit, duke bërë që Shqipëria të mos kthehet kurrsesi në oaz të lakmuar për shtetasit që janë në konflikt me ligjin dhe parimet e një shoqërie të lirë. Gjithashtu, këto marrëveshje ekstradimi bëjnë të mundur dhe janë një faktor ndihmues në vënien në vend të drejtësisë, pavarësisht vendit se ku  janë të përqendruara fenomenet që duhen goditur e neutralizuar nëpërmjet operacioneve policore. Veprimet e ndërthurura policore që do të pasojnë dhe do të kenë si objektiv kapjen e çdo shtetasi të kërkuar nga drejtësia spanjolle dhe nga ato vende me të cilat Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi, tanimë janë kthyer në një ndër prioritetet kryesore të punës së Policisë shqiptare. Në këtë historik të konsoliduar të marrëdhënieve të ndërtuara midis Policisë së Shtetit me partnerët e saj të zbatimit të ligjit, mund të themi se ato tashmë janë thelbësore dhe parësore, si në mënyrë reaktive ashtu edhe në mënyrë proaktive dhe në këtë kuadër është domosdoshmëri forcimi i këtyre partneriteteve, me fokus krijimin e një klime të favorshme dhe të qëndrueshme bashkëpunimi, me rezultate dhe pritshmëri optimale për çështje me interes të përbashkët, në dobi të shtetasve, që në epiqendër të veprimtarisë së tyre kanë respektimin e ligjit dhe në planin tjetër, një realitet ndëshkues dhe shumë më të pafavorshëm për shkelësit e ligjit. Nisur nga këto zhvillime, kam përgjegjësinë t’ju deklaroj se Policia e Shtetit është e vendosur të bashkëpunojnë dhe të rrisë frymën e partneritetit me policitë e vendeve të Bashkimit Evropian e më gjerë, si edhe me agjencitë ligjzbatuese, në fushat që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit. Dhe kjo për të siguruar bashkëpunimin më të fortë të mundshëm ndërkombëtar për sigurinë dhe së bashku të shndërrohemi në një armatë shumëngjyrëshe kundër krimit dhe terrorizmit, kudo ku ato zhvillojnë veprimtarinë e tyre. Më lejoni ta mbyll fjalën time me një thënie të shkrimtarit të shquar spanjoll, por që i përket gjithë botës, Miguel Servantes, e cili thotë se: “Veprat e mira na fisnikërojnë, dhe ne jemi bij të veprave tona!” Janë shumë arsye që më shtyjnë drejt këtij personaliteti të madh të fjalës dhe të mendimit botëror, i cili ndërlidh më së miri dy kulturat tona, atë shqiptare dhe atë spanjolle. Faleminderit!”- tha Nano.

Juan Pablo Iglesias Bellido, atashe i Ministrisë së Brendshme spanjolle tha se me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së ekstradimit që lejon ekstradimin reciprok të shtetasve, plotësuese me Marrëveshjen Evropiane të Ekstradimit të vitit 1957, Shqipëria dhe Spanja bëjnë një hap të madh përpara në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

“I nderuar Drejtor i Përgjithshëm, të dashur kolegë. Sot është një ditë shumë e rëndësishme për marrëdhëniet mes Spanjës dhe Shqipërisë.  Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së ekstradimit që lejon ekstradimin reciprok të shtetasve, plotësuese me Marrëveshjen Evropiane të Ekstradimit të vitit 1957, Shqipëria dhe Spanja bëjnë një hap të madh përpara në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Shqipëria tregon vendosmërinë e saj absolute për të mos qenë strehë për kriminelët, gjë që konsiderohet nga komuniteti ndërkombëtar si një shenjë e padiskutueshme e përpjekjes së saj të vazhdueshme për të avancuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në shtetin e së drejtës. Me këtë operacion për gjurmimin e të arratisurve të kërkuar nga autoritetet gjyqësore spanjolle, Policia e Shtetit shqiptar dhe Policia Kombëtare përforcojnë kanalet e tyre, tashmë të rrjedhshme të bashkëpunimit policor dhe strategjisë së bashkëpunimit të ndërsjellë, e cila pa dyshim duhet të merret në konsideratë si një shenjë uniteti mes dy kombeve tona. Nga Ministria e Brendshme e Spanjës duam të falënderojmë dhe t’i shprehim mirënjohjen kolegëve dhe miqve tanë shqiptarë, për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe predispozitën e mirë. Jemi të sigurt se ky bashkëpunim do të rritet më tej në të ardhmen e afërt,”- tha Bellido.

Dario Varela Fernandez, drejtues i FAST Spanjës tha se disa ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së përmendur me Shqipërinë, Seksioni i të Arratisurve të Policisë Kombëtare Spanjolle ka nisur një shkëmbim intensiv informacioni operacional me autoritetet shqiptare.

“I nderuar Drejtor i Përgjithshëm, të nderuar kolegë. Disa ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së përmendur me Shqipërinë, Seksioni i të Arratisurve të Policisë Kombëtare Spanjolle ka nisur një shkëmbim intensiv informacioni operacional me autoritetet shqiptare, me qëllim gjetjen e të arratisurve të pretenduar nga Spanja, me një vendndodhje të mundshme në Shqipëri. Hetimet janë kryer me mbështetjen e çmuar të Zyrës së Atasheut të Brendshëm dhe janë kanalizuar përmes Rrjetit Evropian të Personave të Arratisur (ENFAST Netëork), anëtare e të cilit është Shqipëria dhe Presidencën e së cilës e mban Spanja, deri në fund të vitit 2023. Sapo filloi bashkëpunimi, në vetëm 48 orë, ekipi i Personave të Arratisur shqiptarë ka arrestuar gjithsej 7 persona në Shqipëri të kërkuar nga Spanja për krime të rënda si përkatësi në një organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar droge në kuadër të organizatave kriminale ose sulme në shtëpi. Një pjesë e këtyre personave strehoheshin me identitete të rreme, në Shqipëri. Nga Policia Kombëtare duam të falënderojmë punën e autoriteteve shqiptare dhe të theksojmë se veprimet e sipërpërmendura janë vetëm fillimi i punës së përbashkët në të ardhmen mes vendeve tona kundër krimit të organizuar dhe kundër atyre që përpiqen t'i shmangen drejtësisë,”- tha Fernandez.

(F.M/DOSJA.AL)

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin