"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Masakra e katërfishtë në Dobraç/ Forcat Speciale aksion në Shkodër
Dosja.al, mëson ekskluzivisht se aksioni po bëhet për vrasjen e katërfishtë të ndodhur disa javë më parë në Dobraç, ku mbeti i ekzekutuar Hamza Lici, Arlind Bushati dhe dy qytetarë kalimtar të rastit.
25 November 2024, 12:28Nga I.A
Arlind Bushati dhe Hamza Lici
SHKODËR- Forcat Speciale kanë nisur një aksion ditën e sotme në Shkodër. Dosja.al, mëson ekskluzivisht se aksioni po bëhet për vrasjen e katërfishtë të ndodhur disa javë më parë në Dobraç, ku mbeti i ekzekutuar Hamza Lici, Arlind Bushati dhe dy qytetarë kalimtar të rastit. Dyshohet se Forcat Speciale po kërkojnë për autorët e dyshuar të vrasjes.
Ngjarja ndodhi disa javë më parë në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital, Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha. Në makinën e viktimave shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.