LIVE UPDATES
Aktualitet

Masakra me fondet e shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë i jep 8.5 milionë euro “Rejsi Farma” pa garë! Tender i paracaktuar

Ministria e Shëndetësisë  në fund të vitit 2024 ka realizuar 15 tendera me vlerë 9,3 milionë euro për blerjen e medikamenteve dhe në  4 prej tyre fituese është shpallur e njëjta kompani, Rejsi Farma, e cila është shpallur fituese pa garë. Kjo procedurë  është  publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik në 2 dhjetor të 2024  dhe mban datën e mbylljes 6 janar 2025.

13 February 2025, 21:53 Nga B.Z
Masakra me fondet e shëndetësisë, Ministria e
Urgjenca

TIRANË - Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe kompania farmaceutike Rejsi Farma në fund të vitit të kaluar duket se janë përfshirë në një procedurë prokurimi publik, për të cilin ka dyshime të forta për fitues të paracaktuar. Nga buxheti i shtetit janë hedhur 8.5 milionë euro për vetëm 4 medikamente që u shërbejnë një numri shumë të vogël pacientësh.

Ndërkohë që çdo ditë pacientët e shtruar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, përballen me mungesën e medikamenteve bazike dhe janë të detyruar që të dalin në farmacitë jashtë spitalit për të blerë qoftë dhe 1 termometër apo ventolinë për aerosol, Ministria e Shëndetësisë bën një tender të dyshimtë.

Ministria e Shëndetësisë  në fund të vitit 2024 ka realizuar 15 tendera me vlerë 9,3 milionë euro për blerjen e medikamenteve dhe në  4 prej tyre fituese është shpallur e njëjta kompani, Rejsi Farma, e cila është shpallur fituese pa garë. Kjo procedurë  është  publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik në 2 dhjetor të 2024  dhe mban datën e mbylljes 6 janar 2025. Objekti saj ishte blerja  e barna spitalore për trajtimin e sëmundjeve tumorale të linjë së dytë, sëmundje gjenetike, sëmundje të gjakut, etj.

Ky tender ishte i ndarë në 15 lote  dhe fituesit janë bërë publik në 10 shkurt 2025. Buxheti i vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë për blerjen e këtyre  barnave me rëndësi të veçantë terapeutike dhe inovatore, sipas ministrisë, ishte 9,3 milionë euro pa TVSH.

Por zërat me vlerën më të lartë ishin të përqendruar vetëm në 4 lote, lotin nr 5, 6 ,7 dhe 8, të cilat në total kapin vlerën e 8,5 milionë eurove pa TVSH vetëm për blerjen e 4 medikamenteve, të cilat do t’u shërbejnë një numri shumë të vogël pacientësh.

Procedura për këto lote është me flamur të kuq. Pra të 4 lotet mbajnë flamurin e kuq, që do të thotë se prokurimi është zhvilluar me një konkurrent të vetëm.

Konkurrenti i vetëm që mori pjesë në këtë garë të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë dhe që fitoi mbi 90% të buxhetit që kjo ministri vuri në dispozicion të Qendrës Spitalore Universitare për të mbuluar nevojat e saj me medikamente, i mori kompania Rejsi Farma.  Kjo kompani do të furnizojë QSUT për një periudhë 2 vjeçare. Këto 4 lote të fituara nga Rejsi Farma pa konkurrentë të tjerë, ishin 8,5 milionë euro. Për 11 lotet e tjera buxheti i vënë në dispozicion nga ministria për blerjen e medikamenteve që kanë nevojë pavionet e QSUT-së është rreth 800 mijë euro pa TVSH.

Por çfarë barnash janë, përse janë kaq të shtrenjta dhe sa pacientë do të përfitojnë nga ky tender i zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë?

Ministria justifikohet duke thënë se numri i pacientëve që përfitojnë kurim nga ky tender i referohet kërkesës dhe argumentimit nga shërbimet përkatëse pranë qendrave spitalore.

Ministria thotë se kjo është një marrëveshje kuadër, pra një marrëveshje midis një autoriteti dhe një ose më shumë operatorëve ekonomikë, por në rastin e tenderimit të këtyre 4 loteve, konkurrenti i vetëm, ka qenë vetëm Rejsi Farma, e cila në të gjitha rastet ka ofruar rreth 98% të fondit limit.

Po a kishte alternativa më pak të kushtueshme për këto medikamente?

Loti i 5 për barin Ixazomib, është tenderuar më një fond prej prej 5.7 milionë euro ose 563 milionë e 536 mijë lekë. Është me flamur të kuq dhe fondi limit ka qenë 563 milionë e 536 mijë lekë. E vetme në këtë tender ka qenë  Rejsi Farma e cila u shpall fituese me ofertën e saj prej 557 milionë e 707 mijë lekë ,pra 99% e vlerës limit. Ky medikament do t’u shërbejë vetëm 50 pacientëve

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky bar, Ixazomib 2.3 mg është kërkuar nga shërbimi i Hematologjisë dhe konfirmuar nga drejtoria e QSUNT, për trajtimin e hemopative malinje. Është medikament i linjës së dytë, pra terapi që përdoret në rastet kur terapia e linjës së parë nuk ka funksionuar.

Përdoret në trajtimin e mielomës së shumëfishtë, një lloj kanceri i gjakut. Pra, ky bar është i nevojshëm për pacientët të cilëve iu dështon linja e parë e trajtimit ose kanë rikthim të sëmundjes.

Ministria pranon se qendrat spitalore disponojnë një medikament që mund të përdoret për trajtimin e të dy linjave të sëmundjes. Por ka marrë masa për pacientët të cilët nuk kanë pasur përmirësim nga terapia aktuale ose që kanë pësuar rikthim të sëmundjes. Ky medikament që i kushton buxhetit të shtetit 557 milionë lekë mund të mbulojë nevojat për rreth 50 pacientë në vit.

Loti 6 u tenderua blerja e medikamentit Risdiplam. Edhe ky lot është me flamur të kuq, fituar përsëri nga Rejsi Farma si konkurrent i vetëm. Fondi limit ishte 38 milionë e 863 mijë lekë, Rejsi Farma ofroi 38 milionë e 797 mijë lekë ,pra pothuajse sa fondi limit.

Ky medikament përdoret tek pacientët që vuajnë nga atrofia muskulare dhe sipas ministrisë 2 pacientë e kanë të domosdoshëm këtë trajtim.

Loti 8 medikamenti Lanadelumab, i cili u tenderua  me një fond prej afro 1 milionë euro ose 106 milionë e 153 mijë lekë pa TVSH. U  fitua përsëri nga Rejsi Farma me një ofertë të saj shumë pranë fondit limit. Rejsi Farma  ofroi 90 milionë e 370 mijë lekë pa TVSH.

Ky medikament përdoret për kurimin e pacientëve që vuajnë nga angioderma hereditare

Ministria e Shëndetësisë justifikohet duket thënë se ky bar është kërkuar nga shërbimi i Alergologjisë dhe Imunologjisë klinike dhe përdoret për parandalimin afatgjatë të atakeve të angiodermës hereditare, por nuk jep asnjë koment mbi numrin aktual të pacientëve që përfitojnë nga ky medikament.

Aktualisht në Shqipëri ka vetëm 30 pacientë të diagnostikuar me angioderme hereditare dhe nga ky trajtim që i ka kushtua buxhetit të shtetit rreth 1 milionë euro pa TVSH, përfitojnë vetëm 3 pacientë.

Emisioni Fiks Fare kërkoi një përgjigje në Komisionin e Barnave dhe Pajisjeve mjekësore mbi regjistrimin e këtyre medikamenteve  në Republikën e Shqipërisë dhe cilat kompani kanë patentë për Shqipërinë. Gjithashtu një kërkesë Fiksi ia drejtoi edhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për çmimin me të cilën këto barna futen në Republikën e Shqipërisë, si dhe a është kjo hera e parë që ministria ka tenderuar këto medikamente? Pyetja tjetër e Fiksit drejtuar ministrisë ishte nëse fituesja Rejsi Farma është e vetmja kompani që i ka sjell edhe më përpara këto barna. Por deri më sot asnjë nga këto institucione nuk ka kthyer përgjigje.

Gazetarët e Fiksit trokitën edhe në drejtorinë e QSUNT për të mësuar më shumë mbi listën e barnave që kanë  hartuar shefat e shërbimeve, meqenëse ministria ishte bazuar në këto lista për tenderin. Por edhe këtu pyetjet mbeten pa përgjigje.

Fiksi kontaktoi edhe me fituesen e tenderit, Rejsi Farma. Përfaqësuesit  e saj pranojnë se janë të vetmit në tregun shqiptarë që kanë patentën nga kompanitë prodhuese për 4 medikamentet e tenderuara.

Pra ministria shpalli një procedurë tenderimi ku ftonte që operatorët të merrnin pjesë, ndërkohë që i vetmi operator i autorizuar në Shqipëri për të futur medikamentet tenderuese ishte Rejsi Farma. Duke e bërë në këtë mënyrë fituesin e paracaktuar./Top Channel

ministria e shendetesise tender

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin