Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Tre të arrestuarit janë menaxheri i call center-it, Klaudio Sulejmëni dhe dy punonjës Franko Karemani dhe Eriglen Arapi.
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre persona, të cilët akuzohen se mashtronin të huajt me call centera në Tiranë. Tre të arrestuarit janë menaxheri i call center-it, Klaudio Sulejmëni dhe dy punonjës Franko Karemani dhe Eriglen Arapi.
Hetimi ka nisur pas informacioneve operative për një aktivitet të dyshuar të paligjshëm në një ambient në rrugën “Zalli”, në zonën e Selitës, ku ushtrohej aktiviteti i një “Call Center”-i.
Gjatë kontrollit në ambientet e këtij subjekti, autoritetet gjetën disa persona të ulur në poste pune të përshtatura si zyra. Po ashtu organi i akuzës sqaron se hetimet zbuluan se agjentët merrnin informacione nga klientet për situatën e tyre të humbjes së lekëve dhe jepnin zgjidhjen për kthimin mbrapsht të tyre.
Njoftimi:
Mashtronin të huajt si të rifitonin paratë e humbura në ‘Call Center’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasit K.S., F.K. dhe E.A. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit K.S., F.K. dhe E.A., të akuzuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe ‘Moskallëzim krimi’ parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 300 të Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.8513 viti 2025, të nisura nga informacionet e marra në rrugë operative për një ambient në rrugën Zalli, Selitë, kati i 2, ushtrohet aktiviteti i paligjshëm i ‘call center’, janë kryer veprimet procedurale me iniciativë dhe brenda ambienteve janë gjetur të akuzuarit dhe persona të tjerë të ulur në postet e përshtatuara si zyrë.
Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se shtetasit K.S. dhe F.K. kanë qenë personat që kanë rekrutuar punonjësit. Këta shtetas shpjegonin procesin e punës, i cili kishte të bënte me bindjen e shtetasve të huaj për të rifituar përsëri paratë e humbura (Recovery).
Hetimet zbuluan se agjentët merrnin informacione nga klientet për situatën e tyre të humbjes së lekëve dhe jepnin zgjidhjen për kthimin mbrapsht të tyre. Ata informoheshin për gjendjen e klienteve, në çfarë situate ishin, sesi i kanë humbur lekët dhe më çfarë kompanish kanë bashkpunuar më përpara. Më pas klienteve iu linte takim me ekspertin për shqyrtimin e ngjarjes dhe vazhdimësinë e telefonateve të tyre i merrnin në shqyrtim shtetasit K.S. dhe F.K. Sa më sipër u bë arrestimi i shtetasve K.S. dhe F.K., dhe dërgimi në gjyq i tyre për veprën penale ‘Mashtrimi kompjuterik’, ndërsa shtetasi E.A. për veprën penale ‘Moskallëzim i krimit’./Dosja.al
foto ilustruese DIBËR- Policia e Dibrës ka reaguar pas raportimeve në rrjetet sociale, se një drejtues automjeti ishte ndaluar nga pers...
pamjet TIRANË- Policia ka identifikuar dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar të zjarrvënies në fshatin Leka...
banorët në protestë DIVJAKË- Banorët e Divjakës kanë dalë mbrëmjen e kaluar në protestë për t&e...
Varianti i propozuar nga Partia Socialiste për reformën e re territoriale, i cili me gjasë do të zbatohet për shkak të votave q&...
TIRANË- Pas disa ditësh rritjeje, çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri ka pësuar një ulje të...
pamjet MALAKASTËR- Vatra e zjarrit në fshatin Rriban, në Bashkinë Mallakastër, është përhapur masivisht gjatë ...
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në kuadër të punimeve për ndërtimin e objektit “Zgjerimi i Superstrad&eu...
pamjet TIRANË- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 67-të radhazi kundër qeverisë Rama. Protestuesit fillim...
foto ilustruese MALIQ- Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vasht&...
foto ilustruese TIRANË- Teksa prodhimi vendas bujqësor po thellon rënien nga viti në viti, kërkesa në rritje për ushqime...