Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas informacioneve paraprake, autorët përdorën inteligjencën artificiale për tu paraqitur si një person i njohur i të moshuarit.
TIRANË- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se mashtruan një 70-vjeçar dhe i morën 100 mijë euro. Sipas informacioneve paraprake, autorët përdorën inteligjencën artificiale për tu paraqitur si një person i njohur i të moshuarit.
Përmes komunikimit në distancë, ata e bindën 70-vjeçarin se kërkesa për shumën e parave vinte nga biznesmeni Bashkim Ulaj, me të cilin ai kishte njohje.
I bindur se po komunikonte me personin që njihte, 70-vjeçari pranoi t’ua dorëzonte paratë. Shuma prej 100 mijë eurosh iu dorëzua një personi që shkoi në subjektin e tij.
Pas kalimit të afatit për kthimin e parave, 70-vjeçari kontaktoi Bashkim Ulajn dhe kuptoi se ishte mashtruar, pasi biznesmeni nuk kishte kërkuar asnjë shumë prej tij. Policia nisi menjëherë hetimet dhe, pas verifikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë dhe të dhënave të automjetit të përdorur nga autorët, bëri të mundur identifikimin e disa prej personave të dyshuar.
Në kuadër të operacionit u arrestuan dy persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në skemën e mashtrimit, si dhe për gjetjen e shumës së parave. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./Dosja.al
Marketi ne durres DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr. 17 të qytetit të...
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 37-vjeçarin G. B., i cili ishte shpallur në kërkim për mashtrim...
Ethet e Nilit KORÇË- Sëmundja "Ethet e Nilit" Perëndimor kanë hyrë zyrtarisht edhe në Shqipëri. M&eum...
Shengjin SHENGJIN- Policia e Lezhës ka reaguar pas vdekjes së 19-vjeçarit nga Kosova i cili u mbyt në Shëngjin. Në një...
Shëngjin SHËNGJIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kunes, në Shëngjin. Sipas info...
Sendet e sekuestruara KURBIN- Një 34-vjeçar është arrestuar në Kurbin, pasi dyshohet se kanosi me armë zjarri tre pers...
Foto ilustruese PUKË- Një parcelë e organizuar për kultivimin e bimëve narkotike është konstatuar nga Policia e Puk...
Jetlira Foniqi KOSOVA- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ka tronditur Malishevën. Mësohet se vik...
Ramazan Rraja FUSHË KRUJË- Një aksion i bërë nga Drejtoria e Burgjeve në burgun e Fushë Krujës ka përfund...
Zjarret TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit...