25 July 2022, 17:13
Nga e.k
Droga e sekuestruar nga Policia
GREQI- Tre anëtarë të një bande, dy prej të cilëve shqiptarë janë arrestuar nga Policia greke pasi akuzohen për kultivim dhe trafik lëndësh narkotike pasi Policia iu gjeti një plantacion me 750 rrënjë kanabis. Mediat greke bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy shqiptarë të moshës 43 dhe 46-vjeç dhe një serb 51-vjeç.
Sipas asaj që raportohet policia në autostradën Athinë - Lamia, ka pikasur diçka të dyshimtë te serbi i cili sapo ka vërejtur policët ka braktisur mjetin dhe ka ikur, por që më pas është arrestuar në mbrëmje. Kultivuesit e kanabisit e kishin rrethuar plantacionin me gardh që të mos ishte i aksesueshëm, kishin krijuar dalje për zbulim të mundshëm, ndërsa kishin vendosur një pompë uji, të cilën e përdornin për t’ u furnizuar me ujë nga një degë e afërt.
Ndërkohë në mjetin me të cilin po udhëtonte serbi u konfiskuan më shumë se 20 kilogramë kanabis të papërpunuar, ndërsa në të njëjtën kohë në parkingun e jashtëm pranë tarifave specifike u gjet një makinë e dytë, në të cilën 43-vjeçari dhe 46-vjeçari ndodheshin në , të cilët u arrestuan. Më pas u bë kontrolli në plantacion, ku u sekuestruan fidanët e kanabisit, si dhe një sasi prej 8 kilogramë e 750 gramë kanabis, 1259 vazo plastike, të cilat u përdorën për rritjen e farave të kanabisit në bimë kanabis. Në kontrollet në banesat e tyre u sekuestruan edhe shuma prej 3900 euro, pako të vogla kanabis, dy makina dhe një kamion, një peshore elektronike dhe 17 gëzhoja.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është trajtuar nga Sektori i Çështjeve të Përgjithshme të NënDrejtorisë së Prokurorisë për Narkotikët pranë Drejtorisë së Sigurisë së Selanikut.

greqi
Aktualitet
25 July 2022, 17:12
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Dy persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Në 24 orët e fun...
Aktualitet
25 July 2022, 17:10
k.m.
Foto ilustruese
DIVJAKË- Një 70-vjeçar nga Divjaka është gjetur u pajetë brenda shtëpisë së tij, sot rreth o...
Aktualitet
25 July 2022, 16:19
k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala komentoi situatën e krijuar nga ngjarjet kriminale në vend duke theksuar se masakra e Fush&eum...
Aktualitet
25 July 2022, 16:11
e.k
Saimir Rustemi
SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka lënë në "arrest shtëpie" ish-shefi i krimeve Saimir Rrustemi së bashku me ...
Aktualitet
25 July 2022, 16:06
k.m.
Foto ilustruese
SARANDË- Një 4-vjeçare është rrëzuar nga kati i dytë i banesës ku jetonte në Sarandë. E...
Aktualitet
25 July 2022, 15:51
e.k
Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë
ITALI- Tre të rinj shqiptarë janë arrestiuar nga Policia italiane pasi ishin kthyer në m...
Aktualitet
25 July 2022, 15:45
k.m.
Lekë Prendi
TIRANË- Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, Lekë Prendi. Ky i fundit, i njohur edhe me emrat A...
Aktualitet
25 July 2022, 15:41
k.m.
Fabin Zhilla
Vitet e fundit regjimi Iranit ka investuar për të rritur kapacitetet e luftës kibernetike.
Fabin Zhilla, ekspert për &cce...
Aktualitet
25 July 2022, 15:30
k.m.
Pjerin Xhuvani
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet për ngjarjen e rëndë që ndodhi vetëm pak ditë para ...
Aktualitet
25 July 2022, 15:05
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Një djalë 16-vjeçar shqiptar është braktisur nga prindërit e tij. Sipas informacioneve të ...