LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbyllja e "Zybejde Hanem", shtyhet seanca, avokati: Kërkuam përjashtimin e gjyqtares së çështjes. Po u shkaktohet traumë fëmijëve

Duke folur për mediat pas daljes nga Gjykata ai tha se kanë kaluar 13 ditë që nga parashtrimi i kërkesës së tyre dhe nuk ka ende një përgjigje.

28 October 2022, 11:27 Nga e.k
Mbyllja e "Zybejde Hanem", shtyhet seanca, avokati: Kërkuam
Avokati i prindërëve

TIRANË- Avokati i prindërve të kopështit "Zybejde Hanem" u shpreh se ditën e sotme kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes dhe me short të caktohet një gjyqtar tjetër për të shqyrtuar kërkesën e tyre. Duke folur për mediat pas daljes nga GjykatA Administrative Tiranë ai tha se kanë kaluar 13 ditë që nga parashtrimi i kërkesës së tyre dhe nuk ka ende një përgjigje.

Një prind, i cili foli për mediat u shpreh se ende nuk ka gjetur një kopësht për fëmijën e saj. Ai shtoi se ka bërë një kërkesë në Drejtorinë e Kopshteve por i është thënë se nuk kopshtet nuk mund t'i ofrojnë kushte të përshtatshme fëmijës së saj, i cili ka probleme shëndetësore.

Avokati: Sot ishte caktuar seanca për shqyrtimin e kërkesës sonë për sigurimin e padisë dhe pezullimin e urdhrit të ministrit që ka mbyllur kopshtin, por duke qenë se e njëjta kërkesë ishte paraqitur edhe më parë nga kolegji “Turgut Ozal” dhe e njëjta gjyqtare ka refuzuar kërkesën për sigurim padie, sot e njëjta zyrtare ishte caktuar edhe për të gjykuar kërkesën tonë. Ne kërkuam që kjo gjyqtare duhet të përjashtohet nga shqyrtimi i kësaj kërkese dhe të caktohet me short, një gjyqtar i ri. Tashmë kjo gjyqtare e ka shprehur qëndrimin e saj se urdhri i ministrit për mbylljen e kopshtit nuk mundtë pezullohet, nuk mund të merret një masë sigurimi padie dhe përbën nonsense që në momentin që ka marrë një vendim para dhjetë ditësh, sot shprehet sërish dhe thotë, jep sërish një përgjigj negative. Në këto kushte kërkuam që sot gjyqtarja të mos shprehet për kërkesën tonë, të caktohet me short gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën tonë për përjashtimin e gjyqtares dhe vetëm më pas të merret në shqyrtim kërkesa jonë. Është shumë interesante sepse ndodhemi në kushtet kur para disa ditësh, vetë kjo gjyqtare ka paraqitur një kërkesë për të hequr dorë nga gjykimi i kësaj kërkese, kërkesës sonë dhe kjo kërkesë nuk është pranuar nga Zv.Kryetarja e gjykatës. Dhe gjyqtari i ri që do të shqyrojë kërkesën tonë për përjashtimin e  gjyqtares do të ndodhet në kushtet kur edhe prindërit dhe fëmijët, 134 paditës në total, kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares, vetë “Turgut Ozal” ka kërkuar dje përjashtimin e gjyqtares , vetë kjo gjyqtare ka kërkuar që të heqë dorë nga shqyrtimi i kësaj mosmarrëveshjeje, ndërkohë që sot është dita e 13-të dhe ne jemi ende pa një vendim nga kjo gjykatë për kërkesën tonë për sigurim padie dhe pezullimin e urdhrit të ministrit për mbylljen e kopshtit. 

Pyetje: A keni besim tek kjo gjykatë?

Avikati: Ne patjetër që kemi besim se kërkesa jonë për sigurimin e padisë do të pranohet, sepse është kërkesë e bazuar në ligje e prova, është e bazuar  tek fakti që kur fëmijëve u shkaktohet një dëm i pakthyeshëm në të drejtën e tyre për t’u arsimuar, fëmijëve dhe prindërve u shkaktohet një dëm i vazhdueshëm psikologjik dhe ekzistencial dhe rrethanat për të cilat ne kemi, pavarësisht vendimit të mëparshëm që ka marrë kjo gjykatë për rastin e “Turgut Ozal”it, ne mendojmë që rrethanat që ne kemi parashtruar janë plotësisht të ndryshme, pra nuk lidhen fare me atë gjykim. Pra, mendojmë që kërkesa jonë duhet pranuar, është kërkesë e bazuar. Fëmijët nuk janë sistemuar për disa arsye. E para se vetë fëmijët kanë zgjedhur institucionin përkatës, “Turgut Ozal” për të zhvilluar arsimin parashkollor, që për shkak të specifikave të caktuara që ka kurrikula e këtij institucioni dhe por edhe kushteve infrastrukturore që afron, kanë zgjedhur t’i arsimojnë aty dhe ka qenë e pamundur më pas t’i transferojnë në një institucion privat se sikurse kemi paraqitur prova përpara kësaj gjykate, institucionet private nuk i kanë pranuar, kanë kthyer përgjigje negative që janë depozituar në dosjen gjyqësore; nga ana tjetër kemi pasur edhe raste kur institucionet publike kanë refuzuar të pranojnë rastin e një fëmije që nuk ka pasur probleme shëndetësore, por thjesht për shkak të një problemi shëndetësor që ka pasur më përpara, ka kërkuar që kushtet higjenike të jenë perfekte, t’i sigurohen kushtet maksimale higjenike. Dhe në përgjigjen që kemi marrë me email dhe depozituar pranë kësaj gjykate, thuhet që ky institucion nuk mund të sigurojë regjistrimin e këtij fëmije pranë tij.  

Prindi: Unë kam përgjigjen nga drejtoria e kopshteve pasi më është thënë se në nuk kemi kushtet e përshatshme higjeno sanitare për fëmijët tuaj. 

zybejde hanem

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin