LIVE UPDATES
Aktualitet

Me shpejtësi deri në 184 km/h, pezullohen mbi 100 leje drejtimi, 16 drejtues të arrestuar

Po ashtu janë vendosur edhe 2345 masa administrative për tejkalime të gabuara si dhe përdorim të celularit.

28 June 2023, 15:30 Nga I.A
Me shpejtësi deri në 184 km/h, pezullohen mbi 100 leje drejtimi, 16
Shpejtesia

TIRANË- Mbi 100 leje drejtimi janë pezulluar gjatë tre ditëve të fundit në vend. Mësohet se për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor, janë arrestuar gjithashtu dhe 16 drejtues mjetesh. Po ashtu bëhet me dije se lejet e pezulluara kanë ardhur si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë deri në maksimalen prej 184 km/h. Po ashtu janë vendosur edhe 2345 masa administrative për tejkalime të gabuara si dhe përdorim të celularit. 

Njoftimi i Policisë:

Siguria Rrugore/Policia e Shtetit, apel përdoruesve të rrugës: Udhëtoni me jetën në mendje dhe mbrojeni jetën duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor! 104 leje drejtimi janë pezulluar gjatë 72 orëve të fundit, për shpejtësi tej normave të lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt. 16 shtetas janë arrestuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, si dhe 2345 masa administrative janë caktuar për parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit, mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj. Nisur nga rastet e shumta të konstatuara nëpërmjet mjeteve inteligjente, dronëve, kamerave, radarëve automatikë dhe patrullave të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, të qarkullimit me shpejtësi deri në 184 km/h në Bypass-in e Fierit dhe deri 156 km/h në Rrugën e Kombit (qarkullonte me 184 km/h një shtetas nga Bosnja dhe Hercegovina; qarkullonin me 156 km/h shtetas kosovarë), të parakalimeve të gabuara, të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të automjetit, të mosvendosjes së rripit të sigurimit, si dhe të shkeljeve të tjera që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, Policia e Shtetit apelon edhe një herë për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve:

Zbatoni me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, mos kryeni parakalime të gabuara, mos qarkulloni me shpejtësi mbi normat e lejuara, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të automjetit, mos kryeni manovra të rrezikshme në rrugë, mos drejtoni automjetet nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, vendosni rripin e sigurimit dhe vendosin kaskën mbrojtëse kur drejtoni një motomjet! Mos shkelni rregullat e qarkullimit rrugor dhe mos rrezikoni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, duke bërë video me qëllim publikimin në rrjete sociale, pasi tashmë funksionon një njësi e posaçme për monitorimin e rrjeteve sociale ku publikohen paligjshmëri. Apelojmë dhe për këmbësorët dhe për shtetasit që lëvizin me biçikletë apo me motor elektrik, që të zbatojnë rregullat e lëvizjes në rrugë, të ecin në trotuare, në anë të karrexhatës ose në korsitë e përcaktuara, si dhe të mos kryejnë manovra të befasishme dhe të rrezikshme. Të gjitha rrugët monitorohen me makina inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera dhe me patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara, të pajisura me logjistikën e nevojshme dhe me alkool-testues. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë.

 

policia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin