LIVE UPDATES
Aktualitet

'Më thuaj kujt i shkrove?'/ Gruaja dhunohet se i kërkoi llogari për mesazhet që i vinin në telefon, burri i grushton brinjët. E reja: Unë jam kërkuese, dyshoj se më tradhëton

E bindur se partneri po e tradhëtonte nën sytë e saj, gruaja përmend më tej që varësia nga telefoni i të shoqit nuk lidhej me lojrat në telefon.

12 December 2022, 13:38 Nga k.m.
'Më thuaj kujt i shkrove?'/ Gruaja dhunohet se i kërkoi
Foto ilustruese

TIRANË- Një grua u dhunua nga i shoqi mbasi e gjeti atë duke folur në telefon dhe kur kërkoi që t’i shikojë mesazhet, i riu reagoi dhunshëm duke e qëlluar me grushta në brinjë. Nëna e dy fëmijëve sipas dosjes që ju vendos në dispozicion Gazetasi.al tha në polici se grindja mes të dyve kulmoi në momentin që ajo kuptoi se partneri po krijonte një varësi të çuditshme nga telefoni. Sipas akteve të dosjes pranë policisë, i dyshuari me inicialet D.M ka qenë i qetë deri mbas çdo komenti që gruaja bënte kur e shikonte me telefon në dorë.

“I kërkova telefonin bashkëshortit për t’u sqaruar unë se çfarë po ndodhte se po i vinin mesazhe nga një numër telefoni dhe ai nuk po reagonte ndaj fjalëve të mia. Ishte i fokusuar tek telefoni. Ai në këtë çast u revoltua dhe filloi të bërtasë e të kundërshtojë dhe reagimi i parë qe një goditje me grusht në kokë dhe grushtat e tjerë në brinjë”.

Denoncuesja kujton për policinë se “paqtuesja” dhe dëshmitarja okulare ishte vjehrra që ndërhyri dhe i ndau.

“Vjehrra më tha të dilja përjashta sa të qetësohej. Telefoni iu thye. Nuk pranova të dal, doja të shikoja telefonin se me kë po fliste dhe vjehrra më tha më mirë të mbyllesha në dhomën tjetër sa të qetësohej gjendja. Vjehrra më duket se e kuptoi që doja të veja në polici dhe nuk m’u nda. Qëndruam bashkë në një dhomë të mbyllura. Kur dolëm D. M kishte ikur. Por u kthye në mesnatë dhe më kërkoi të merrja fëmijët, plaçket, rrobat e trupit dhe të kthehesha tek prindërit,”- rrëfente gruaja.

E bindur se partneri po e tradhëtonte nën sytë e saj, gruaja përmend më tej që varësia nga telefoni i të shoqit nuk lidhej me lojrat në telefon.

“Kemi patur herë pas here debate dhe nuk jemi marrë vesh kurrë, pasi ai revoltohet dhe ushtron dhunë. Por nuk kam bërë kallzim sepse kam menduar për fëmijët dhe për të mbajtur familjen. Shkaku pse zihemi është se unë jam kërkuese, burri më akuzon se jam xheloze por nuk është e vërtetë. Burri thotë që vetëm ai ka të drejtë dhe fjala e tij duhet të dëgjohet. Me veprimin e fundit që bëri jam e bindur që ai më tradhëton dhe që reagimi ishte i tillë që të trembesha dhe mos ta çoja deri në fund kërkesën time. Ishte gati të thyente telefonin vetëm që mos të zbuloja se me kë po fliste,”- shton denoncuesja.

Kësaj shtetase sipas OPGJ i është kërkuar të kryejë ekspertim mjeko ligjor për të plotësuar dosjen me frakturat e shkaktuara në brinjë dhe në kokë. Por teksa policia ka qenë duke pritur përgjigjjet nga IML ( Instituti i mjekësisë ligjore) , një shkresë e dërguar nga ky institucion pranë policisë ka konfirmuar se e reja nuk ishte paraqitur pranë tyre për t’u pajisur me ekspertizën e kërkuar. Megjithë këtë policia ka pyetur edhe vjehrrën që sic pritej ka dalë në krah dhe në mbrojtje të të birit.

"T. bëhet shumë xheloze, kishin shumë debate për telefonin dhe në praninë time djali nuk e ka goditur ndonjëherë nusen. I dëgjova që debatonin, por ishin në dhomën e tyre dhe besoj që këto zenka janë gjëra të rinjsh, besoj që e kanë gjetur mirëkuptimin dhe jetojnë të qetë,”- përmend e moshuara.

Policia shkruan në fashikull se pas kërkesës për urdhër mbrojtjeje dhe kallzimit në fjalë, por edhe refuzimit për të kryer një akt ekspertizë, nëna e dy fëmijëve është paraqitur sërish në polici.

“Isha e tronditur në mëngjes dhe ngaqë isha e alarmuar dhe e xhelozuar kërkova urdhër mbrojtjeje. Thëniet në deklarimin e mëparshëm  nuk janë të sakta dhe kërkoj të kryej një deklarim të dytë të ndryshëm nga ai që kam bërë në mëngjes, pasi ne shkojmë mirë megjithëse u zumë për telefonin. Kam ardhur në komisariat me vullnetin tim dhe pa u ndikuar nga askush,”- shprehet T.

Por policia vëren se pikërisht mbas qëndrimit të dytë të nënës së dy fëmijëve, është paraqitur në komisariat me vullnetin e tij bashkëshorti i akuzuar. Kjo e ka bindur policinë se kallzimi i parë i gruas ishte i vërtetë dhe ndaj ai duhej proceduar për dhunë në familje.

“Dua të them se më vjen keq që gruaja ime ishte në komisariat, ne duhemi dhe zihemi si çdo çift. Kemi mosmarrëveshjet tona, por janë për të mirën e familjes. Dua të them se nuk e kam goditur asnjëherë gruan dhe se në rast se grindjet dhe mosëmarrëveshjet do vazhdojnë, jam i qartë se ka gjykatë civile për t'u divorcuar,”-deklaron i dyshuari. Megjithëse e administroi qëndrimin e tij, policia thotë më tej se dyshimet janë të plotë. Ai e ka rrahur gruan dhe kallzimi i saj i parë është i vërtetë, ndonëse ajo hoqi dorë prej tij.

“Shtetasi D.M ka ushtruar dhunë duke e goditur me grushta në pjesën e kokës dhe të brinjëve, ku për një moment ajo thotë se ka mbetur pa frymë. Ajo ka sqaruar se kjo ngjarje ka ndodhur në prani të vjehrrës” – referon në fashikull oficeri i policisë./GazetaSi

tirane dhune ne familje

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin