LIVE UPDATES
Aktualitet

Mes Sirisë dhe Irakut, REL: Paqartësi për vendndodhjen e shqiptarëve në zonat e konfliktit

Zhvendosja e të burgosurve ndodhi mes shqetësimeve për sigurinë e qendrave të ndalimit dhe për arratisje, pasi luftimet mes ushtrisë siriane dhe Forcave Demokratike Siriane, të udhëhequra nga kurdët, detyruan këto të fundit të dorëzojnë kontrollin e territorit ku ndodheshin kampet e të burgosurve.

16 April 2026, 09:27 Nga E. D
Mes Sirisë dhe Irakut, REL: Paqartësi për vendndodhjen e
foto ilustruese

SIRI- Pasi forcat qeveritare morën nën kontroll bastione kurde në veri të Sirisë, ndërsa mijëra të burgosur të dyshuar për lidhje me IS-in u transferuan në Irak, u ngritën shqetësime të reja për fatin e shtetasve nga Ballkani Perëndimor që kishin shkuar në Siri, përfshirë shqiptarët. Mungesa e të dhënave të konfirmuara dhe mosreagimi i disa institucioneve në rajon e bëjnë të paqartë nëse shtetas nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë përfshirë në këto lëvizje, ndërsa familjarët vazhdojnë të presin përgjigje për vendndodhjen e tyre.

Mijëra persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste Shteti Islamik (IS), të cilët mbaheshin nëpër burgje në verilindje të Sirisë, u transferuan në fillim të vitit 2026 në Irak. Ndonëse mediat raportuan se mes tyre kishte edhe shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, autoritetet e tyre nuk kanë dhënë konfirmime zyrtare.

Zhvendosja e të burgosurve ndodhi mes shqetësimeve për sigurinë e qendrave të ndalimit dhe për arratisje, pasi luftimet mes ushtrisë siriane dhe Forcave Demokratike Siriane, të udhëhequra nga kurdët, detyruan këto të fundit të dorëzojnë kontrollin e territorit ku ndodheshin kampet e të burgosurve.

Transferimi i të ndaluarve nisi më 21 janar 2026, dhe zgjati rreth 23 ditë, duke përfunduar në mesin e shkurtit. Gjatë këtij operacioni, më shumë se 5.700 burra të dyshuar si luftëtarë të IS-it u dërguan në qendra ndalimi në Irak, nën koordinimin e forcave amerikane dhe autoriteteve irakiane.

Në mediat e Shqipërisë qarkulloi një informacion se në mesin e të zhvendosurve ishin tetë shtetas të Shqipërisë, tre nga Kosova dhe një nga Maqedonia e Veriut.

Këto shifra i konfirmoi për Shërbimin e Kosovës të Radios Evropa e Lirë (REL) eksperti i sigurisë nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit, Adrian Shtuni. Sipas tij, në total janë transferuar 37 persona nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, Këshilli i Lartë Gjyqësor i Irakut i tha Shërbimit të Ballkanit të REL-it se 22 burra ishin nga Bosnje e Hercegovina, por nuk ai nuk iu përgjigj pyetjes se sa qytetarë nga shtetet e tjera të Ballkanit ishin pjesë e këtij transferimi.

"Fatkeqësisht nuk mund ta zbulojmë këtë informacion në këtë kohë", ishte përgjigja e institucionit irakian.

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë deklaroi për Shërbimin e Kosovës të REL-it se “shteti shqiptar… është duke ndërmarrë te gjitha veprimet për evidentimin, verifikimin e lokalizimin e shtetasve shqiptarë që supozohet që ndodhen në këto territore [Irak, Siri]”.

Kurse autoritetet e Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut nuk iu përgjigjën pyetjeve lidhur me shtetasit e tyre.

Sipas Shtunit, i gjithë ky proces ka pasur “transparencë të cunguar”.

Ai shpjegon se Iraku ka shprehur gatishmëri për riatdhesimin e të dyshuarve, duke u bërë thirrje rreth 60 vendeve që të marrin përgjegjësi për qytetarët e tyre. Deri më tani, sipas informacioneve publike nga Iraku, nuk ka pasur kërkesa për riatdhesim nga asnjë vend.

Shtuni thotë se Iraku ka thënë se “riatdhesimi mund të ndodhë vetëm pas hetimeve paraprake të secilit rast, dhe vetëm nëse të hetuarit gjykohen se përbëjnë rrezikshmëri të ulët… dhe se nuk kanë kryer krime të rënda terroriste të ndërlidhura me Shtetin Islamik në territorin e Irakut apo kundër nënshtetasve irakianë”.

Ai shton se “një prej mundësive ekstreme është edhe dënimi me vdekje”, ndonëse këto dënime nuk janë ekzekutuar për shtetas evropianë deri tani.

Shtuni argumenton se kjo situatë është pasojë e një neglizhence të gjatë të procesit të riatdhesimit nga vendet e origjinës. Rreziku që shfaqet pas kësaj, sipas tij, lidhet me mungesën e kapaciteteve të Irakut për gjykime transparente dhe të drejta.

“Gjykimet në Irak shpesh kritikohen se kryhen me nxitim dhe në mënyrë sipërfaqësore, kryesisht bazuar në pranim fajësie [edhe përmes presionit], dhe jo në prova", thotë ai.

Pritja në ankth e të afërmve në Shqipëri

Një grua nga Shqipëria, duke folur në kushte anonimiteti për redaksinë e REL-it në Prishtinë, thotë se nipi i saj, A.T., tashmë 15 vjeç, ndodhet në një qendër mbajtjeje për të mitur, pasi kishte shkuar në Siri që në vitin 2013, bashkë me prindërit e tij.

Pasi prindërit i vdiqën dhe djali u rrit pak, e afërmja thotë se atë e nxorën nga kampi sirian Al-Hol – i zbrazur në rrethana të paqarta bashkë me disa kampe ku mbaheshin familjarë të të burgosurve të dyshuar si pjesëtarë të IS-it – dhe e dërguan në një qendër mbajtjeje.

“Të gjithë djemtë që bëheshin 12 apo 13 vjeç, i merrnin nga kampi” ku strehoheshin gra dhe fëmijë, pohon ajo.

Që nga ajo kohë, shqiptarja thotë se nuk ka informacion të qartë për të ardhmen e nipit, dhe kërkon ndërhyrje nga autoritetet.

“Lutem të bëhet diçka për ata fëmijë që u ka ikur fëmijëria atje në mes të kaosit”, shprehet ajo.

Gruaja shton se familja ka vite që jeton me pasiguri, duke marrë vetëm informacione të pjesshme për gjendjen e tij. Sipas asaj që ka dëgjuar nga të tjerët, ajo dyshon se kushtet në këto qendra të mbajtjes janë të këqija, me mungesë ushqimi dhe me keqtrajtime të ndryshme. Për të, çdo zhvillim i ri në Siri apo në Irak ngre frikën se ai mund të zhvendoset pa dijeninë e familjes.

Një histori tjetër është ajo e Azgane Dibrës, e cila thotë se motra dhe mbesa e saj ndodhen ende në Siri, pasi kishin shkuar atje rreth një dekadë më parë, bashkë me pjesën tjetër të familjes. Njëra prej vajzave është kthyer në Shqipëri disa vite më parë, por të tjerët mbeten ende atje.

“Motra është akoma atje, ka dalë nga kampi, dhe jetojnë me qira. Po presin kur do t’i marrin”, thotë ajo, duke shtuar se familjarët janë në pritje të një vendimi për riatdhesim.

Sipas Dibrës, familja kishte shkuar në Siri me bindjen se do të jetonin në një vend më të mirë, pa ditur se çfarë do të ndodhte më pas. Ajo thotë se, pas mbërritjes, ata kishin njoftuar të afërmit se ishin mirë, por se situata ndryshoi shpejt me përshkallëzimin e konfliktit.

Dibra tregon se familjarët e saj kanë kaluar nëpër kampin Al-Hol, ku kanë përjetuar kushte të vështira dhe raste dhune, ndërsa më vonë janë zhvendosur nga kampi dhe aktualisht jetojnë në kushte të pasigurta në Siri.

Familja thotë se përpiqet t’u ndihmojë financiarisht të afërmve në Siri sa herë që është e mundur, duke u dërguar para herë pas here. Megjithatë, kontaktet janë të kufizuara, dhe informacioni për situatën në terren mbetet i pjesshëm.

Eksperti i sigurisë, Shtuni, e sheh si shumë të nevojshme “riatdhesimin e kontrolluar të të gjithë qytetarëve që janë në burgjet e Irakut dhe jo vetëm”, ndonëse zhvillimet e fundit, sipas tij, e komplikojnë situatën.

“Transferimi në Irak padyshim e komplikon dhe vonon procesin e riatdhesimit. Kjo ka të njëjtin efekt edhe mbi procesin e riintegrimit të tyre potencial në të ardhmen, që sigurisht vështirësohet”.

Në disa raste, kthimi ka qenë i mundur, por i vështirë. Eva Dumani u kthye në Shqipëri në shkurtin e sivjetmë, pasi kishte kaluar disa vite në Siri, ku kishte shkuar si fëmijë me babanë, vëllain dhe gjyshen.

I ati dhe gjyshja e saj humbën jetën gjatë konfliktit, vëllai u riatdhesua në vitin 2020, ndërsa ajo mbeti për një periudhë e vetme.

Daja i saj, Xhetan Ndregjoni, thotë se 21-vjeçarja, pas kthimit, po ndjek shkollën dhe një kurs të gjuhës angleze, dhe se po përpiqet të ndërtojë një jetë normale.

“Kur të dalë në rrugë e të kërkojë punë si vajzat e mia, mund të them se po bën jetë normale”, shprehet ai.

Heshtje për shtetasit kosovarë në Siri

Përveçse autoritetet nuk kanë dhënë informacione të përditësuara në lidhje me shtetasit kosovarë në Siri, familjarë të atyre që gjenden atje hezitojnë të flasin për media.

Që nga fillimi i luftës në Siri, qindra shtetas të Kosovës kanë udhëtuar drejt zonave të konfliktit, kryesisht në periudhën e viteve 2012-2015, ndërsa pas rënies së IS-it në vitin 2019, shumë prej tyre mbetën në kampe apo qendra ndalimi.

Një pjesë e tyre janë riatdhesuar ndër vite. Në aksionin e fundit, në korrik të vitit 2021, 11 shtetas të Kosovës, kryesisht gra dhe fëmijë, u kthyen nga Siria, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve për kthimin e qytetarëve të mbetur në zonat e konfliktit.

Autoritetet thanë se ata kanë nevojë për mbështetje dhe riintegrim, ndërsa personat që dyshohen për vepra penale do të përballen me drejtësinë.

Megjithatë, një numër i konsiderueshëm kosovarësh vazhdojnë të mbeten në Siri. Sipas vlerësimeve të mëhershme, rreth 100 shtetas – përfshirë burra, gra dhe fëmijë – ndodheshin ende në zonat e konfliktit, ndërsa institucionet nuk kanë publikuar më shifra të reja.

Shumica e tyre, gra dhe fëmijë, ishin vendosur në kampe si Al-Hol dhe Al-Roj, të kontrolluara nga forcat kurde. Një pjesë tjetër ndodhej jashtë kampeve, në zona të tjera të Sirisë, shpesh në kushte të pasigurta dhe me qasje të kufizuar në ndihmë humanitare.

Kosova – që lidhi raporte diplomatike me Sirinë tetorin e vitit të kaluar – ishte ndër vendet e para në rajon që ndërmori operacione të mëdha riatdhesimi, përfshirë kthimin e 110 shtetasve në vitin 2019, kryesisht gra dhe fëmijë. Ky proces u realizua me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Pas kthimit, shumë prej tyre janë përfshirë në programe riintegrimi dhe deradikalizimi, që përfshijnë mbështetje psikologjike, arsimim dhe monitorim institucional.

Zhvendosja e të burgosurve në Irak

Sirinë sot e udhëheq një qeveri e drejtuar nga Ahmed Al-Sharaa, i cili rrëzoi regjimin e ish-presidentit Bashar al-Assad, më 2024. Që nga ajo kohë, pushteti i ri ka ndërmarrë disa aksione për të vënë nën kontroll territore dikur të udhëhequra nga kurdët.

Në verilindje të Sirisë, forcat kurde kishin ushtruar për vite me radhë kontroll të gjerë territorial dhe administrativ, përmes strukturave autonome civile dhe ushtarake, duke luajtur një rol kyç edhe në mbajtjen e të ndaluarve të dyshuar për lidhje me IS-in, përfshirë edhe kontrollin kampeve si Al-Hol.

Gjatë ditëve të para të operacionit më 2026, forcat siriane arritën të marrin nën kontroll disa territore, ndërsa pjesë të tjera mbetën ende nën kontrollin e forcave kurde.

Palët ranë dakord për një armëpushim, por pa një zgjidhje përfundimtare për situatën në terren. Në këtë situatë u rrit edhe shqetësimi për sigurinë e burgjeve ku mbaheshin të dyshuar për lidhje me IS-in. Për të parandaluar arratisjet dhe për të ruajtur kontrollin mbi të ndaluarit, forcat amerikane njoftuan se, në koordinim me autoritetet në Bagdad, kishin vendosur transferimin e tyre në Irak.

Sipas të dhënave zyrtare, të ndaluarit janë nga më shumë se 60 shtete, përfshirë 4.253 arabë dhe 983 jo-arabë. Prej tyre, 467 janë shtetas irakianë, ndërsa 3.543 janë shtetas sirianë. Autoritetet në Irak thanë se klasifikimi i të ndaluarve është bërë duke u mbështetur në një bazë të dhënash, të siguruar nga një koalicion ndërkombëtar, ku përfshihen vende si Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, India, Australia, Belgjika, Gjeorgjia dhe Danimarka./REL

lufta ne lindjne e mesme

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin