LIVE UPDATES
Aktualitet

Mësojmë kinezisht me propagandë-Si Kina përdor ndikimin e saj me “fuqinë e butë”

Kujtdo që ka nisur të mësojë një gjuhë të huaj, fjala “farsë” nuk është e para që i ka shkuar në mendje që ta fusë në fjalorin e ri. Më shumë përqëndrohemi te fjalët që do mundësonin një komunikim të thjeshtë dhe bazik. Por ky nuk është rasti kur vjen puna te kinezishtja.

10 September 2022, 22:51 Nga Ardi Pulaj
Mësojmë kinezisht me propagandë-Si Kina përdor ndikimin e
Foto ilustruese

Në një kohë kur Shqipëria e ka bërë të qartë pozicionin e saj properëndimor, si vend kandidat për në Bashkimin Europian dhe si një aleat i fuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi i Kinës, edhe pse në formën e një “fuqie të butë”, është i pranishëm në Shqipëri, por edhe aty ku ka shqipfolës. Faktoje paraqet se si Kina po përdor edhe mësimin e gjuhës kineze për të shpërndarë propagandën e saj.

Kujtdo që ka nisur të mësojë një gjuhë të huaj, fjala “farsë” nuk është e para që i ka shkuar në mendje që ta fusë në fjalorin e ri. Më shumë përqëndrohemi te fjalët që do mundësonin një komunikim të thjeshtë dhe bazik. Por ky nuk është rasti kur vjen puna te kinezishtja.

Faqja në internet e Radios së Jashtme të Kinës (e njohur dhe si CRI Shqip), ka si një nga rubrikat e saj edhe mësimin e kinezishtes, por në nivelin e avancuar të saj. Më 4 gusht 2022, radio publikoi në internet mësimin e fjalës “farsë” (në kinezisht闹剧—[nào jù]). Zgjedhja e kësaj fjale nuk ishte e rastësishme. CRI Shqip mori shkas nga fakti që Kina zhvilloi një sërë manovrash të përbashkëta detare e ajrore rreth ishullit të Tajvanit, si reagim — si shkruan CRI Shqip—ndaj vizitës “farsë” të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi në rajonin e Tajvanit të Kinës, që konsiderohet si një veprim i pamatur dhe provokues. Një tekst i gjatë, shoqërohet edhe me versionin audio.

Qartësisht, qëllimi parësor i këtij teksti nuk ishte thjesht që publiku shqipfolës të mësonte se si të thoshte “farsë” në kinezisht, por më së shumti të përcillte qëndrimin zyrtar të Pekinit ndaj vizitës së politikanes së lartë amerikane në Tajvan.

Sa për kontekst, Kina e sheh Tajvanin si një provincë të sajën, të shkëputur, që një ditë përfundimisht do të jetë sërish nën kontrollin e Pekinit. Megjithatë, ishulli i vetëqeverisur e sheh veten si të ndryshëm nga pjesa kontinentale, me kushtetutën e vet dhe udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike. Presidenti i Kinës Xi Jinping ka thënë se “ribashkimi” me Tajvanin “duhet të përmbushet” – dhe nuk ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për ta arritur këtë, shkruan BBC.

Në pjesët e tekstit ku përmendet fjala “farsë” që dëgjuesit e lexuesit shqipfolës duhet të mësojnë në kinezisht, si qëllimi i rubrikës, përcillet edhe ky mesazh: “Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi e cilësoi vizitën e Pelosit si ‘plotësisht një farsë’ dhe paralajmëroi që ShBA-ja po shkel sovranitetin e Kinës nën petkun e ‘demokracisë’”.

Në të gjithë tekstin, që i lexuar në versionin audio është mbi gjashtë minuta, fjala “farsë” përmendet vetëm tre herë gjithsej, shumë herë më pak nga mesazhet propogandistike që Kina do të përcjellë te audienca shqipfolëse.

Gazetari Leftioni Peristere, i cili më herët ka punuar për Radion e Jashtme të Kinës në Pekin, thotë për Faktoje se kjo lloj propagande, e maskuar edhe me mësimin e gjuhës vjen pasi

Kina do vendin e saj në boten e globalizuar.

“Ajo kërkon të ngrihet në nivelin e fuqive të tjera botërore. Mësimi i gjuhës kineze vjen në sfondin e përdorimit të fuqisë së butë. Kjo për të treguar që Kina, pavarësisht se nje shtet jo demokratik, ka gjuhë të vjetër e kulturë të pasur. Është gjetur si një mënyrë që propaganda të zerë vendin e saj edhe në rubrika që në dukje kur i sheh në internet thonë ‘Mësimi i kinezishtes’ dhe të arrijë pikërisht edhe te audienca që do t’i qëndrojë larg politikës në përgjithësi,” thotë Peristere.

Nga Pekini në Tiranë

Një pjesë e rëndësishme e mënyrës së komunikimit dhe ndikimit të Radios së Jashtme të Kinës te publiku shqiptar, përveç përcjelljes së mesazheve politike, është edhe evidentimi i miqësisë mes dy popujve dhe lidhjet e ngushta historike, nëpërmjet tregimeve të kinezëve që kanë punuar ose vizituar Shqipërinë dhe shqiptarëve në Kinë. Me përparimin e teknologjisë dhe avancimin e mënyrave të komunikimit, Kina është e pranishme edhe në rrjetet sociale si Facebook, Twitter e Instagram, media sociale të cilat janë të ndaluara zyrtarisht brenda territorit kinez. Përveç zhvillimit të faqes së internetit dhe transmetimit në FM, Radio e Jashtme e Kinës, seksioni shqip, i ka kushtuar vëmendje pikëtisht pranisë së saj në rrjetet sociale.

Faqja zyrtare e CRI Shqip në Facebook, Radio Ejani, e etiketuar nga rrjeti social si media e kontrolluar nga shteti kinez, ofron për audiencën shqipfolëse, një përmbajtje nga politika, ekonomia, turizmi, zhvillimet ndërkombëtare nga pikëpamja kineze, zakonet dhe kultura, zhvillimi dhe shndërrimi në vite i metropoleve kineze, mjekësia tradicionale kineze, apo edhe pandat e famshme të rajonit të Sichuanit, pjesë këto te ndikimit nëpërmjet fuqisë së butë.

Por a e ka arritur Kina synimin e saj propagandistik ndaj audiencës shqipfolëse dhe si ka ndikuar te ajo? Gazetari Leftioni Peristere analizon për Faktoje:

“Kam hasur shpesh komentet e lexuesve në lajmet që shpërndahen në Facebook. Kryesisht janë pozitive dhe që merren me fasadën, për shembull: ‘Sa bukur është ndërtuar një rrugë në rajonin e Xinjiang-ut dhe propaganda ka bërë efektin e saj, sepse anashkalohet internimi i mbi 1.5 milionë myslimanëve ujgurë,” thotë Peristere.

Një tjetër formë ndikimi te publiku, janë edhe kurset e gjuhës kineze nga Institutet Konfuci,

Para pak kohësh, shumica e tyre u mbyllën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi u emërtuan si “mision i huaj” nga Departamenti i Shtetit. Raste të mbylljeve të tyre janë shënuar dhe në Europë, mes akuzave për censurë dhe spiunazh.

“Kurset e gjuhës kineze kanë njohur rritje të vazhdueshme. Kjo tregon se Kina ka arritur ta projektojë veten si fuqi në rritje. Ka pasur deklarata në të shkuarën se studentëve të huaj të kinezishtes, gjithashtu u mësohet për sistemin politik të Kinës, të cilin Pekini e quan demokraci me karakteristika kineze. Këtu rëndësi ka përmendja e fjalës demokraci dhe ngulitja e idesë se vendet nuk duhet medoemos të kenë të njëjtin sistem qeverisjeje. Apo anashkalimi i diskutimeve për Tibetin, apo tema të tjera. Këtu anashkalohet tërësisht për shembull, shtypja e të drejtave të njeriut. Pra, është një kurrikul e strukturuar posaçërisht dhe që është pjesë e narrativës që Pekini do të përcjellë si ‘fuqi të butë’ edhe nëpërmjet kurseve të gjuhës kineze,” thotë gazetari Peristere për Faktoje./Faktoje.al

ardi pulaj kina

Sondazh

Aktualitet 10 September 2022, 22:13 k.m.

Aksident i 3-fishtë në Tiranë

Pamje nga aksidenti TIRANË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin