LIVE UPDATES
Aktualitet

Çmimet e qumështit të paketuar vendas ulen 5%; Prodhuesit “zëvendësojnë” fermerët me importet

Ulja e lehtë e çmimit është ndikuar nga shtimi i furnizimeve me qumësht importi, për shkak të leverdishmërisë së çmimit dhe sigurimit të sasisë.

2 August 2023, 08:38 Nga k.m.
Çmimet e qumështit të paketuar vendas ulen 5%; Prodhuesit
Foto ilustruese

Çmimet e qumështit të paketuar vendas kanë pësuar ulje të lehtë në këtë periudhë krahasuar me muajin maj. 1 litër qumësht i paketuar po tregtohet me çmim 180 deri 190 lekë. Rënia e çmimit krahasuar me muajin maj është 5%, ndërsa me periudhën mars-prill ku çmimet arritën pikun ulja është 25%. Pavarësisht rënies së lehtë të çmimit, produktet shqiptare vijojnë të shiten më shtrenjtë se markat e rajonit. Çmimi i qumështit të markës “Alpsko” i Maqedonisë së Veriut tregtohet me 170 lekë për litër, ndërsa qumështi italian i markës “Carrefour” 140 lekë për litër.

Një nga operatorët kryesorë vendas të përpunimit të qumështit në vend pohoi për Monitor se pavarësisht se në këtë periudhë prodhimi i qumështit të lopës është stabilizuar dhe çmimi është ulur, rënia e tij nuk ka ndikuar në çmim. Ulja e lehtë e çmimit është ndikuar nga shtimi i furnizimeve me qumësht importi, për shkak të leverdishmërisë së çmimit dhe sigurimit të sasisë.

“Prodhimi i qumështit të lopës në këtë periudhë është stabilizuar dhe ka mjaftueshëm në treg. Çmimi i shitjes së qumështit nga fermeri është ulur nga 90 lekë me TVSh në 80 deri 83 lekë me TVSH për litër. Pra, çmimi është ulur pak, por rënia e kostos në furnizimin me lëndë të parë është reflektuar në paga punonjësish që janë rritur shumë, por mbi të gjitha jemi në vështirësi për gjetjen e tyre.

Për këtë arsye ka hyrje të lartë të qumështit nga jashtë, pasi edhe çmimi është më i lirë. Në Hungari nga ku po furnizohemi çmimi i qumështit është 76 me TVSH plus taksën 10%”,-u shpreh një nga drejtuesit e fabrikave të përpunimit të qumështit.

Ndërsa çmimi i qumështit të deles dhe dhisë vijon të shitet me çmim të lartë nga fermerët. Për këtë arsye operatorët pohojnë se në këtë periudhë po e magazinojnë qumështin për prodhim të produkteve të gatshme. Për shkak të kostove të lartë të blegtorisë dhe mungesës së subvencioneve prej muajsh në tregun vendas pesha e qumështit të importuar është zgjeruar.

Për periudhën janar-prill 2023, sipas të dhënave të Doganave, sasia e qumështit të importuar u rrit 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Në vlerë importet e 4-mujorit u shtuan 39%. Ndërsa prodhimi vendas është me rënie. Sipas të dhënave të INSTAT sasia e qumështit të lopës së grumbulluar në 2022 ishte 7% më pak se 2021. Sasia e grumbulluar të qumështit të deles u rrit 10%, ndërsa e qumështit të dhisë u shtua 18,6%. Për sa i përket konsumit, operatorët pohuan se pavarësisht sezonit turistik ende nuk janë realizuar pritshmërinë e tyre. Ata shprehen se në zonat turistike me tepër shitjen bëhen për supermarketet, pasi hoteleria kërkon çmime më të lira se tregu./Monitor

cmimi i qumeshtit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin