17 November 2025, 18:22
Nga E.d
Foto ilustruse
SHKODËR- Qyteti i Shkodrës është prekur nga moti i keq, i shoqëruar rreshje shiu intensive dhe stuhi. Si pasojë e kësaj situate, pesë makina kanë mbetuar të bllokuara në aksin rrugor Breg Lumi–Theth. Kjo pasi një masiv inertesh ka rënë mbi rrugë si pasojë e kushteve të vështira atmosferike, gjë e cila ka shkaktuar edhe bllokimin e rrugës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci ka thënë se bashkia është angazhuar menjëherë me të gjitha kapacitetet në terren, sapo është njoftuar për bllokimin e 5 mjeteve. Beci tha se makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i emergjencave është nisur drejt zonës për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin e personave të bllokuar.
Reagimi i Benet Becit
Bashkia Shkodër është angazhuar menjëherë me të gjitha kapacitetet në terren, sapo është njoftuar për bllokimin e 5 mjeteve dhe 9 personave në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive. Makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar.
Strukturat tona po punojnë me intensitet për të normalizuar qarkullimin dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo situatë e krijuar nga kushtet e vështira atmosferike./Dosja.al
shkodra rreshje shiu stuhi
Aktualitet
17 November 2025, 17:37
E.d
Foto ilustruse
FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier-Seman. Një makinë tip "Benz" ka përplasur një karrocë,...
Aktualitet
17 November 2025, 16:09
M.L
Autori, Martin Cani
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka shpallur pretencën për çështjen ndaj të miturit Mario Përlles...
Aktualitet
17 November 2025, 15:41
M.L
KOSOVA- Ylli botëror i operës, Ermonela Jaho, solli në Gjakovë një nga performancat më të fuqishme të karrierës s...
Aktualitet
17 November 2025, 15:36
M.L
Foto ilustruese
Fondacioni Vodafone në Shqipëri dhe British Council kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për t&e...
Aktualitet
17 November 2025, 15:08
M.L
Foto ilustruese
VLORA- Një 36-vjeçar është vënë në pranga sot në qytetin bregdetar të Vlorës, pasi...
Aktualitet
17 November 2025, 14:51
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Policia greke ka vijuar hetimet për vrasjen e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar, ngjarje e cila ndodhi më 5 teto...
Aktualitet
17 November 2025, 14:22
I.A
STRASBURG- Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka parashtruar të hënën një listë me pyetje për qeverinë sh...
Aktualitet
17 November 2025, 14:09
E.d
Foto ilustruse
DIBËR- Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me armë zjarri, ngjarje e cila ndodhi disa ditë më parë në...
Aktualitet
17 November 2025, 14:12
E. D
Ilir Beqaraj dhe Gentian Bejtja
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 23 vite burg për një prej autorëve të vrasjes s&...
Aktualitet
17 November 2025, 13:16
I.A
Eduart Merkaj
TIRANË- Drejtori i AMP Eduart Merkaj raportoi të hënën në komision për çështjet e brendshme dhe t&e...