LIVE UPDATES
Aktualitet

'Narcos Olympos'- Në malin e perëndive kanë zbritur ZOTAT, shqiptarët, karteli më i madh i kanabisit në Evropë

"Biznesi" i madh nisi një vit më parë, me prerjen e qindra pemëve në anën lindore të Olimpit, në lartësinë 1500 metra dhe krijimin e një sistemi të posaçëm vaditjeje të gjatë disa kilometra nga burimet e Olimpit dhe "blerjen" e dhjetëra mushkave që do transportonin "mallin" por edhe veglat e punës.

26 September 2022, 22:01 Nga k.m.
'Narcos Olympos'- Në malin e perëndive kanë zbritur
Foto nga plantacioni

GREQI- Kush... El Chapo? Jo. Mafia shqiptare ngriti një super kultivim me trafikantë grekë. Në malin e Olimpit gjenden 40 hektarë, 11 ton hashash me vlerë 40 milionë euro dhe tre “kopshtarë” – Në kërkim “El Patron”. "Protothema" shkruan se rasti "Olympos" të kujton versionin grek të serialit të njohur të Netflix, "Narcos", pasi mafia shqiptare, në partneritet me trafikantët grekë, tentoi të krijonte kartelin më të madh të kanabisit në Evropë në malin më të lartë të vendit fqinjë.

Një "superkulturë" prej 40 hektarësh në pesë nivele që do të prodhonte në fazën e parë më shumë se 11 tonë kërp të cilësisë së shkëlqyer, narkomanët do kishin fitime që do të i kalonin 40 milionë euro.

'Narcos Olympos'- Në malin e perëndive kanë zbritur
Pamje nga plantacionet e drogës

"Biznesi" i madh nisi një vit më parë, me prerjen e qindra pemëve në anën lindore të Olimpit, në lartësinë 1500 metra dhe krijimin e një sistemi të posaçëm vaditjeje të gjatë disa kilometra nga burimet e Olimpit dhe "blerjen" e dhjetëra mushkave që do transportonin "mallin" por edhe veglat e punës.

Rreth 15 veta punonin për të mbjellat çdo ditë, ndërkohë që organizata ishte kujdesur për gjithçka. Madje kishin edhe një fermentues buke për punëtorët që punonin në anën lindore të Olimpit. Madje kishte edhe gra që kujdeseshin për ushqimin dhe pastërtinë e tyre.

Mirëpo versioni grek i “Narcos” u shkatërrua pas gati dy muajsh hetime nga Policia greke, e cila angazhoi 120 oficerë policie, dronë dhe helikopterë. “TEMA” prezanton përmes përshkrimeve, informacioneve, reportazheve dhe dokumenteve fotografike të pabotuara ka treguar se çfarë ndodhte në Olimp. U shënua një rast i paprecedentë, pasi u shkulën me rrënjë 5052 fidanë 3 metra të lartë, ndërsa u gjetën gati 22 kg që kishin arritur të thaheshin.

'Narcos Olympos'- Në malin e perëndive kanë zbritur
Pamje nga plantacionet e drogës

Informatori

E gjitha nisi në fillim gushti. Prokuroria e Narkotikëve të Larisës sapo ka përfunduar një operacion të madh në Agia me kapjen e më shumë se 2000 fidanëve kanabis, kur bie telefoni. Në anën tjetër të linjës, një zë i thellë i zbulon oficerit se në një zonë të paarritshme të Olimpit lindor ka një super-kultivim kanabisi nga një organizatë kriminale që dëshiron të ngrejë në Greqi kartelin më të madh në Evropë. Dikush donte të ishte Pablo Escobar i Greqisë. Disa detaje të dhëna nga “informatori”, para se të mbyllte telefonin me nxitim, i çuan efektivët në përfundimin se informacioni ishte i vlefshëm dhe duhet të hetohej më tej.

Çështja me emrin e koduar “Olympus” koordinohet nga drejtori i përgjithshëm rajonal i Thesalisë, gjenerallejtënant Asterios Mantziokas, i cili informohet për detajet më të vogla dhe ecurinë e hetimeve. Dronët ngrihen dhe nga një lartësi shumë e lartë skanojnë të gjithë Olimpin. Por nuk mund të zbresin poshtë pasi rrezikojnë të bien në sy nga rojet e armatosura të plantacioneve dhe kështu mund të hidhej në erë i gjithë aksioni. Por po ashtu, moti dhe mikroklima në malin e perëndive, që ndryshon çdo 15 minuta me re dhe erëra të forta, e vështirëson situatën edhe më shumë. Është vendosur të ngrihet një helikopter i pajisur me kamera me definicion të lartë për të skanuar shpatet e pjerrëta.

'Narcos Olympos'- Në malin e perëndive kanë zbritur
Pamje nga plantacionet e drogës

Më pas, plani ndryshon dhe oficerët vendosin të formojnë ekipe të vogla kërkimore duke përdorur kafshë dhe nëpër shtigje të vështira dhe ecje për shumë orë, bëhen gati për të krehur zonën. Rreziku që të bien në syt tek vëzhguesit dhe rojet e plantacioneve është i madh dhe për këtë arsye i gjithë operacioni i cili zgjati katër javë. Në fakt, para se të fillonin ecjen, nëpër lugina, policët e shikonin zonën me dylbi për të mos rënë në postblloqe dhe kurthe.

Më në fund, në orët e para të 15 shtatorit, ekipet e zbulimit të Policisë gjejnë objektivin. Në një lartësi prej 1500 metrash, në zonën e malit Olimp, ata gjejnë atë që kanë kërkuar prej një muaji. Ajo që ata panë ishte vërtet mbresëlënëse. Plantacioni shtrihet në 5 nivele, me një sipërfaqe totale prej 40 hektarësh. Në zonë kishte ambiente për stafin që ishte zhvendosur atje lart, si dhe tharëse për bimët.

Policia, duke mos ditur se çfarë do të ndeshej, vendosi të kryente bastisjen nga EKAMitët e armatosur, pasi rreziku për t'u rënë mbi rojet e armatosura të kartelit dhe një "luftë" ishte i dukshëm. Në fund, bastisja ishte aq e papritur dhe e shpejtë, saqë gjithçka përfundoi paqësisht, ku policia vuri në pranga dy shqiptarë të moshës 31 dhe 47 vjeç. Rastësisht, funksionimi i autoriteteve përkoi me një ndryshim të personelit në plantacionet e Olimpit.

'Narcos Olympos'- Në malin e perëndive kanë zbritur
Pamje nga plantacionet e drogës

Anëtarët kryesorë të mafies shqiptare donin të ngrinin qendrën e prodhimit të kanabisit me cilësi të lartë në Evropë në malin 'më të egër'. Vendi që ata zgjodhën kërkonte një numër të madh njerëzish për të punuar, por edhe financim të madh, pasi kostot e prodhimit u shumëfishuan për shkak të topografisë së zonës. Një vit më parë ata ranë në kontakt me tregtarë të besuar vendas të drogës dhe filluan operacionet. Pasi zgjodhën pesë nivelet në të cilat do të rriteshin fidanët (çdo nivel ishte deri në 20 minuta ecje dhe ngjitje larg nga tjetri), ata filluan me sharrë elektrike duke prerë qindra bredha dhe lisa.

'Narcos Olympos'- Në malin e perëndive kanë zbritur
Pamje nga plantacionet e drogës

E gjithë faza përgatitore përfundoi para se të vinte dimri i kaluar dhe në mars, duke përdorur dhjetëra mushka, ata bartën plehra, fara dhe ilaçe për të filluar të korrat. Për gjashtë muaj, çdo ditë, rreth 15 veta punonin në mënyrë që 40 hektarët me mijëra fidanë të rriteshin plotësisht dhe të fillonte korrja në shtator. Në fakt, karteli kishte ndërtuar një minikomunitet për punëtorët, duke u siguruar gjërat e nevojshme për jetesën e tyre, ndërsa punësonin edhe gra që të kujdeseshin për gjithçka, nga pjekja e bukës deri te pastrimi i punëtorëve. Për më tepër, punëtorët mund të kalonin deri në disa javë të izoluar në vend, ndërsa përdornin një wireless special për të komunikuar me drejtuesit.

Kreu dhe karteli

Hetimet nuk përfunduan me operacionin në Olimp, pasi tani ata kërkojnë liderin që donte të ngrinte kartelin. Gjithçka tregon se “Eskobari i Greqisë” është një person me burime të mëdha financiare. Ai po gjurmohet, pritet kapja e tij!

mafia shqiptare ne greqi greqi


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin