21 April 2025, 15:19
Nga M.B
Katedralja
TIRANA- Kisha Katolike do të organizojë një meshë të veçantë në nderim të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta. Mësohet se mesha e Dritës do të mbahet sot, në orën 18:00, në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, si një akt lutjeje dhe mirënjohjeje për jetën dhe shërbimin e Papës, që për vite me radhë udhëhoqi Kishën Katolike me përvujtëri, dashuri dhe frymë ungjillore.
Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj fton meshtarët, rregulltarët e të gjithë besimtarët, të përqendrojnë lutjet dhe kremtimet Eukaristike për shpirtin e Atit të Shenjtë duke falënderuar Zotin për zërin e tij kumbues në shpalljen e Ungjillit si dritë rrezatuese e Krishtit, Bariut të Mirë, nga Selia e Pjetrit, për mbarë botën.
Njoftimi i plotë:
Të dashur meshtarë, motra dhe gjithë ju besimtarë të Popullit të Zotit në Tiranë-Durrës dhe njerëz vullnetmirë,
Në këtë ditë në të cilën Kisha kremton të Hënën e Pashkës së Ringjalljes së Zotit tonë Jezu Krishti, Hyji i çdo mirësie ka dashur të thërrasë pranë Vetës Bariun e Kishës Universale, të Emblin Krisht mbi Tokë (cit. Shenjta Katerina nga Siena), Papa Françeskun.
Me këtë rast, ju ftoj juve, meshtarë, rregulltarë e rregulltare, e të gjithë ju besimtarë, të përqendrojmë lutjet dhe kremtimet Eukaristike për shpirtin e tij, duke falënderuar Zotin për zërin e tij kumbues në shpalljen e Ungjillit si dritë rrezatuese e Krishtit, Bariut të Mirë, nga Selia e Pjetrit, për mbarë botën!
Veçanërisht ju ftoj të gjithëve, që të kremtojmë së bashku sot në mbrëmje në orën 18:00, Meshën e Dritës, për Papa Françeskun, në Katedralen e Shën Palit.
Ati, Hyji i Mëshirshëm që në provaninë e Tij, na dhuroi Papa Françeskun dhe sot e thirri pranë Vetës, i dhëntë atij shpërblimin e të drejtëve dhe neve ngushëllimin dhe Hirin e Shpirtit të Shenjtë.
Virgjëra Mari, Nëna e Këshillit të Mirë, Pajtoreja e popullit tonë dhe ndërmjetësimi i së Shenjtës Nënë Tereza dhe i të Lumit Vinçens Prenushi dhe Martirëve Shqiptarë, qofshin ngushëllimi i tij.
Imzot Arjan Dodaj
Arqipeshkëv Metropolit Tiranë - Durrës

papa françesku
Aktualitet
21 April 2025, 14:54
N.F
Foto
KOSOVË- Banka Qendrore e Republikës së Kosovë ka njoftuar se sipas projeksioneve të BQK-së, ekonomia pritet të rrit...
Aktualitet
21 April 2025, 14:21
r.ll
gjovalin prendi
LEZHË- Detaje të reja janë publikuar lidhur me vrasjen e Gjovalin Prendit në Lezhë. Gjithashtu është pu...
Aktualitet
21 April 2025, 14:30
N.F
Aksidenti
GJIROKASTËR- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelen...
Aktualitet
21 April 2025, 13:58
r.ll
foto e postuar nga kisha ortodokse e shqiperise
TIRANË- Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar për ndarjen nga jeta të...
Aktualitet
21 April 2025, 13:28
N.F
Arrestimi
KUKËS-Një 31-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Kukës. Arrestimi i tij më...
Aktualitet
21 April 2025, 13:07
r.ll
papa dhe imzot dodaj
TIRANË- Kryeipeshkëvi i Kishës Katolike shqiptare imzot Arjan Dodaj ka reaguar lidhur me vdekjen e Papa Françesk...
Aktualitet
21 April 2025, 12:58
r.ll
pamje nga audienca
TIRANË- Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka reaguar për ndarjen nga jeta të Pa...
Aktualitet
21 April 2025, 12:00
r.ll
muhamed lika
KOSOVË- Shtatë persona janë arrestuar në Kosovë, pasi dyshohen se kanë planifikuar dhe kryer vrasjen e rreshteri...
Aktualitet
21 April 2025, 11:32
N.F
Foto ilustruese
FRANCË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin Clermont-Ferrand&n...
Aktualitet
21 April 2025, 11:16
r.ll
pamje nga vizita e papes ne tirane
TIRANË- Papa Françesku është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 88-vje&cce...