LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërsa çmimet e vajit të ullirit po bien në BE, Shqipëria kryesoi rritjen në 2025 me 7.2%

Rënia ishte edhe më e madhe në disa vende, kryesisht prodhuesit kryesorë. Por ky trend rënës nuk u reflektua në Shqipëri.

12 February 2026, 14:29 Nga E.d
Ndërsa çmimet e vajit të ullirit po bien në BE,
Foto ilustruse

Ekspertët thonë se prodhimi tani po kthehet në nivele më normale pas goditjes nga valët e të nxehtit dhe thatësirat. Çmimet e vajit të ullirit për konsumatorët u rritën ndjeshëm vitet e fundit, duke u rritur me 78% midis 2022 dhe 2024.

Në vitin 2025, ato ranë me 23% në të gjithë BE-në, rënia e parë pas katër vitesh rritje radhazi sipas Eurostat. Rënia ishte edhe më e madhe në disa vende, kryesisht prodhuesit kryesorë. Por ky trend rënës nuk u reflektua në Shqipëri.

Në vitin 2025 sipas Eurostat, Shqipëria kryesonte për rritjen më të madhe të çmimit të vajit të ullirit, me 7.2%, e ndjekur nga Rumania me 6.2%. Pra pse po bien çmimet e vajit të ullirit në të gjithë Europën pas një periudhe rritjesh të forta? Dhe cilat vende kanë parë rëniet më të mëdha të çmimeve të vajit të ullirit?

Vite me rritje çmimesh

Çmimet u rritën me 4.1% në 2021, 14.5% në 2022, 34.4% në 2023 dhe 32.2% në 2024.

Duke parë ndryshimet mujore nga viti në vit, inflacioni i çmimeve të vajit të ullirit kaloi 50% në disa muaj që nga fillimi i vitit 2021 në BE.

Në mars 2024, norma arriti në 52.4%. Ajo ishte mbi 50% edhe në disa muaj në fund të vitit 2023.

“Për shkak të mungesës së prodhimit në dy sezonet e mëparshme (nga 2022 në 2024), të shkaktuar nga thatësira ekstreme që preku të gjithë rajonin e Mesdheut, por veçanërisht Spanjën, e kombinuar me stoqe të ulëta, e vetmja mënyrë për të rregulluar tregun ishte rritja e çmimeve”, tha Mariana Matos, sekretare e përgjithshme e Casa do Azeite, Shoqata Portugeze e Vajit të Ullirit, për Euronews Business.

Rënie e fortë e prodhimit

Të dhënat nga Këshilli Ndërkombëtar i Ullirit (IOC) tregojnë një rënie të fortë të prodhimit të vajit të ullirit në BE në sezonet e fundit. Prodhimi ra me 39% në sezonin 2022/23, duke zbritur në 1.39 milionë tonë nga 2.27 milionë tonë në 2021/22. Prodhimi u rikuperua në 1.55 milionë tonë në 2023/24, por mbeti ende shumë nën mesataren.

Shifrat paraprake sugjerojnë se prodhimi do të rritet në rreth 2,110 mijë tonë në sezonin 2024/25. Më pas pritet të mbetet pak nën këtë nivel në 2025/26. IOC theksoi se vala e të nxehtit në verën e vitit 2022 ndikoi ndjeshëm vendet kryesore prodhuese të ullirit në rajonin e Mesdheut.

“Në çdo treg, ndryshimet në ofertë krijojnë presione për ulje ose rritje të çmimeve,” tha një zëdhënës i IOC për Euroneës Business.

Spanja është prodhuesi më i madh i vajit të ullirit në BE, duke përfaqësuar më shumë se 65% të prodhimit të BE-së në sezonin e fundit.

Mes 35 vendeve europiane, Spanja regjistroi rënien më të madhe të çmimeve të vajit të ullirit për konsumatorët në 2025, me 38.9%. Greqia pasoi me një rënie prej 29.2%, ndërsa Portugalia me 24%. Këto ishin të vetmet tre vende ku çmimet ranë më shumë se mesatarja e BE-së.

Mes “katërshes së madhe” të BE-së, Franca shënoi rënien më të vogël, ndërsa çmimet ranë më fort në Itali dhe Gjermani. Turqia nuk përfshihet në të dhënat e Eurostat. Sipas statistikave turke, çmimet për vajrat e tjerë ushqimorë, përfshirë vajin e ullirit dhe vajin e lulediellit, u rritën me 31% midis dhjetorit 2024 dhe dhjetorit 2025.

Korrje të dobëta dhe kostot e energjisë

“Gjatë dy viteve të fundit, kombinimi i korrjeve të dobëta radhazi, mungesave në furnizim dhe kostove të energjisë i shtyu çmimet për konsumatorët në nivele historikisht të larta,” tha Rafael Pico Acevedo, drejtor i Shoqatës së Eksportuesve Spanjollë të Vajit të Ullirit (ASOLIVA), për Euronews Business.

“Përmirësimi i ndjeshëm i prodhimit në sezonin 2024/25, veçanërisht në Europën Jugore, ka ndihmuar në normalizimin e furnizimit dhe në zbutjen e këtyre presioneve, duke sjellë rënie të theksuara të çmimeve.”

Acevedo theksoi se ndryshimet mes vendeve pasqyrojnë kryesisht rolin e tyre në zinxhirin e vlerës. Në vendet kryesore prodhuese, si Spanja, Greqia dhe Portugalia, rritja e disponueshmërisë së produktit përcillet më shpejt te çmimet në burim dhe më pas te çmimet për konsumatorët.

“Në këto tregje, ndikimi i një korrjeje të mirë është më i drejtpërdrejtë dhe më i dukshëm, gjë që shpjegon rëniet më të forta,” tha ai.

Mariana Matos tha se, krahas rritjes së ofertës që po kthehet në nivele mesatare, edhe kërkesa më e ulët po shtyn çmimet poshtë. Rritjet e mëparshme të çmimeve çuan në një rënie të fortë të konsumit të vajit të ullirit./Euronews

vaj i ullirit shqipëria be

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin