LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ndërtesat fetare si pjesë e agjendës gjeopolitike të Erdoganit", DW: Me ndërtimin e xhamive Turqia synon të sigurojë ndikimin e saj në Ballkan

Me ndërtimin e xhamive Turqia synon të sigurojë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe të përhapë islamin konservator. Këto ndërtesa fetare janë edhe pjesë të agjendës gjeopolitike të Erdoganit.

3 July 2025, 08:33 Nga r.ll
"Ndërtesat fetare si pjesë e agjendës gjeopolitike të
xhamia e namazgjase ne tirane

TIRANË- Xhamia e Namazgjasë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, me minaret e saj 50 metra të larta dhe hapësirë ​​për afërsisht rreth 8,000 besimtarë, është një nga vendet më mbresëlënëse të adhurimit islamik  në Ballkanin Perëndimor. Ajo u financua, ndër të tjera, me rreth 30 milionë euro nga autoriteti fetar turk, Diyanet. Modeli i saj arkitektonik është Xhamia Blu në Stamboll.

Në tetor 2024 presidenti turk Erdogan vizitoi Tiranën për të inauguruar xhaminë pas një periudhe ndërtimi prej rreth dhjetë vjetësh. Atje ai nënshkroi edhe një marrëveshje për bashkëpunim me Shqipërinë në bujqësi dhe arsim dhe dhuroi disa dronë të prodhuar në Turqi.

Për më tepër, Diyanet siguroi ndikim në bordin e xhamisë së re dhe u emërua një imam turk - gjë që shkaktoi pakënaqësi në shoqërinë shqiptare.

Pas rënies së komunizmit në vitin 1990 në Tiranë u ndërtua një katedrale katolike dhe një katedrale ortodokse, përkatësisht në vitin 2001 dhe 2014. Pas tyre pasoi xhamia. Nën diktatorin Enver Hoxha Shqipëria e shpalli veten si vendi i parë ateist. Duke filluar nga viti 1967, fetë u ndaluan dhe të gjitha institucionet fetare u mbyllën.

"Shembulli i Xhamisë së Namazgjasë tregon se si Turqia vepron si një fuqi rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe përpiqet të rrisë ndikimin e saj përmes ndërtimit të xhamive", thotë Natalie Clayer, studiuese e çështjeve sociale në Ecole des Hautes Etudes en Sciences Sociales (EHESS) në Paris. Ndërtimi i xhamive, si një formë e fuqisë, është i ndërthurur ngushtë me interesat ekonomike, politike dhe ushtarake. "Megjithatë, aktorët vendas sigurisht që kanë njëfarë lirie veprimi dhe po e përdorin atë", thotë Clayer.

Pala turke vazhdimisht i theksoi interesat e saj: Për dy vjet, nga viti 2017 deri në vitin 2019, punimet e ndërtimit në Xhaminë e Namazgjasë u pezulluan sepse Turqia kërkoi që Shqipëria të ekstradonte disa individë që dyshohet se ishin të lidhur me lëvizjen Gylen.

Pas përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016, Erdogan fajësoi lëvizjen e predikuesit, tani të ndjerë, Fethullah Gylen dhe persekutoi anëtarët e saj brenda dhe jashtë vendit. Punimet e ndërtimit rifilluan vetëm pas ekstradimit të të dyshuarve në Turqi.

Turqia ka zëvendësuar Arabinë Saudite

Edhe kur një xhami ndërtohet me financim të jashtëm, iniciativa zakonisht vjen nga komunitetet lokale, të cilat gjithashtu kontribuojnë një pjesë të kostove. Megjithatë, kur bëhet fjalë për ndërtesa fetare të mëdha në kryeqytete, interesat e aktorëve kombëtarë dhe të jashtëm zakonisht janë po ashtu në lojë, thotë Nathalie Clayer. "Imazhi i shtetit, nevojat e bashkësisë islame, vetëbesimi kombëtar dhe kërkesat ndaj feve të tjera - të gjithë këta faktorë luajnë një rol në ndërtimin e një vendi adhurimi dhe zgjedhjen e modeleve arkitekturore".

Turqia është aktualisht lider nëBallkanin Perëndimor  në financimin e ndërtimit të xhamive. Ky nuk ishte rasti në vitet e para pas rënies së ish-Jugosllavisë. Në Bosnjë-Hercegovinë, rreth 600 xhami u shkatërruan plotësisht dhe qindra të tjera u dëmtuan gjatë luftës 1992-1995, siç shkruan eksperti Robin Cognée në studimin e tij mbi ndërtimin e xhamive në Bosnjë-Hercegovinë.

Pas përfundimit të luftës në vitin 1995, Arabia Saudite ishte fillimisht sponsori kryesor i rindërtimit të xhamive në këtë shtet të Ballkanit Perëndimor. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe ngritjes së Erdoganit në pushtet në vitin 2002, Turqia zuri gjithnjë e më shumë vend qendror edhe në B-H.

Nacionalizmi në vend të islamit

Nga ana tjetër, Arabia Saudite është tërhequr gjithnjë e më shumë në kohën e princit Mohammed bin Salman. Projektet e xhamivetë financuara nga Arabia Saudite janë dorëzuar në duar lokale.

Në "Vizioni 2030", i cili përcakton përparësitë e politikës saudite deri në fund të dekadës, bin Salman i dha përparësi restaurimit të xhamive historike në vetë Arabinë Saudite dhe ruajtjes së trashëgimisë së saj kulturore.

"Islami vehabist është sot më pak i rëndësishëm në Arabinë Saudite sesa nacionalizmi", thotë Kristin Smith Diwan i Institutit të Shteteve të Gjirit Arab në Uashington, D.C. Bin Salman të paktën zyrtarisht i ka thënë lamtumirë Islamit vehabist, të cilin Arabia Saudite e ka eksportuar prej kohësh: Ai e përshkroi atë si të vjetëruar në një fjalim televiziv në vitin 2021.

"Imperializmi infrastrukturor" i Erdoganit

Turqia e sheh veten si trashëgimtare të Perandorisë Osmane në Ballkanin Perëndimor dhe thekson pretendimin e saj për të qenë një fuqi rajonale. Kjo ka të bëjë me më shumë sesa thjeshtpolitikën fetare  të qeverisë nën Partinë AKP të Erdoganit.

Ndërtimi i xhamive është vetëm një komponent i politikës turke të infrastrukturës - jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Kaukaz, Azinë Qendrore, Afrikën e Veriut dhe Afrikën Sub-Sahariane, thotë Rebecca Bryant, profesoreshë e antropologjisë kulturore në Universitetin e Utrechtit. Ndërtimi i xhamive duhet të shihet në një kontekst më të gjerë gjeopolitik.

Qofshin linja hekurudhore, porte, hotele apo qendra tregtare: Investitorët turq po operojnë në një shkallë të gjerë nga Sarajeva në Bosnjë deri në Batumi në Gjeorgji, nga Astana, kryeqyteti i Kazakistanit, deri në Qipron Veriore dhe Senegal.

Horizonti futurist i Astanës, për shembull, u realizua kryesisht nga kompanitë turke të ndërtimit, thotë Bryant. Shumë tendera iu dhanë firmave të ndërtimit me lidhje të drejtpërdrejta me Erdoganin. Bryant e quan këtë formë të ndikimit politik "imperializëm të infrastrukturës".

Megaprojektet si kompleksi që përfshin pallatin presidencial, ndërtesën e parlamentit, hotelet e mëdha dhe një xhami (kjo e fundit nuk ishte përfunduar ende në kohën e inaugurimit), të cilën Erdogan e përuroi në maj 2024 në pjesën e kontrolluar nga turqit të Nikozisë, Qipro Veriore, pas pesë vitesh ndërtimi, janë "vende gjeopolitike ku Turqia shpreh vizionin e saj për të ardhmen".

Erdogani mbështetet në ngjashmëritë etnike, fetare ose historike dhe përdor retorikën e "vëllazërisë" dhe një "fati të përbashkët" që lidh Turqinë me këto vende. Projektet kanë për qëllim të sinjalizojnë: "Ne jemi e ardhmja. Ne jemi më modernë se Perëndimi", shpjegon antropologu kulturor Bryant. Kështu, ndërtimi i xhamive është një gur themeli i një vizioni turk për të ardhmen, në të cilin Perëndimi nuk është më pika përfundimtare e progresit./DW

turqi ballkani perendimor

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin