LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërtimi i “Hec Skavica” cënon jetën e 15 mijë banorëve/ VOA: Debate të reja politike për një projekt të vjetër

Së fundi, përmes kontenstimeve të shumta, po diskutohet për ndërtimin e kësaj vepre hidroenergjitike nga Shoqëria “Bechtel International Inc”. Për këtë qëllim parlamenti 3 vjet më parë miratoi një ligj të posaçëm. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Tiranë, Mimoza Picari sjell një ballafaqim të argumentave të shoqërisë civile, juristëve dhe autoriteteve publike mbi këtë çështje.

26 February 2024, 20:02 Nga S.N
Ndërtimi i “Hec Skavica” cënon jetën e 15 mijë
Foto Ilustrim

SHQIPËRI- Në Shqipëri diskutimet mbi ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës në kaskadën e lumit Drin, mbi 3 hidrocetralet e tjera, Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës, kanë një zanafillë që prej periudhës së komunizmit. Vetëm në dy dekadat e fundit ky projekt ka marrë vemendjen e disa kompanive në të paktën 3 raste, por proçedurat kanë dështuar.

Së fundi, përmes kontenstimeve të shumta, po diskutohet për ndërtimin e kësaj vepre hidroenergjitike nga Shoqëria “Bechtel International Inc”. Për këtë qëllim parlamenti 3 vjet më parë miratoi një ligj të posaçëm. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Tiranë, Mimoza Picari sjell një ballafaqim të argumentave të shoqërisë civile, juristëve dhe autoriteteve publike mbi këtë çështje.

Që prej vitit 2021, kur u miratua ligji që përcakton “Procedurën e veçantë për negocimin, ekzekutimin dhe miratimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International Inc”, për projektimin dhe ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës, e më pas dhe një VKM për miratimin e kontratës së fazës së parë për shërbime teknike mes KESH dhe kompanisë në fjalë, dy shoqata që përfaqësojnë interesat e banorëve e luginës së Drinit të Zi, si dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, kanë ngritur disa shqetësime, të cilat u konkretizuan me ankime në Gjykatën Kushtetuese.

Ata pretendojnë se HEC-i i Sakvicës, cënon jetën e mbi 15 mijë banorëve në mbi 40 fshatra dhe sjell dëme të paripariueshme mjedisore, të trashëgimisë kulturore dhe të veprimtarisë ekonomike në zonë. Ankimuesit çmojnë se edhe ligji në vetvete shkel disa parime kushtetuese, si të drejtën e informimit për çështjet mjedisore, liritë ekonomike dhe shmang konkurencën pasi përcakton një kompani të vetme për studimin dhe ndërtimin.

Nga ana tjetër autoritetet zyrtare argumentojnë se ndërtimi i HEC Skavicës, do të rrisë prodhimin e energjisë përmes hidrocentraleve në vend, i cili aktutalisht mbulon mbi 70% të nevojave në vend, si dhe do të shmangë përmbytjet në zonën e nënshkodrës. Ligji përcakton dy faza, faza e parë parashikon kryerjen e studimeve dhe analizave në zonë, dhe faza e dytë ndërtimin, që do ta varet nga rezultatet e studimit. Projekti ndodhet në fazën e parë. KESH, ka paguar shoqërinë “Bechtel Limited”- dega në Shqipëri, për kryerjen e studimit me një vlerë prej rreth 16 milionë euro.

Një prej kontenstimeve lidhet me mungesën e studimeve për zonat që preken, vlerësimin ekonomik apo kostot, para se të miratohej ligji.

“Çdo ligj para hartimit dhe miratimit duhet të kalojë përmes një vlerësimi paraprak. Në këtë rast nuk u bë asgjë. Qeveria nuk di sa banorë do preken, sa është volumi ekonomik i zonës dhe për më tepër nuk di as sa është potenciali në të ardhmen e këtij volumi ekonomik. Sepse nuk ka asnjë studim. Në invenstime kaq të mëdha duhe të ketë studime”, u shpreh për Zërin e Amerikës Dorian Matlija, drejtor ekzekutiv i Res Publica.

Përfaqësues të qeverisë të pyetur në Gjykatën kushtetuese, në dhjetor të vitit të kaluar gjatë seancës ku u parashtruan argumentat e palëve, se përse nuk ishin kryer studime para miratimit të ligjit, thanë se ligji u miratua pikërisht për këtë arsye, që në fazën e parë të kryhen studimet dhe të përllogariten kostot.

Autoritetet publike i mëshuan faktit se ndërtimi i Hidrocentralit i përket fazë së dytë, dhe varet nga rezultatet e studimit. Ndërkohë ligji parashikon që Shoqëria “Bechtel International Inc.” do ndihmojë qeverinë në sigurimin e mbështetjes financiare për projektin. Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese u ndalën në seancë edhe tek arsyet i miratimit të këtij ligji.

“Përse kemi nevojë për një ligj për procedurën e negocimit? Nga buron nevoja për këtë ligj? Pra është i dedikuar, është vetëm për kompaninë “Bechtel”, vetëm për Skavicën. Cila është baza ligjore? Përse e bën qeveria kët?. Është vullnet politik? Apo është detyrim ligjor? Kjo është pyetja”, tha Holta Zaçaj Kryetare e Gjykatës Kushtetuese në seancën që u zhvillua në Gjykatën Kushtetuese në dhjetor të 2023-it.

“Mund të negociohet me një subjekt privat vetëm nëpërmjet një procedure ligjore. Sot ne njohim disa forma se si negociohet me palët private. Është ligji i prokurimit, ai i konçensioneve, sepse të negociosh me një subjeket privat kushtetuta të jep të drejtë, sidomos për ato projekte që kanë një kufizim të të drejtave, duhet hartuar një ligj në kuptim të nenit 17. Në rast se ka një cënim të të drejtave ose kufizim për një interes publik të bëhet me një proçedurë që e cakton ligji”- u shpreh Herald Jonuzaj, Përfaqësues i Këshillit të Ministrave në të njëjtën seancë.

Ndërkohë KSHH i tha Zërit të Amerikës se në këtë rast kemi cënim të parimeve kushtetuese dhe të sigurisë juridike pasi anashkalohen një sërë ligjesh që parashikojnë garë të hapur dhe konkurencë.

“Është anashkaluar krejtësisht legjislacioni në fuqi, mbi prokurimet publike, konçensionet, Partneritetet Publike Private, ligji për vlerësimin e ndikimit në mjedis apo për vlerësimin strategjik të mjedisit”- u shpreh për Zërin e Amerikës Erida Skëndaj, Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Rast i ngjashëm i një ligji që përcakton procedurë të vecantë për të negociuar me një kompani të vetme, është ai për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, që u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2021. Ndërkohë në Qendrën e Botimeve Zyrtare Zëri i Amerikës konstatoi dhe ligje të tjera të kësaj natyre, si ai për ndërtimin e portit të Karpenit, të aeroportit të Vlorës, për ndërtimin e rrugës së Arbrit, apo për sigurinë kibernetike. Juristët që mbrojnë të drejtat e banorëve të luginës së Drinit të Zi, kanë një qasje kritike kur bëhet fjalë për miratimin e ligjeve të tilla që përcaktojnë kompani të veçanta për ndërtimin e veprave të ndryshme.

“Praktika të tilla, unë i konsideroj korrupsion legjislativ, përmes dhënies së privilegjeve më anë të ligjit, duke krijuar imunitet kolektiv për vendimarrësit. Kjo është gjëja me e dëmshme për një shtet të së drejtës”- tha për Zërin e Amerikës Jordan Daci, avokat.

Por një nga shqetësimet serioze të shoqatave që kundërshtojnë ndërtimin e HEC Skavicës, lidhet me faktin se ligji parashikon që si studimi i ndikimit në mjedis ashtu dhe ndërtimi të kryhet nga Shoqëria “Bechtel”. Avokati Dorian Matlija është skeptik edhe pse oponenca do të kryhet nga KESH.

“Studimet e kësaj natyre që janë të fazës së parë duhet t’i bëjë organi që zhvillon projektin, që në rastin konkret është KESH-i, apo Ministria përkatëse. Nuk mund t’i bëjë subjekti privat i kontraktuar, aq më tepër kur ky subjekt është po ai që do të ndërtojë dhe veprën. Jemi në konflikt të hapur interesi”- vijoi Dorian Matlija, Avokat.

Ky ishte një moment që mori dhe vëmendjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, gjatë seancës ku palët parashtruan argumentat. “Përse është e njëjta kompani që bën dhe studimin e fizibilitetit dhe sipas ligjit është po ajo që do të lidhë dhe kontratën e dytë që ka të bëjë më zbatimin. A ka një arsye”, iu drejtua Holta Zaçaj Kryetare e Gjykatës Kushtetuese përfaqësuesit e qeverisë.

“ Nuk shoh ndonjë pengesë ligjore. Mund të jetë një studim që nesër kompania në fazën e dytë tërhiqet. Kjo nuk do të thotë se ne mund të mos vazhdojmë me një kompani tjetër”,u përgjigj Herald Jonuzaj, Përfaqësues i Këshillit të Ministrave.

E drejta për të informuar publikun që preket nga ndërtimi i HEC Skavicës për çështjet mjedisore, gjithashtu ngjalli interesin e anëtarëve të gjykatës kushtetuese, në seancën e dhjetorit të vitit të kaluar.

“Publiku i ndikuar kur duhet të pyetet, para miratimit të ligjit, apo pas miratimit të ligjit”, pyeti Elsa Toska, Anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

“Mendimi i publikut do të merret në momentin që janë realizuar këto studime, mbi bazën e të dhënave shkencore por edhe studimet që palët i kanë bërë me inisiativën e tyre. Kur të vijë faza e dytë e shqyrtimit dhe e dhënies së të drejtës për ndërtimin e hidrocentralit e cila patjetër do kalojë në Kuvend, kërkon konsultim të gjerë”, u përgjigj Mimoza Arbi përfaqësuese e Kuvendit të Shqipërisë.

Gjykata kushtetuese, duke pasur parasysh se ligji e rregullon projektin e Skavicës në dy faza dhe faza e dytë fillon vetëm nëse finalizohet faza e parë, vlerësoi se kërkuesit legjitimohen vetëm për pretendimin për cënimin e së drejtës së informimit për çështjet mjedisore. Gjykata i la detyrë autoriteteve publike ta riparojnë shkeljen e konstatuar dhe të garantojnë të drejtën për informim gjatë fazës së parë të zbatimit të ligjit, si dhe detyrimin për marrjen parasysh në vijim të rezultateve të procesit të informimit për mbrojtjen e mjedisit, për aq sa është e mundur, në zbatim të nenit 8 të Konventës së Aarhusit.

“Qeveria duhet të ketë vullnetin maksimal për të dëgjuar banorët dhe mbi të gjitha të dëgjojë ekspertët dhe institucionet e vetë shtetit shqiptar, Akademinë e Shkencave, Institutin e Historisë, atë të Arkeologjisë. Të gjithë në bashkëpunim do të mund t’i provojnë qeverisë që kjo inisiativë është e gabuar”, vijoi Jordan Daci, avokat.

Edhe pse organizatat joqeveritare, nuk u legjitimuan për pjesën më të madhe të pretendimeve të tyre, si për cënimin e lirive ekonomike dhe të konkurencës, të dëmtimit të mjedisit, trashëgimisë kulturore apo të të drejtave të banorëve të luginës së Drinit të Zi, që preken nga ndërtimi i HEC të Skavicës, i konfirmuan Zërit të Amerikës se do ta vijojnë betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese, nëse kalohet në fazën e dytë të ligjit që parashikon ndërtimin e kësaj vepre hidroenergjitike.

Marrë nga VOA

 

hec skavica

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin