LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërtimi nuk do ndalet, sipërfaqja e re e lejeve llogaritet në 2 mln metra katror vetëm në janar-maj

Nga viti 2025, INSTAT nuk publikon më të plota sipërfaqen e lejeve të dhëna për ndërtim, pasi jep vetëm informacion vetëm mbi lejet e ndërtimit bazuar në të dhënat e siguruara nga bashkitë.

19 June 2026, 07:30 Nga E.d
Ndërtimi nuk do ndalet, sipërfaqja e re e lejeve llogaritet në 2
Foto ilustruse

Në vitin 2024, sipërfaqja e lejeve të dhëna për ndërtim arriti në 2.5 milionë metra katror, duke shënuar rritje të ndjeshme në krahasim me 333 mijë metra katror në 2015-n, përpara se të fillonte vala e re e ndërtimeve në vend, sidomos në kryeqytet.

Nga viti 2025, INSTAT nuk publikon më të plota sipërfaqen e lejeve të dhëna për ndërtim, pasi jep vetëm informacion vetëm mbi lejet e ndërtimit bazuar në të dhënat e siguruara nga bashkitë.

INSTAT ka sqaruar se në të dhënat e raportuara nuk përfshin lejet mbi 7 kate që jepen nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU. Si rrjedhojë, në vitin 2025, sipërfaqja e deklaruar e lejeve ishte vetëm 1.3 milionë metra katror, (gati përgjysmim) e dhënë kjo vetëm nga Bashkite.

Ndonëse KKTU ka dhënë vazhdimisht leje ndërtimi për kulla e resorte, nuk ka pasur transparencë se sa është sipërfaqja e dhënë për ndërtim në 2025-n dhe në 5 muajt e parë të 2026-s.

Një tregues indirekt janë të ardhurat e larta nga taksat lokale, ku 50-60% e të cilës vjen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. Nga taksat lokale, për periudhën janar maj 2026 janë mbledhur rreth 24 miliardë lekë të ardhura, me dyfishim nga e njëjta periudhë e 2025-s, ose rreth 12.7 miliardë lekë më shumë.

Rritja është aq e fortë sa ka ndikuar në përmirësimin e të ardhurave totale buxhetore. Për krahasim të ardhurat buxhetore në janar-maj ishin 34.3 miliardë lekë më shumë, pra vetëm taksat lokale kanë sjellë 37% të rritjes së buxhetit.

Monitor, duke u nisur nga rritja e lartë e zërit të taksave lokale, ku ndikimin kryesor e ka dhënë ajo e ndikimit në infrastrukturë ka përllogaritur, bazuar në të dhënat e 2024 se sa mund të jetë sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi vetëm në 5 muajt e parë të vitit.

Sipas përllogaritjeve të “Monitor” (të sqaruara më poshtë), rezulton se vetëm në 5 muajt e parë të vitit janë dhënë leje ndërtimi për rreth 2 milionë metra katror ndërtime, nga 2.5 milionë metra katror që ishin dhënë për gjithë vitin 2024, duke treguar për një vijim edhe më masiv të ndërtimeve në vend, nëse do të bëhen të gjitha projektet, që tashmë rezultojnë se kanë paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Në Tiranë, taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja për banim, tregti dhe shërbime është 8% e çmimit të shitjes për metër katror, bazuar në vlerën referuese të tregut. Ky nivel u vendos me paketën fiskale të Bashkisë Tiranë për vitin 2016, ku u rrit nga niveli prej 4% që ishte më parë. Edhe në Durrës e Vlorë, ku po ndërtohet masivisht, taksa është po 8% në disa zona qendror, (nivelet e tjera janë 4-6%), ndërsa në rrethet e tjera varion midis 4-8%.

Llogaritjet, leje për 2 milionë metra katror vetëm në 5 muajt e parë të vitit

Në vitin 2024, kur u arrit dhe rekordi i deritanishëm i lejeve, sipas të dhënave nga Ministria e Financave, të ardhurat gjithsej nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në gjithë vendin ishin 18.5 miliardë lekë, ose 57% e totalit të taksave lokale, që në vitin 2024 ishin 32.6 miliardë lekë. Në nivel njësi, rreth 77.4% të të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në 2024-n e mblodhi vetëm Bashkia Tiranë.

Në vitin 2025, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukture u ulën me 11% në 16.4 miliardë lekë (50% e totalit të taksave lokale), duke treguar për një tendencë rënëse të sipërfaqeve të lejeve të dhëna për ndërtim, por jo 50% siç rezulton nga sipërfaqja e lejeve për ndërtim të dhëna nga INSTAT. Në nivel njësie rreth 40.2% e  taksës së ndikimit në infrastukturë në 2025-n u mblodh vetëm nga Bashkia Tiranë. Ky fakt dëshmon një përqendrim të lartë territorial të këtij burimi fiskal, sipas Ministrisë së Financave.

Sipas raportit të Ministrisë së Financave,  të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në vend janë rritur nga 1.4 miliardë lekë në vitin 2015, në 16.4 miliardë lekë në 2025-n, ose 1057% më shumë. Vetë financat theksojnë se kjo tregon: a) rritje të ndjeshme të aktivitetit të ndërtimit; b) rol gjithnjë e më të madh të kësaj takse si burim financiar për njësitë vendore. “Megjithatë, për shkak të natyrës ciklike të sektorit të ndërtimit, varësia e lartë nga kjo taksë paraqet rreziqe për qëndrueshmërinë afatmesme të të ardhurave”, thuhet në raport.

Bazuar në të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në 2024-n (18.6 miliardë lekë) dhe sipërfaqen e dhënë për ndërtim (2.5 milionë metra katror), rezulton që nga taksa e infrastrukturës arkëtohet 7.4 mijë lekë për metër katror.

Me ketë të ardhur për metër katror dhe duke supozuar që rreth 60% e të ardhurave nga taksa lokale janë nga ajo e ndikimit në infrastrukturë, pra rreth 14 miliardë lekë (në fakt përqindja duhet të jetë më e lartë për shkak të rritjes së fortë të të ardhurave të ndikuar vetëm nga ky zë), sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi vetëm në 5 muajt e parë të vitit është të paktën 2 milionë metra katror.

Sigurisht që ky është një supozim, në mungesë të transparencës së institucioneve dhe i takon KKTU-së që të japë te INSTAT informacion të saktë lidhur me sipërfaqen e lejeve që ajo ka dhënë për ndërtim në 2025-n dhe në pesë muajt e parë të këtij viti.

Leje të shumta për kulla muajt e fundit

Katër mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit kanë marrë në shqyrtim disa qindra kërkesa për leje ndërtimi e zhvillimi ku përfshihen projekte turizmi, rezidencialë, infrastrukturë publike, ndërhyrje në energji dhe transport.

Një tregues indirekt që mat vrullin e lejeve të ndërtimit që po vijojnë të jepen në vend, janë arkëtimet e ndjeshme nga zëri i “Pushtetit vendor”, pjesa më e madhe e të cilës përbëhet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.

Të ardhurat nga pushteti vendos ishin 26.3 miliardë lekë për janar-prill 2026, me një rritje prej 118%, ose 14.2 miliardë lekë më shumë (rreth 150 mln euro).

Sekuestrimet e SPAK zbulojnë pastrime masive parash në ndërtim

Sekuestrimet e fundit të SPAK kanë nxjerrë sërish në pah përdorimin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme si kanale të dyshuara për pastrimin e parave. Në njoftimet e qershorit, SPAK bëri të ditur goditjen e rrjeteve të dyshuara për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim të produkteve të veprës penale, me sekuestro mbi pasuri të shumta.

Sipas raporteve të SPAK, mes aseteve të sekuestruara përfshihen troje, apartamente, garazhe, vila, llogari bankare, shoqëri tregtare dhe pasuri të lidhura me projekte ndërtimi në Tiranë dhe zona bregdetare.

Rasti i “Nova Construction” është ndër më domethënësit, pasi vendimi i gjykatës ka vendosur sekuestro mbi tre kulla të lidhura me këtë kompani, ndërsa ajo përmendet si një nga shoqëritë simbol të boom-it të ndërtimeve shumëkatëshe në Tiranë.

Sipas raporteve të SPAK sekuestrot, që përfshinin ndër të tjera tre kulla në kryeqytet, lidhen me dyshimet për pastrim parash në vlera të mëdha dhe investimin e të ardhurave të dyshuara kriminale në ndërtim. Shuma e sekuestros preventive arrin në mbi 128.4 milionë euro.

Në rastin më të fundit, SPAK njoftoi më 16 qershor sekuestrimin e një pakete të gjerë pasurish, ku përfshihen edhe vila, apartamente, pasuri të paluajtshme dhe shoqëri tregtare, në kuadër të një hetimi për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Sipas SPAK, hetimi lidhet me dyshimet se të ardhura me burim kriminal janë investuar në prona dhe aktivitete biznesi, duke e kthyer sërish sektorin e pasurive të paluajtshme në një nga kanalet kryesore të pastrimit të parave.

“Nga hetimet është provuar se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar në Shqipëri, në formën monetare “cash” për të shmangur sistemin bankar në fazën e parë dhe më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës etj.”, thotë SPAK në raportin e fundit.

Vlera totale e pasurive të sekuestruara dyshohet të jetë rreth 150 (njëqind e pesëdhjetë ) milionë euro, referoi SPAK./Monitor

janar-maj ndertimi leje

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin