LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, reagon Shoqata e Prokurorëve: Barrierat e vendosura mund të ngadalësojnë hetimet, cenohet sekreti hetimor

Prokurorët ngrenë shqetësimin se disa prej ndryshimeve mund të kufizojnë kompetencat dhe mjetet e prokurorit gjatë hetimeve.

1 October 2026, 10:28 Nga E.d
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, reagon Shoqata e
Foto ilustruse

TIRANA- Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë ka reaguar pas prezantimit të ndryshimeve në Kodin e Procedurës penale nga Kryeministri Rama ditën e djeshme. Përmes një reagimi zyrtar, ai ka paralajmëruar se kufizimi i kompetencave dhe shtimi i barrierave procedurale mund të ngadalësojnë hetimet.

Shoqata shprehet se mbështet përmirësimin e sistemit të drejtësisë dhe forcimin e garancive për të drejtat e njeriut, por kërkon që ndryshimet të bazohen në një analizë të plotë dhe në konsultim real me profesionistët e sistemit. Prokurorët ngrenë shqetësimin se disa prej ndryshimeve mund të kufizojnë kompetencat dhe mjetet e prokurorit gjatë hetimeve.

Në lidhje me këtë ata thonë se barrierat e reja procedurale për sekuestrimet, kontrollet, përgjimet dhe mbledhjen e provave mund të ngadalësojnë hetimet. Shoqata paralajmëron se kufizimi i informimit publik mund të ndikojë në interesin publik dhe besimin e qytetarëve te drejtësia.

Më tej, Shoqata e Prokurorëve argumenton se ndryshimet duhet të jenë në përputhje me arkitekturën e sistemit shqiptar të drejtësisë dhe të mos krijojnë fragmentim të përgjegjësive mes institucioneve. Duke iu referuar Reformës në Drejtësi dhe ndryshimeve të vitit 2017, prokurorët theksojnë se pavarësia e prokurorit dhe kontrolli gjyqësor duhet të funksionojnë si mekanizma plotësues në hetimin penal.

Reagimi i plotë:

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të nismës ligjore të prezantuar nga Këshilli i Ministrave, për një sërë ndryshimesh në Kodin e Procedurës Penale, e konsideron të domosdoshme, që në ushtrim të veprimtarisë së saj, të shprehë këtë qëndrim zyrtar si vijon. Së pari, Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë mbështet në parim çdo nismë ligjore që synon përmirësimin e sistemit të drejtësisë penale, përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Europian dhe të vendeve anëtare të saj, si dhe forcimin e garancive për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Mbrojtja e të drejtave të personit nën hetim dhe të pandehurit nuk është pengesë për drejtësinë penale, por kusht themelor i saj. Në të njëjtën kohë, një procedurë penale demokratike duhet të garantojë edhe aftësinë reale të shtetit për të zbuluar veprat penale, për të mbledhur dhe ruajtur provat, për të identifikuar autorët dhe për të mbrojtur viktimat dhe interesin publik. Një kod procedural ka nevojë për stabilitet të mjaftueshëm që institucionet ta zbatojnë në mënyrë të njëtrajtshme, që praktika gjyqësore të konsolidohet, që Gjykata e Lartë të mund të zhvillojë funksionin e saj njësues dhe që profesionistët e sistemit të krijojnë standarde të qëndrueshme pune.

Prandaj, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit procedural penal krijojnë, në vetvete, një problem të sigurisë juridike dhe të parashikueshmërisë së zbatimit të ligjit. Shoqata e Prokurorëve vlerëson se ndërhyrje të përmasave të tilla, që prekin themelet e hetimit penal, balancën ndërmjet subjekteve procedurale, si dhe vetë funksionalitetin e sistemit të drejtësisë penale, duhet të mbështeten në një analizë të qartë të problemeve të konstatuara në praktikë dhe në një vlerësim të plotë të ndikimit të ndryshimeve të propozuara. Gjithashtu, procesi i konsultimit publik duhet të jetë real, gjithëpërfshirës dhe me kohën e nevojshme për vlerësimin të efektit ndryshimeve mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë penale. Nga analiza paraprake e projekt-ndryshimeve të prezantuara, konstatojmë me shqetësim se një pjesë e konsiderueshme e dispozitave, në vend që të rrisin efektivitetin e ndjekjes penale dhe garantimin e drejtësisë penale, rrezikojnë të fragmentojnë kompetencat mes subjekteve procedurale, të ngadalësojnë ndjeshëm zbulimin e veprave penale, veçanërisht ato që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe të kufizojnë ndjeshëm informimin publik, duke cenuar interesin publik dhe besimin e qytetarëve te drejtësia.

Në mënyrë të veçantë, konstatohet një prirje për kufizim të kompetencave dhe mjeteve të kërkimit të provës në dispozicion të prokurorit gjatë fazës së hetimeve, duke vendosur barriera procedurale për sekuestrimet, kontrollet, përgjimet dhe përdorimin e provave të tjera. Ky kufizim vlerësohet si i pajustifikuar, teksa prokurori në Republikën e Shqipërisë (si në shtete të tjera të BE-së me sistem të ngjashëm magjistrature), është magjistrat, i pavarur në ushtrimin e funksionit, si dhe ka kurdoherë detyrimin për të grumbulluar të gjithë provat që tregojnë njësoj si fajësinë, ashtu edhe pafajësinë e personit. Në këtë kuptim, çdo ndryshim duhet të niset nga kjo premisë dhe jo nga një mosbesim i përgjithësuar ndaj funksionit të prokurorit. Projektligji ndërthur institute dhe zgjidhje të marra nga modele të ndryshme procedurale, pa qenë gjithmonë e qartë filozofia unifikuese e tyre. Një dispozitë nuk mund të transpozohet mekanikisht nga një sistem ku hetimin e drejton një organ tjetër, ku prokurori mund të ketë status dhe funksion të ndryshëm ose ku ekziston një gjyqtar hetues me kompetenca të plota, dhe të vendoset në një sistem ku Kushtetuta dhe Kodi ia ngarkojnë prokurorit drejtimin dhe përgjegjësinë e hetimit.

Krahasimi me legjislacionet e shteteve të tjera është i dobishëm vetëm kur është funksional dhe merr në konsideratë të gjithë arkitekturën institucionale të sistemit nga i cili merret zgjidhja, si statusin e prokurorit, rolin e gjykatës në hetim, mënyrën e formimit të provës, strukturën e dosjes, momentin e kontradiktoritetit, mjetet e ankimit dhe përgjegjësinë institucionale. Përndryshe, bashkimi selektiv i instituteve të sistemeve të ndryshme rrezikon të prodhojë një model procedural atipik, të paqartë dhe me qendra të fragmentuara përgjegjësie. Psh., ndërsa nga njëra anë importohen disa institute të Kodit italian (hetimet e mbrojtjes, retrodatimi i regjistrimit, “pritshmëria e arsyeshme për dënim”), nga ana tjetër konstatohet largim nga vetë modeli italian lidhur me vleftësimin e kontrollit dhe sekuestros nga prokurori.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson se çdo reformë duhet të avancojë më tej standardet e vendosura tashmë me Reformën në Drejtësi. Vetë Analiza e Sistemit të Drejtësisë e vitit 2015, që i parapriu Reformës në Drejtësi nuk propozoi rrëzimin e modelit prokurorial të hetimit. Ajo identifikoi në atë kohë probleme të qartësisë së rolit të prokurorit, mënyrës së organizimit të prokurorisë si një organ i centralizuar, afateve procedurale, kontrollit të hetimeve, gjykimit në mungesë, eficiencës dhe sistemit të ankimeve. Në këtë analizë u theksua se ndjekja penale duhet të ushtrohet nga prokurori, se hetimet paraprake janë faza ku mblidhen të dhënat dhe zbatohen mjetet e kërkimit të provës, dhe se gjykata ka rol kontrollues për ndërhyrjet më të rënda. Pra, diagnoza ishte për përmirësim të ekuilibrit dhe garancive, jo për heqjen e prokurorit nga qendra e hetimit. Pikërisht pas kësaj analize, u bënë ndërhyrjet në Kodin e Procedurës Penale, të hyra në fuqi në vitin 2017, të cilat kishin si objektiv të deklaruar njëkohësisht fuqizimin e rolit të prokurorit gjatë hetimeve dhe kontrollin gjyqësor të veprimeve të tij. Decentralizimi i prokurorisë u shoqërua me krijimin e gjyqtarit të seancës paraprake si mekanizëm kontrolli. Kjo tregon se ligjvënësi i reformës e konceptoi pavarësinë e prokurorit dhe kontrollin gjyqësor si elemente plotësuese, jo si alternativa që përjashtojnë njëra-tjetrën./Dosja.al

shoqata e prokurorëve ndryshimet kodi i procedures penale

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin