8 January 2023, 17:52
Nga F.M
Albano Velo dhe Andrew Bode
TIRANË- Andrew Bode, 44 vjeç, i njohur dhe me emrin Ervin, i shpallur në kërkim për ekzekutimin e Edmond Papës, ngjarje e ndodhur më 16 dhjetor në Tiranë ka histori të pambyllura me drejtësinë greke. Mësohet se i riu me origjinë nga Berati, është dënuar në mungesë nga drejtësia greke për trafikim të lëndëve narktotike dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet e vendit fqinj. Dyshimet janë të forta që për t’ju shmangur drejtësisë greke, Andreë Bode fshihet në Shqipëri, ku kontrollet po ushtrohen në disa qytete ku grupi hetimor ka pasur informacion për lëvizjet e tij.
Një nga këto qytete është dhe ai i origjinës së Bodes, Berati, ku ai kishte aplikuar për pasaportë me procedurë të përshpejtuar më datë 29 dhjetor dhe më datë 30 dhjetor, e ka tërhequr dokumentin. Fakti që ai ishte nxituar për marrjen e pasaportës, ngriti dyshimet për largimin jashtë vendit, por sistemi TIMS nuk e konfirmoi një gjë të tillë. Ndaj, grupi hetimor ka përqëndruar kërkimet në Shqipëri.
Në pranga për vrasjen e Papës në rolin e organizatorit është Albano Velo, por ai nuk ka pranuar akuzat për veprën penale. Ekzekutimi i Edmond Papës më 16 dhjetor në zonën e Selitës, dyshohet të jetë kryer në formë hakmarrje për vrasjen makabre Aleksandër Sadikajt, ngjarje e ndodhur më 11 qershor në rrugën Tiranë-Elbasan. Velo dhe Bode ishin miq të Sadikajt. Nën hetim është vënë dhe babai i Velos, Dilaver Velo, i cili ishte punonjës policie pranë komisariatit nr.4 në Tiranë. Ai dyshohet se ka ndihmuar të birin, por deri më tani nuk ka akuza konkrete ndaj tij.
andrew bode edmond papa armando velo ekzekutohet edmond papa
Aktualitet
8 January 2023, 17:38
F.M
Infektivi
TIRANË- 31 qytetarë janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa nuk është regjistruar asnj&eum...
Aktualitet
8 January 2023, 17:22
F.M
Alda Klosi (Çiko)
TIRANË- Alda Klosi (Çiko) është kthyer në kryefjalën e mediave pasi denoncoi për vjedhje pas...
Aktualitet
8 January 2023, 17:23
a.l
Lezhë
LEZHË- Një aksident i ndodhur në Dajç ka lënë gjithë zonën pa drita. Një furgon ësht&eu...
Aktualitet
8 January 2023, 17:09
a.l
heroina
FRANCË- Një 20- vjeçar shqiptar i identifikuar me emrin Fabjan Doda është vënë në pranga nga policia...
Aktualitet
8 January 2023, 16:41
F.M
Alda Klosi dhe bizhuteritë
TIRANË- Alda Klosi (Çiko), ish-zyrtare e Ministrisë së Rindërtimit dhe Programit të Reforma...
Aktualitet
8 January 2023, 16:31
a.l
aksident
GJIROKASTËR- Një aksident i rëndëështë shënuar pasditen e sotme në aksiin rrugor Gjirokastër-Kordhoc&...
Aktualitet
8 January 2023, 16:16
F.M
Alda Klosi
TIRANË- Dosja e vjedhjes së parave në shtëpinë me qira të ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Al...
Aktualitet
8 January 2023, 15:44
F.M
Alda Klodi dhe paratë
TIRANË- Alda Klosi, ish-shefja e kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt, të cil&eum...
Aktualitet
8 January 2023, 15:40
F.M
Sokol Ngresi
TIRANË- Historitë me ‘pastrueset hajdute’ nuk nisën në vitin 2022 në shëpinë e ish-zyrtares s&e...
Aktualitet
8 January 2023, 15:01
a.l
banore
TIRANË- Banorët e njesisë numër 4 në Tiranë kanë anuluar deklaratën që do të mbante sot Partia Dem...