23 April 2025, 20:58
Nga M.B
Irini Shehu
DIBRA- Ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu, është vënë në pranga. Arrestimi i saj është bërë pasi dyshohet se ka përndjekur një person.
Njoftimi i Policisë:
Dibër- Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasen I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasin R.D.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale "Përndjekja".
Shehu ishte vënë nën hetim edhe më parë për përndjekje të punonjësve, dhe ishte shkarkuar nga detyra pasi goditi me një mjet të fortë shefin e financës, Shaban Uklala. Ky i fundit pati bërë edhe denoncimin në polici ndaj Shehut.
Pas kësaj, punonjës të tjerë të spitalit e kanë denoncuar Shehun për fyerje dhe kërcënime teksa raportohet se rasti i fundit ka qenë kur policia njoftoi se ka bërë një tjetër procedim ndaj Shehut pasi dyshohet se ka kërcënuar me sms dhe thirrje telefonike shtetasen Sh.B 48 vjeçe.
Në atë kohë, Shehu është paraqitur në ambientet e spitalit dhe pse e kishte të ndaluar, ndërsa dhe nuk kanë munguar sërish përplasjet me punonjës të spitalit. Nisur nga këto ngjarje, prokuroria ka urdhëruar arrestimin e Irini Shehut, por kjo e fundit mundohet ta shmangë me gjendjen e saj shëndetësore teksa qëndron në një nga dhomat e spitalit nën monitorimin e policisë së shtetit.
irini shehu
Aktualitet
23 April 2025, 20:20
E. D
Antonjo Selami
SKOCI- Një 48-vjeçar shqiptar është dënuar me 45 muaj burg për një nga fermat më të m&eu...
Aktualitet
23 April 2025, 20:09
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Përfaqësues të lartë të komuniteteve fetare shqiptare do të udhëtojnë drejt Vatikanit ...
Aktualitet
23 April 2025, 18:58
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 38-vjeçare është vënë nën hetim në Tiranë, pasi dyshohet se qëndr...
Aktualitet
23 April 2025, 18:52
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kërkuar që të hetohet rasti i dhunës në Komisariatin nr.1 në Ti...
Aktualitet
23 April 2025, 17:56
M.B
Foto nga salla e gjyqit
TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi në favor t&eu...
Aktualitet
23 April 2025, 17:36
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Të vendosur që zëri i tyre të dëgjohet, një grup qytetarësh po proteston çdo dit&eum...
Aktualitet
23 April 2025, 17:24
M.B
Kryepeshkopi Joan Pelushi
TIRANA- Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi zhvilloi sot një...
Aktualitet
23 April 2025, 17:20
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 87-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës pasi ka ngacmuar një të mit...
Aktualitet
23 April 2025, 16:10
M.B
Foto ilustruese
POGRADEC- Peshkatarët e Pogradecit përmes një peticioni i kërkojnë Ministrisë së Bujqësisë t&e...
Aktualitet
23 April 2025, 15:37
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Disa granata dore janë gjetur në një fshat të Tiranës ditën e sotme. Sipas informacioneve, grana...