LIVE UPDATES
Aktualitet

"Nëse lë punën, të vrasin", rruga kryesore e trafikut të kokainës për në Europë/ Cili është roli i mafias shqiptare dhe si e zgjeruan praninë e tyre në Ekuador?

Pavarësisht se Ekuadori nuk e prodhon drogën, 70% e kokainës në botë tani rrjedh nëpër portet e tij, thotë presidenti ekuadorian Daniel Noboa. Ajo kontrabandohet në vend nga Kolumbia dhe Peruja fqinje, dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë.

9 April 2025, 13:52 Nga r.ll
"Nëse lë punën, të vrasin", rruga kryesore e
foto ilustruese

BRITANI- “Mafia shqiptare më merrte në telefon dhe më thoshte: “Duam të dërgojmë 500 kg drogë”. Nëse nuk pranon, të vrasin”.

César (jo emri i tij i vërtetë) është një anëtar i Kings Latin, një bandë kriminale droge në Ekuador. Ai u rekrutua nga një oficer i korruptuar i policisë kundër narkotikëve për të punuar për mafian shqiptare, një nga rrjetet më të fuqishme të trafikut të kokainës në Evropë. Mafia shqiptare ka zgjeruar praninë e saj në Ekuador vitet e fundit dhe tani ajo kontrollon pjesën më të madhe të rrjedhës së kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë.

Pavarësisht se Ekuadori nuk e prodhon drogën, 70% e kokainës në botë tani rrjedh nëpër portet e tij, thotë presidenti ekuadorian Daniel Noboa. Ajo kontrabandohet në vend nga Kolumbia dhe Peruja fqinje, dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë.

 

"Nëse lë punën, të vrasin", rruga kryesore e

Policia thotë se ka sekuestruar një sasi rekord droge të paligjshme vitin e kaluar, pjesa më e madhe e saj kokainë, dhe kjo tregon se eksportet totale janë në rritje. Pasojat janë vdekjeprurëse: Në janar të 2025 u regjistruan 781 vrasje, duke e bërë kështu muajin më vdekjeprurës në vitet e fundit. Shumë prej tyre kishin lidhje me tregtinë e paligjshme të drogës.

Ne folëm me njerëzit në zinxhirin e furnizimit për të kuptuar pse kjo krizë po përkeqësohet, dhe si po e nxit atë rritja e konsumit evropian të kokainës. César, 36 vjeç, fillimisht filloi të punonte me kartele kur ishte 14 vjeç, duke përmendur mundësitë e pakta të punës si një faktor.

"Shqiptarët kishin nevojë për dikë që të zgjidhte problemet," shpjegon ai. “I njihja rojet e portit, shoferët e transportit, mbikëqyrësit e kamerave CCTV”.

Ai iu jepte para për lehtësuar punën në kontrabandën e drogës në portet e Ekuadorit ose për të bërë një sy qorr, me disa raste edhe të kamerave.

"Nëse lë punën, të vrasin", rruga kryesore e
Majori Christian Cozar Cueva i Policisë Kombëtare (në qendër)

Pasi kokaina arrin në Ekuador nga Kolumbia ose Peruja, ajo ruhet në magazina derisa punëdhënësit e tij shqiptarë informohen për një kontejner transporti që do të nisej nga portet për në Evropë. Bandat përdorin tre metoda kryesore për të kontrabanduar kokainën në ngarkesa: fshehjen e drogës në ngarkesë para se të arrijë në port, thyerjen e kontejnerëve në port ose bashkimin e drogës me anijet në det.

Ndonjëherë César ka fituar deri në 3,000 dollarë (2,235 £) për një punë, por ajo që e mban në këtë punë nuk janë vetëm paratë: "Nëse nuk bën një punë që kërkojnë shqiptarët, ata do të të vrasin." 

César thotë se ndjen keqardhje për rolin e tij në tregtinë e drogës, veçanërisht ato që ai i quan "viktima kolaterale". Por ai beson se fajin e kanë vendet konsumatore. "Nëse konsumi vazhdon të rritet, kështu do të rritet edhe trafikimi. Do të jetë i pandalshëm," thotë ai, duke shtuar: "Nëse e luftojnë atje, do të përfundojë këtu."

Punëtorët e zakonshëm, jo ​​vetëm anëtarët e bandës, kapen në këtë zinxhir furnizimi. Juan, (jo emri i tij i vërtetë), është një shofer kamioni. Një ditë ai mori një ngarkesë me peshk ton për ta çuar në port. Ai thotë se diçka u vu re.

"Zilja e parë e alarmit ishte kur shkuam në magazinë dhe kishte vetëm ngarkesën, asgjë tjetër. Ishte një magazinë me qira, pa emër kompanie", kujton ai.

"Dy muaj më vonë, pashë në lajme se kontejnerët ishin sekuestruar në Amsterdam, plot me drogë. Nuk e dinim kurrë."

"Nëse lë punën, të vrasin", rruga kryesore e
Ekuadori është bërë eksportuesi më i madh në botë i kokainës – edhe pse nuk e prodhon drogën

Disa shoferë transportojnë drogë pa e ditur; të tjerët detyrohen, nëse refuzojnë, vriten. Bandat evropiane joshen nga Ekuador për vendndodhjen e tij, por edhe eksportet e tij legale, të cilat ofrojnë një mënyrë të përshtatshme për të fshehur ngarkesën e paligjshme.

“Eksportet e bananeve përbëjnë 66% të kontejnerëve që largohen nga Ekuadori, 29,81% shkojnë në Bashkimin Europian, ku konsumi i drogës po rritet”, shpjegon përfaqësuesi i industrisë së bananeve, José Antonio Hidalgo.

Disa banda madje kanë krijuar kompani të rreme të importit ose eksportit të frutave në Evropë dhe Ekuador si një front për aktivitete të paligjshme.

"Këta trafikantë evropianë paraqiten si biznesmenë," thotë "José", një prokuror që synon grupet e krimit të organizuar dhe që foli në mënyrë anonime për shkak të kërcënimeve që ka marrë.

Një shembull famëkeq është Dritan Gjika, i akuzuar si një nga drejtuesit më të fuqishëm të mafias shqiptare në Ekuador. Prokurorët thonë se ai kishte aksione në kompanitë e eksportit të frutave në Ekuador dhe kompanitë e importit në Evropë, të cilat i përdorte për trafikimin e kokainës. Ai mbetet në arrati, por shumë nga bashkëpunëtorët e tij u përballën me dënime pas një operacioni policor shumëkombësh.

Avokatja Monica Luzárraga mbrojti një nga bashkëpunëtorët e tij dhe tani flet hapur për njohuritë e saj se si funksionojnë këto rrjete.

“Në ato vite, eksportet e bananeve në Shqipëri lulëzuan”, thotë ajo.

"Nëse lë punën, të vrasin", rruga kryesore e
Avokatja Monica Luzárraga

Ajo u tregua e frustruar që autoritetet nuk arritën të kuptojnë më herët që grupet kriminale po e përdornin këtë si një front: "E gjithë ekonomia këtu është në stanjacion. Megjithatë, një artikull që është rritur në eksporte janë bananet. Pra, dy plus dy janë të barabartë me katër."

Pse po rriten eksportet

Në portet e Ekuadorit, policia dhe forcat e armatosura përpiqen të kontrollojnë situatën. Varkat patrullojnë ujërat, policia skanon kutitë e bananeve për pakome kokainëm, madje edhe zhytësit e policisë kërkojnë drogë të fshehura nën anije. Të gjithë janë të armatosur rëndë, madje edhe ata që thjesht ruajnë kutitë e bananeve përpara se ato të ngarkohen në kontejnerë transporti. Kjo sepse nëse droga gjendet gjatë një kontrolli, ka të ngjarë të përfshihet një punonjës i korruptuar i portit dhe mund të shkaktojë një incident të dhunshëm.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, policia thotë se sasia e kokainës që po kontrabandohej me sukses nga Ekuadori ka arritur një rekord të lartë. Fajin e ka rritja e kërkesës dhe faktorët ekonomikë. Gati 300 ton drogë u kapën vitin e kaluar, një rekord i ri vjetor, sipas ministrisë së brendshme të Ekuadorit.

"Nëse lë punën, të vrasin", rruga kryesore e

Majori Christian Cozar Cueva i Policisë Kombëtare thotë se "ka pasur një rritje prej rreth 30% të konfiskimeve të drejtuara drejt Evropës në vitet e fundit".

Kjo rritje e dërgesave të kokainës e ka bërë situatën më të rrezikshme për ata që janë kapur në zinxhirin e furnizimit. Shoferi i kamionit "Juan" thotë se rritja e "kontaminimit të kontejnerëve" e bën atë më të prekshëm. Ai thotë se zyrtarët kapën një kontenier një ditë më parë me dy ton drogë: "Dikur ishte kilogramë, tani flasim për tonë".

"Nëse nuk i kontaminoni kontejnerët, keni dy mundësi: të lini punën ose të përfundoni të vdekur."

Një ekonomi e goditur nga pandemia Covid la më shumë qytetarë të Ekuadorit të prekshëm ndaj rekrutimit të bandave. Një shtet që ishte i shtrirë financiarisht pas pandemisë, një forcë sigurie që kishte më pak përvojë në trajtimin e krimit të organizuar dhe rregullat e dobëta të vizave më parë lehtësuan praninë e bandave evropiane atje pas vitit 2020.

Monica Luzárraga thotë se viti 2021 ishte viti kur “infiltrimi i mafias shqiptare mori hov”. Ajo thotë se kjo periudhë përkoi me një “fluks” të qytetarëve shqiptarë dhe një rritje të eksporteve të bananeve, përfshirë edhe në Shqipëri.

"Ky është një biznes fitimprurës që dëmton Ekuadorin dhe përfiton organizatat kriminale. Si mund të pranojmë një ekonomi të ndërtuar mbi vuajtjet?", tha ajo. 

Një mesazh për Evropën

Ky zemërim ndaj karteleve të huaja nuk është befasues, duke pasur parasysh kontributin e tyre në rritjen e dhunës. Por një gjë për të cilën bien dakord disa trafikantë dhe ata që i luftojnë është se: tregtia ushqehet nga konsumatorët, veçanërisht në Evropë, SHBA dhe Australi.

Të dhënat e OKB-së tregojnë se konsumi global i kokainës ka arritur nivele rekord. Sondazhet e saj tregojnë se Britania e Madhe ka shkallën e dytë më të lartë në botë të përdorimit të kokainës. Agjencia Kombëtare e Krimeve të Mbretërisë së Bashkuar (NCA) vlerëson se Britania konsumon rreth 117 ton kokainë në vit dhe ka tregun më të madh në Evropë.

Provat sugjerojnë se konsumi në Mbretërinë e Bashkuar është në rritje. Analiza e Zyrës së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar për ujërat e zeza sugjeron se konsumi i kokainës është rritur me 7% nga viti 2023 në 2024. Operacionet e NCA-së sekuestruan rreth 232 ton kokainë në vitin 2024, krahasuar me 194 tonë në 2023.

Zëvendësdrejtori i udhëheqjes së kërcënimeve të NCA-së, Charles Yates, thotë se kjo e bën atë "vendin e zgjedhur" për grupet e krimit të organizuar që përfitojnë nga kërkesa e lartë. Ai vlerëson se tregu i kokainës në Mbretërinë e Bashkuar vlen rreth 11 miliardë paund (14.2 miliardë dollarë), dhe bandat kriminale fitojnë rreth 4 miliardë paund në vit vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata që luftojnë këto banda në Ekuador, si prokurori José, thonë se u takon "vendeve shtetasit e të cilëve janë konsumatorë të ushtrojnë kontroll më të madh" mbi ata që financojnë tregtinë.

Viktimat e saj janë të formave të ndryshme. Për zotin Hidalgo, janë eksportuesit e bananeve që vuajnë reputacionin dhe dëmtimin ekonomik. Për zonjën Luzárraga, janë "fëmijët, adoleshentët ata që po kooptohen nga bandat kriminale".

"Në Evropë ka qytetarë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha parash për të pasur drogën që konsumojnë. Droga që përfundimisht po u kushtojnë jetën qytetarëve ekuadorian."

Agjencia Kombëtare e Krimeve të Mbretërisë së Bashkuar (NCA) thekson se përveç këtyre efekteve "katastrofike" në komunitetet përgjatë zinxhirit të furnizimit, përdorimi i kokainës po kërkon viktima shtesë tek përdoruesit për shkak të ndikimeve kardiovaskulare dhe psikologjike. Vdekjet e lidhura me kokainën në Mbretërinë e Bashkuar u rritën me 30% në 2023 krahasuar me 2022, në 1,118. Kjo agjenci paralajmëron gjithashtu se droga përkeqëson dhunën në familje.

Presidenti Daniel Noboa, i cili kandidon për një mandat të dytë në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale më 13 prill, e ka bërë luftën kundër bandave kriminale një nga prioritetet e tij kryesore dhe ka vendosur ushtrinë për të luftuar dhunën e lidhur me bandat.

Ai i tha BBC-së: "Zinxhiri që përfundon në 'argëtim në Mbretërinë e Bashkuar' përfshin shumë dhunë. Ajo që është argëtuese për një person ndoshta përfshin 20 vrasje gjatë rrugës."/ Marrë nga BBC, përshtatur nga Dosja.al

mafia shqiptare trafiku i droges ne ekuador dritan gjika bandat shqiptare ne ekuador


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin