16 April 2024, 14:18
Nga S.B
foto ilustruese
FIER- Arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht dy të tjerë në Fier për vepra të ndryshme penale. Bëhet me dije se arrestimet kanë ardhur si pasojë e përfshirjes në një aksident mes një makine dhe një motomjeti si dhe për dhunë ndaj bashkëshortes.
Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale posedimi i lëndëve narkotike dhe ndërtimi pa leje në banesë. Me rastet do të merret Prokuroria e Fierit.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin T. V., 66 vjeç, banues në Divjakë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip "Renault", është përfshirë në aksident me motomjetin me drejtues shtetasin A. P., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 57 vjeç, banues në Mbrostar Ferko, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 22 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. Xh., 66 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
fier vepra penale
Aktualitet
16 April 2024, 14:10
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht dy të tjerë në Elbasan për vepra të ndryshme penale. ...
Aktualitet
16 April 2024, 14:06
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Masa e sigurisë “arrest me burg” është ekzekutuar për tre ish-zyrtarë dhe një qytetar, p&...
Aktualitet
16 April 2024, 12:12
I.A
Policia e Durresit
DURRËS- Policia e Durrësit ka reaguar pas 3 ditësh për ngjarjen e rëndë të rrëmbimit të...
Aktualitet
16 April 2024, 11:33
I.A
Ille Gjuni
DURRËS- Nëna e djalit 3-vjeçar që është rrëmbyer nga gjyshërit nga ana e babait në Durrë...
Aktualitet
16 April 2024, 11:16
I.A
Ille gjuni
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës prej disa ditësh. Një fëmijë vetëm 3 vj...
Aktualitet
16 April 2024, 10:39
I.A
Falsifikimet
TIRANË- Një kompani që falsifikonte vulat dhe firmat shtetërore është vënë në sekuestro dit&...
Aktualitet
16 April 2024, 10:26
I.A
Besnik Pjetri
LEZHË- Besnik Pjetri është dënuar ditën e sotme me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-v...
Aktualitet
16 April 2024, 10:22
I.A
Policia
TIRANË- Krahu i djathtë i 'Rrumit të Shijakut', Agron Bejdolli është vënë në pranga ditën e...
Aktualitet
16 April 2024, 09:43
M.B
QSUT
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar riekspertim të shkaqeve të zjarrit në Urgjencën e QSUT-së. Bëhet me ...
Aktualitet
16 April 2024, 09:06
M.B
Policia spanjolle
SPANJA- Një aksion i nisur nga një patrullë në shërbimin e parandalimit dhe sigurisë që i...