30 May 2024, 12:15
Nga S.B
foto ilustruese
KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohen tre të tjerë në Korçë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është arrestuar një 23-vjeçar i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me burg për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve.
Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale vënia e basteve sportive me telefon, ushtrimi aktivitetit pa dokumenta si dhe kontrabandimi i duhanit me furgon. Me rastet do të merret Prokuroria Korçë.
Njoftimi i Policisë:
Qarku Korçë
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ekzekutoi urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim E. N., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe të cilat dyshohet se përdoreshin për vënien e basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 62 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 4, Korçë, u konstatua duke ushtruar aktivitetin në një lokal, pa dokumetacionin përkatës.
Sektori për Hetimin e Krimeve i DVKM Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. D., 48 vjeç, banues në Bathore, Tiranë, pasi në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin furgon që drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi duhani, e dyshuar e kontrabanduar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
korce vepra penale
Aktualitet
30 May 2024, 11:43
B.Z
Foto ilustruese
KOLONJË - Një 75-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në Leskovik. Sipas policis...
Aktualitet
30 May 2024, 11:58
I.A
Erdgys Arrazi
SHKODËR- Gjykata e Apelit ka vendosur masën e arrestit me burg për Ergys Arrazin, bashkëshortin e 39-vjeçares...
Aktualitet
30 May 2024, 11:54
S.B
Formularët e sekuestruar
SHKODËR- Procedohen në gjendje të lirë dy persona në Shkodër. Mësohet se E.J 20 vje&c...
Aktualitet
30 May 2024, 11:37
I.A
Gazetaret
TIRANË- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvend, ku gazetarët janë...
Aktualitet
30 May 2024, 11:41
S.B
pamje nga ngjarja
TIRANË- Arrestohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia e Korçës, në Tiranë. M&eu...
Aktualitet
30 May 2024, 11:28
I.A
Rexhina Omeri dhe Kushtrim Selimi
TIRANË- Shefi i Sektorit në AMP Durrës, Kushtrim Selimi, përmes portalit që kishte hapur me zyrt...
Aktualitet
30 May 2024, 11:31
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Gjykata e Durrësit cakton masën arrest me burg për tre persona pasi në spitalin e Durrësit kan&e...
Aktualitet
30 May 2024, 11:13
B.Z
Sokol Mëngjesi
TIRANË - Doriaj Aliaj nga autorët që mori pjesë në dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi ditën e djeshm...
Aktualitet
30 May 2024, 10:50
S.B
Sokol Mëngjesi
TIRANË- Tre autorët të cilët ushtruan dhunë ditën e djeshme ndaj avokatit Sokol Mëngjesi jan&eu...
Aktualitet
30 May 2024, 10:21
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Policia rrugore e Elbasanit ka nxjerrë bilancin e muajit maj. Sipas bilancit mësohet se 18 shoferë janë a...