LIVE UPDATES
Aktualitet

Ngarkesat e mishit të kontaminuar erdhën nga Brazili, si u dyfishuan importet nga ky shtet dhe problemet me gjurmueshmërinë

Sipas të dhënave të doganës, importet e mishit nga ky vend po rriten me ritme të frikshme dhe vetëm për një periudhë katërvjeçare janë dyfishuar. Kështu, nëse në vitin 2020 u importuan rreth 6.500 ton mish, në vitin 2024 u importuan plot 13 mijë ton.

1 October 2025, 22:12 Nga M.L
Ngarkesat e mishit të kontaminuar erdhën nga Brazili, si u dyfishuan
Foto nga emisioni

TIRANA- Brazili është vendi nga ku më së shumti Shqipëria importon mishin. Pikërisht me origjinë nga ai vend janë konstatuar edhe ngarkesat problematike në shumicën e rasteve. Sipas të dhënave të doganës, importet e mishit nga ky vend po rriten me ritme të frikshme dhe vetëm për një periudhë katërvjeçare janë dyfishuar. Kështu, nëse në vitin 2020 u importuan rreth 6.500 ton mish, në vitin 2024 u importuan plot 13 mijë ton.

Në të gjitha rastet, Shqipëria importon nga ferma të certifikuara nga BE. Por, kjo nuk e përjashton mundësinë që të ketë edhe raste abuzimesh.

“A mund të ndodhë që produktet e importit të mishit të hyjnë të tjetërsuara dhe të mos jenë pjesë e licencimit të BE? Po, mund të ndodhë”, u shpreh Kapllan Sulaj, Dekan i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT.

Çfarë rreziqesh i kanosen një personi nëse infektohet me salmonelë?

Salmonela është një infeksion bakterial që shkakton diarre, ethe dhe dhimbje stomaku. Në disa raste mund të zhvillojë komplikime të rënda për shëndetin, deri në rrezik për jetën.

“Salmonelat janë baktere patogjene që kërcënojnë direkt jetën e konsumatorit. Varet nga infeksioni, nga lloji i shtameve mund të kërcënojnë në nivele të ndryshme, që nga nivelet e thjeshta deri te ato më të komplikuara që mund të shoqërohen edhe me vdekje”, u shpreh Kapllan Sulaj, Dekan i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT.

Salmonelat transmetohen nga kafshët, shpendët kryesisht, por edhe nga njerëzit. Në krye të listës qëndron konsumimi i mishit të papërpunuar ose të papjekur, konsumimi i vezëve apo qumështit që nuk ka kaluar në pasterizim. Alarmi i kuq ndizet edhe për faktin se salmonela është ngjitëse. Në mjaft raste qëndron e fshehur.

“Ne duhet të dimë që kemi një numër të madh të fluksit të turistëve, që mund të jenë bartës të salmonelave, pra mund të jetë burim kafshët, por edhe njerëzit që, duke kontaminuar produktet, sipërfaqet”, u shpreh Kapllan Sulaj, Dekan i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT.

Rastet e shpeshta me salmonelë dëshmojnë se, pavarësisht detyrimeve ligjore, institucionet kanë dështuar të garantojnë sigurinë ushqimore në të gjitha hallkat e zinxhirit të kontrollit.

“Zinxhiri i kontrollit të sigurisë ushqimore mund të çedojë në një nga hallkat, por mund të çedojë edhe në të gjitha hallkat e tij”, u shpreh Ana Vuksana, eksperte e sigurisë ushqimore.

ABC-ja e sigurisë ushqimore është gjurmueshmëria, një proces që shërben për të garantuar rrugën që ka përshkruar një produkt “nga ferma në tavolinë”. Të dhënat e konfirmuara dhe intervistat me ekspertë flasin për një realitet të përmbysur, shumë larg garantimit të sigurisë.

“Cirkët eksperimentale me ngritje dhe shuarje të institucioneve e kanë bërë sigurinë ushqimore, duke e ekspozuar ndaj rreziqeve apo ndaj abuzimeve, të cilët shfrytëzojnë këto boshllëqe dhe abuzojnë me produktet që hedhin në treg”, u shpreh Ervin Resuli, ekspert i sigurisë ushqimore.

Problemi i ushqimeve bëhet më i mprehtë kur vjen puna te produktet me bazë shtazore, siç është mishi, vezët apo qumështi, të cilët kanë protokolle më të rrepta sigurie.

Për ekspertët, një nga dobësitë më të mëdha është zinxhiri i shkëputur i kontrollit, i cili është i fragmentuar. Si pasojë, institucionet bëjnë “ping-pong” kur vjen puna për të mbajtur përgjegjësi.

Ngërçi i parë nis që nga pikat e inspektimit kufitar, ku mungesa e ambienteve frigoriferike të standardizuara cenon çdo protokoll që lidhet me sigurinë e produkteve.

“Porti i Durrësit sot nuk ka ambiente frigoriferike që do të mundësonin marrjen e mostrës në kushtet e duhura sipas standardeve. Që do të thotë se të gjithë mishrat e grirë vijnë në -18 gradë, që do të thotë se kjo temperaturë do të zbresë, qoftë edhe me 1 gradë, dhe kjo ngarkesë mund të kontaminohet me patogjenë të ndryshëm”, u shpreh Ana Vuksana, eksperte e sigurisë ushqimore.

Edhe Granit Sokolaj, që drejton një organizatë që merret me sigurinë ushqimore, thotë se situata është veçanërisht shqetësuese në portin e Durrësit. Sipas tij, në mjaft raste, kamionët frigoriferikë që importojnë mish iu nënshtrohen kontrolleve për drogë apo ngarkesa të tjera të paligjshme. Por, mënyra se si policia i hap nuk është e denjë për sigurinë ushqimore.

Kjo konsiderohet një praktikë e rrezikshme, që shpërfill çdo parim të sigurisë ushqimore. Për më tepër, dëshmon për një moskoordinim ndërinstitucional dhe mungesë profesionalizmi.

“Kur kontejnerët janë në ngrirje kalojnë në skaner për drogë. Herë pas here skaneri nxjerr disa pika të kuqe që presupozon se mund të jetë drogë apo armë dhe duhet të hapen. Kur hapen, rezultojnë topa të ndryshëm akulli, sepse ai mund të jetë 1-2 muaj për të mbërritur”, u shpreh Granit Sokolaj, ekspert i sigurisë ushqimore.

Kjo është një praktikë që ndiqet vetëm në Shqipëri në këtë formë. Ekspertët sugjerojnë që AKU dhe Ministria e Bujqësisë duhet të marrin masa për të shmangur risqet e kontaminimit.

“Policia hap një produkt që duhet të rrijë në -18 gradë, e hap në 40 gradë, e hap pa asnjë kusht higjieno-sanitar, fut qentë për kontroll dhe këtu është cenuar siguria ushqimore”, u shpreh Granit Sokolaj.

Gjatë kontrollit në doganë ka dy procedura: kontrolli fizik, që nënkupton kontrollin fizik të mjetit, të ngarkesës apo të dokumentacionit, dhe më pas është kontrolli analitik. Pikërisht këtë proces ekspertët sugjerojnë të kryhet diku tjetër, duke ruajtur të gjitha veçoritë e identitetit të ngarkesës.

“Kontejnerët nuk duhet të hapen aty, por në magazinat frigoriferike ose në magazinat e importuesit. Gjurmohet me polici, çohet në magazina dhe aty hapet. Mishi futet në dhoma frigoriferike, në mënyrë që mishi që vjen te ne të mos jetë i kontaminuar”, tha Sokolaj.

Për Ervin Resulin, i cili thotë se situata ka ndryshuar vitin e fundit në portin e Durrësit, në shumë raste janë vetë institucionet që e komplikojnë situatën.

“Para një viti është ndërtuar një pikë frigoriferike në portin e Durrësit sepse vetë institucionet shtetërore i hapnin kontejnerët në sheshin e portit, në temperaturë me 40 gradë dhe bënin mostërimin… që do të thotë se vetë institucionet e komplikojnë situatën dhe i vendosin edhe në konflikt me operatorët e biznesit”, u shpreh Ervin Resuli, ekspert i sigurisë ushqimore.

Për Ana Vuksanën, ish-drejtuese e AKU-së, edhe nëse kamionët kontrollohen në ambientet e subjektit konkret, sërish zinxhiri është i shkëputur dhe çedon. Sipas saj, inspektorët e AKU-së nuk kanë pajisje të sigurta për transportimin e mostrave drejt laboratorit të ISUV.

“Problemi edhe më i rëndë është fakti se inspektori, për ta çuar në ISUV ku edhe bëhen analizat, nuk arrin të sigurojë regjimin termik të duhur, pra -18 gradë, sepse inspektori e merr me ato frigobokset që ne shkojmë në plazh”, u shpreh Ana Vuksana, eksperte e sigurisë ushqimore.

Ekspertët këmbëngulin se mosfunksionimi i kësaj hallke vë në pikëpyetje edhe rezultatin e analizave që mund t’i nënshtrohet kjo ngarkesë.

“Sado i akredituar të jetë laboratori apo analizat, në momentin që çedon që në mostër, detyrimisht kjo kompromenton edhe analizat”, u shpreh Ana Vuksana.

E gjithë kjo procedurë ka një tjetër problematikë. Për shkak të mungesës së pajisjeve të duhura, nuk garantohet anonimati i mostrës që çohet për analizë. Kjo mund të kompromentojë procesin.

“Problem tjetër është ruajtja e anonimatit të mostrës, pasi inspektorët nuk kanë plumbçet që ajo të mbyllet pas marrjes së mostrës, çka mund të cënojë edhe mostrën dhe cilësinë e analizës”, u shpreh Vuksana./Top Channel

brazil shqiperia mish i importuar

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin