Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Duke hyrë në takim, Kurti, kryeministër në detyrë, tha se “unë gjithmonë pres më të mirën” dhe se po bën përpjekje për ta arritur një marrëveshje, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

KOSOVË- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në opozitë, Lumir Abdixhiku, janë duke e zhvilluar një takim në një përpjekje të re për ta arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, që do t’i jepte fund krizës pothuajse dyvjeçare institucionale.
Duke hyrë në takim, Kurti, kryeministër në detyrë, tha se “unë gjithmonë pres më të mirën” dhe se po bën përpjekje për ta arritur një marrëveshje, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Takimi mes tyre vjen disa orë pasi zyrtari i LVV-së, zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, tha se partia i ka emrat për presidentin, por nuk deshi t’i zbulojë.
As Kurti nuk iu përgjigj pyetjeve lidhur me emrat e mundshëm për presidentin e ardhshëm, duke thënë se dëshiron ta ruajë “konfidencialitetin e bisedimeve” me Abdixhikun.
Për shkak të mospajtimeve mes partive parlamentare për pasardhësin e Vjosa Osmanit – mandati presidencial së cilës përfundoi në prill – Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme në qershor.
Dhe ajo rrezikon të mbajë sërish zgjedhje, që do të ishin të katërtat parlamentare në dy vjetet e fundit, nëse nuk zgjidhet presidenti i ri deri në fillim të shtatorit.
LVV-ja dhe LDK-ja, pas dështimit të bisedimeve për bashkëpunim qeveritar, kanë mbajtur një takim ku kanë diskutuar për profilin e presidentit të ardhshëm dhe kanë thënë se synojnë që në takimin e radhës të dalin me emra konkretë.
Edhe nga LDK-ja një ditë më parë kanë thënë se së shpejti do të dalin me emra konkretë për presidentin.
Deri më tani, në media kanë qarkulluar disa emra për postin e presidentit.
Emri i profesorit Ibrahim Berisha dhe i ish-nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës në vitin 1990, Ilaz Ramaji, u përmendën, por që të dy mohuan përfshirjen në proces. Po ashtu është përmendur edhe emri i ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Ndërkaq, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka propozuar emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi për president.
Thaçi gjendet në paraburgim në Hagë duke pritur vendimin – që shpallet më 16 shtator – në rastin kundër tij dhe ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ndërkaq, ish-ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, William Walker, ka propozuar që president të bëhet Faton Bislimi, nga radhët e LDK-së.
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, sipas Kushtetutës mund ta ushtrojë këtë post vetëm për gjashtë muaj – pra deri më 4 tetor.
Akti më i lartë juridik në vend nuk ka paraparë e çfarë ndodh nëse përfundon kjo periudhë dhe vendi s’ka president të ri.
Çështja e presidentit ishte pika më e nxehtë edhe në bisedimet e dështuara për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së.
Tani, LVV-ja kërkon president konsensual, ndërkaq LDK-ja po ashtu kërkon që kreu i ri i shtetit të mos jetë i lidhur me ndonjë parti politike.
Partia e Kurtit i fitoi 53 mandate në zgjedhjet e fundit dhe, së bashku me partitë e komuniteteve joshumicë, i ka votat e mjaftueshme prej të paktën 61 sosh, për të konstituuar Kuvendin dhe krijuar Qeverinë e re.
Megjithatë, nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.
Me një marrëveshje të mundshme me LDK-në për çështjen e presidentit, e cila i fitoi 18 vende, atëherë do të arriheshin të paktën 81 vota, mjaftueshëm për votimin e presidentit të ri, nëse të paktën 80 prej tyre do të qëndronin në sallë./REL
foto ilustruese TROPOJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Liqenin e Komanit, në vendin e quajtur...
Zjarri në Sarande SARANDË- Zjarri që përpiu kurorën me pisha mesditën e sotme në Sarandë është shuar pas ...
Plazh i Kakomese SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën turistike të Kakomesë, ku një përl...
TIRANË- Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar njoftuan se një marrëveshje për ndarjen e pasurive nga krimi, ka dhënë...
Vatra e zjarrit VLORA- Vatra e zjarrit e regjistruar në zonën e Shashicës, mbi Kavën e Gurit në Vlorë, është v...
Taulant Toma SPANJË- Policia spanjolle ka arrestuar në Tarragona të Katalonjës shqiptarin Taulant Toma, 42 vje&cc...
SPAK TIRANË- Grupet kriminale shqiptare kanë përdorur një tjetër platformë të koduar për të organizuar ak...
Foto ilustruese GREQI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga policia helenike për vrasjen e 44-vjeçares Esma Meç...
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vetë në dorë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetue...
SARANDE SARANDË- Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme në zonën e njohur si Kurora e Gjelbër në qytetin ...