LIVE UPDATES
Aktualitet

Oferta 325 milionë euro e Lufthansa për operatorin italian ITA pritet të miratohet nga BE

Autoriteti i konkurrencës i BE-së është duke hartuar vendimin që do ti jepte dritë jeshile miratimit, pasi Lufthansa dhe qeveria italiane zgjidhën pengesat e fundit që u kishin mbetur, sipas njerëzve të njohur me çështjen që folën në kushte anonimiteti.

14 June 2024, 07:24 Nga N.F
Oferta 325 milionë euro e Lufthansa për operatorin italian ITA pritet
Foto ilustruese

TIRANË- Investimi i Deutsche Lufthansa AG prej 325 milionë euro në operatorin ajror ITA Airways të Italisë pritet të miratohet nga Bashkimi Europian, duke i dhënë një dorë përpjekjeve së kryeministres Giorgia Meloni për të ulur borxhin e vendit të saj, sipas Bloomberg.

Autoriteti i konkurrencës i BE-së është duke hartuar vendimin që do ti jepte dritë jeshile miratimit, pasi Lufthansa dhe qeveria italiane zgjidhën pengesat e fundit që u kishin mbetur, sipas njerëzve të njohur me çështjen që folën në kushte anonimiteti.

Lufthansa paraqiti një paketë zgjidhjesh përfundimtare në fillim të kësaj jave, e cila ka qetësuar frikën e BE-së për ruajtjen e konkurrencës së ndershme, veçanërisht në rrugët me distanca të gjata. Kjo marrëveshje gjithashtu do të ndihmojë në uljen e çmimeve për konsumatorët, thanë personat në dijeni.

Autoritetet kanë kohë deri më 4 korrik për të vendosur mbi marrëveshjen. Burimet theksuan se përmbajtja e projektvendimit mund të ndryshojë ende përpara kësaj date.

Lufthansa dëshiron të marrë përsipër ish-Alitalia në dy faza për të fituar një terren më të fortë në një nga tregjet më të mëdha, por edhe më konkurruese të aviacionit në Europë. Marrëveshja është përballur me një shqyrtim të rreptë nga Komisioni Europian me bazë në Bruksel, veçanërisht efekti i saj në udhëtimet e gjata.

Pavarësisht se u kryen një sërë lëshimesh, transaksioni dukej se po shkonte drejt kolapsit pasi rregullatorët vazhduan të ngrinin shqetësime mbi ndikimin e tij në rrugët transatlantike. Por kohët e fundit, CEO i Lufthansa Carsten Spohr u shpreh me një ton optimist për rezultatin e hetimit në Bruksel.

Sipas kushteve të planit të shpëtimit, Lufthansa me bazë në Këln fillimisht do të blejë 41% të operatorit që mori nga shteti italian aktivitetin e flamurit të dështuar Alitalia, me një opsion për të blerë pjesën tjetër më vonë.

Shitja e ITA-s është një pjesë kyçe e përpjekjeve të Melonit për të përmbushur objektivin e privatizimit prej 20 miliardë euro. Qeveria e saj e krahut të djathtë, e cila erdhi në pushtet në vitin 2022 në një platformë pro-biznesit, po llogariste që të mos vazhdonte të paguante për të mbajtur fluturimet e ITA.

Ndërsa kryeministrat e Francës dhe Gjermanisë dolën me një rezultat negativ në zgjedhjet europiane të fundjavës së kaluar, Meloni në të kundërt fitoi më shumë pikë.

Lufthansa dhe ITA në Shqipëri

Si Lufthansa ashtu dhe ITA ushtrojnë aktivitetin e tyre me fluturime nga Rinasi. Sipas të dhënave nga Tirana International Airport, në vitin 2023, Lufthansa zinte 4% të tregut të fluturimeve, ndërsa ITA vetëm 1%. Në Shqipëri, tregu po dominohet gjithnjë e më shumë nga operatorët me kosto të ulët, me Wizz Air që kishte 61% të tregut në 2023 dhe RyanAir që po njeh rritje të shpejtë pas hyrjes në nëntor të vitit të kaluar.

Marre nga Monitor

be ita

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin