LIVE UPDATES
Aktualitet

Operacioni antidrogë në Holandë/ Arrestohen dy shqiptarë dhe sekestrohen 500 kg kokainë

Media shkruan se pas kompanive të transportit dhe importit të frutave, që duken të ligjshme, fshihet sërish një rrjet i ngatërruar firmash fiktive.

16 February 2026, 19:46 Nga E.d
Operacioni antidrogë në Holandë/ Arrestohen dy shqiptarë dhe
Foto ilustruse

HOLANDA- Policia holandeze ka arrestuar dy shqiptarë. Arrestimi i tyre erdhi në kuadër të një hetimi të kryer nga autoritetet holandeze. Dy shqiptarët u kapën duke nxjerrëë kokainën e trafikuar nga një pasisje. Në kuadër të kësaj u sekuestruan 500 kilogramë kokainë dhe një armë zjarri.

Media shkruan se pas kompanive të transportit dhe importit të frutave, që duken të ligjshme, fshihet sërish një rrjet i ngatërruar firmash fiktive. Sipas saj, kriminelët hapin kompani të ligjshme si mbulim dhe zhvendosen në depo jashtë portit për të nxjerrë drogën nga mallrat e importuara.

Artikulli i plotë nga DE TELEGRAAF

Një ekip i posaçëm i policisë po ndjek kriminelët e drogës që përdorin biznese në dukje të rregullta si fasadë për kontrabandën e kokainës. Sipas Jan Janse, shef në largim i policisë së portit detar të Roterdamit në Holandë, ekipi duke hulumtuar mes të tjerash në regjistrat e Dhomës së Tregtisë ka realizuar një goditje të parë të madhe. “Duke ndjekur kompanitë në letër, arritëm te kjo kapje e kokainës”.

Është mëngjesi i së enjtes, 29 janar, kur pas hetimeve, një njësi arrestimesh ndërhyn në një depo në rrugën Van Leeuëenhoekstraat në Harderëijk. Brenda objektit, dy persona nga Shqipëria po nxirrnin kokainë të trafikuar nga një pajisje. Në total sekuestrohen 500 kilogramë. Gjendet edhe një armë zjarri. Sipas Janse, kjo nuk është një rastësi, por pjesë e një trendi më të gjerë. Trafikantët e drogës po rikthehen te truket e vjetra për të futur kokainë në Holandë.

Rrjet i ndërlikuar firmash fiktive

Pas kompanive të transportit dhe importit të frutave, që duken të ligjshme, fshihet sërish një rrjet i ngatërruar firmash fiktive. Kriminelët hapin kompani të ligjshme si mbulim dhe zhvendosen në depo jashtë portit për të nxjerrë drogën nga mallrat e importuara.

Ky nuk është luks, por domosdoshmëri, thotë Janse. Porti i Roterdamit është bërë gjithnjë e më i sigurt vitet e fundit, falë bashkëpunimit të ngushtë me terminalet, kompanitë detare dhe transportuesit.

Për “nxjerrësit” (personat që marrin drogën nga kontejnerët), për shkak të masave të shtuara të sigurisë, është bërë shumë më e vështirë hyrja dhe dalja nga zona. Gjithashtu, me teknologji të sigurt është ndalur mashtrimi me kodet PIN për të tërhequr kontejnerë nga terminalet.

“Kemi ngritur barriera për t’u paraprirë kriminelëve dhe kjo po jep fryte,” thotë Janse. “Por të rrish duarkryq nuk është opsion”.

Shifrat flasin

Në muajin e parë të vitit 2026, në portin e Roterdamit u sekuestruan gati 8.000 kilogramë kokainë, nga të cilat rreth 5.000 kilogramë ishin destinuar për një kompani në Moerdijk. Për krahasim: gjatë gjithë vitit 2024 u sekuestruan 11.466 kilogramë.

Sipas Janse, po rikthehet një metodë e vjetër: linja transporti kriminale të ngritura përmes bizneseve që duken të ligjshme.

“Duhet mbyllur rruga përmes Dhomës së Tregtisë”

Sipas tij, kjo rrugë duhet të mbyllet në bashkëpunim me Administratën Tatimore dhe Dhomën e Tregtisë. Është tepër e lehtë të hapësh një kompani pa kontrolle serioze pasuese.

“Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për trafik droge. Të njëjtin mekanizëm e shohim edhe në aktivitete të tjera kriminale,” thotë ai.

Duhen më shumë instrumente për të hetuar më shpejt kompanitë e dyshimta. Dhoma e Tregtisë duhet të ketë më fort rolin e “rojtarit të portës”. Duhet ndërhyrë më shpejt kur nuk paguhet TVSH-ja apo tatimi mbi të ardhurat, ose kur mungojnë bilancet vjetore. Kompanitë duhet të çregjistrohen më shpejt nëse rezulton se shërbejnë si fasadë apo për pastrim parash.

Shembuj nga terreni

Janse jep një shembull praktik: “Një polic i lagjes dërgohet për verifikim dhe konstaton se një ‘auto-shitje’ ndodhet në katin e dytë të një ndërtese. Kur troket, askush nuk hap derën. Ose një berberhane ku nuk hyn kurrë asnjë klient, por që është rinovuar për 200 mijë euro”.

Institucionet duhet të fokusohen edhe te regjistrimet në Dhomën e Tregtisë.

“Me ekipin e mbulimit, pamë që kjo funksionon. E kemi parë në portin e Roterdamit përmes bashkëpunimit dhe ngritjes së pengesave. Por kjo kërkon vigjilencë të vazhdueshme,” përfundon Janse./Dosja.al

holanda kokaine shqiptare

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin