24 September 2025, 14:32
Nga I.A
Policia
TIRANË- Një operacion mes Italisë dhe Shqipërisë kundër trafikut të drogës ka çuar 10 persona në arrestimin e 10 personave. Mësohet se në kuadër të operacionit “Fingerprint”, Gjykata e Firenzes lëshoi 12 urdhra arresti, 10 prej të cilëve u ekzekutuan (9 në Itali dhe 1 në Shqipëri), ndërsa 2 shtetas u shpallën në kërkim.
Nga ky operacion ka rënë në pranga dhe personi që koordinonte veprimtarinë kriminale të organizatës. Edi Hoxha i njohur dhe si Edison Hoxha, kërkohej nga drejtësia italiane, pasi mbi të ishte vendosur masa e sigurisë 'arrest me burg' për trafikim të lëndëve narkotike.
Njoftimi i plotë:
Operacioni “Fingerprint”, rezultat i bashkëpunimit disamujor ndërmjet Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Qarkut Antimafia Compagnia Carabinieri në Borgo San Lorenzo, Firenze dhe Zyrës së Sigurisë në Ambasadën e Italisë në Shqipëri. Operacioni u shtri në të dyja shtetet, për kapjen dhe nxjerrjen përpara drejtësisë italiane, të pjesëtarëve të një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike, në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, gjatë periudhës 2020-2021.
Kapet në Fier, 41-vjeçari që koordinoi veprimtarinë kriminale të organizatës. Në kuadër të operacionit “Fingerprint”, Gjykata e Firenzes lëshoi 12 urdhra arresti, 10 prej të cilëve u ekzekutuan (9 në Itali dhe 1 në Shqipëri), ndërsa 2 shtetas u shpallën në kërkim. Gjatë kësaj faze të operacionit “Fingerprint”, shërbimet e Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, lokalizuan në Fier, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. H. alias E. H.,, 41 vjeç, lindur në fshatin Portëz, Fier.
Gjykata e Firences, me vendimin e vitit 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale, veprimtari e cila dënohet nga Kodi Penal i Italisë, me maksimalisht 24 vjet burgim.
Shtetasi E. H. alias E. H. akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, ka koordinuar veprimtarinë kriminale të një organizate të implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në Shqipëri, Itali dhe Zvicër. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 41-vjeçarit, në Itali.
fingerprint gjykata e firenzes edison hoxha
Aktualitet
24 September 2025, 14:06
E.d
Foto ilustruse
SHKODËR – Dy persona babë e bir, 64 dhe 32 vjeç janë arrestuar sot në Shkodër pasi dyshohen se kan&eum...
Aktualitet
24 September 2025, 13:51
I.A
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 12 vite burg Emiljano Burbën, pasi akuzohet për trafik droge në kuadë...
Aktualitet
24 September 2025, 13:11
E.d
Marjan Hema
TIRANË- Një 48-vjeçar i cili ka vjedhur gjatë periudhës maj-gusht të këtij viti tre motomjete në Durr...
Aktualitet
24 September 2025, 13:15
I.A
TIRANË- Kapacitetet e përpunimit dhe menaxhimit të mbetjeve po përkeqësohen nga viti në vit, teksa të dhënat zyrtare t...
Aktualitet
24 September 2025, 12:48
I.A
Taulant Muka
TIRANË- Profesori Taulant Muka i ka dërguar një kërkesë publike disa Ministrive dhe kryeministrit Edi Rama. Në k...
Aktualitet
24 September 2025, 12:33
Deloitte
Deloitte publikoi së fundmi raportin “Indeksi i Pasurive të Paluajtshme 2025”. Ky raport është një analiz&eum...
Aktualitet
24 September 2025, 12:12
I.A
Minier
TIRANË- Një punonjës në minier ka humbur jetën ditën e sotme. Mësohet se gjatë punës punonjës...
Aktualitet
24 September 2025, 12:04
I.A
Denis Brajoviç
TIRANË- Apeli i Posaçëm i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë 'arrest me burg' për&...
Aktualitet
24 September 2025, 09:56
I.A
FIER- Një grua ka braktisur fëmijët e saj në Fier. Mësohet se denoncimin e bëri ish-bashkëshorti i 38-vjeçares,...
Aktualitet
24 September 2025, 08:58
I.A
Millan Radoiçiç
SERBI- Dy vjet pasi mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës n&e...