17 November 2023, 10:50
Nga A.B
Policia
TEPELENË-Një 18-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia pasi është kapur me lëndë narkotike cannabis sativa. Nga kontrolli fizik, 18-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në disa doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave të qytetit të Tepelenës. Dozat u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale, së bashku me celularin e këtij shtetasi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tepelenë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave. Shiste doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në afërsi të shkollave të qytetit, procedohet penalisht 18-vjeçari. Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike dhe celulari i 18-vjeçarit.
Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, me fokus mjediset e frekuentuara nga të rinjtë, kontrolle të kryera në kuadër të megaoperacionit "Tempulli", specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, konstatuan dhe goditën një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. D., 18 vjeç, banues në Tepelenë. Nga kontrolli fizik, 18-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në disa doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave të qytetit të Tepelenës. Dozat u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale, së bashku me celularin e këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
operacioni tempulli
Aktualitet
17 November 2023, 10:44
A.B
Deti
TIRANË-Përgjatë tri ditëve në vijim, për shkak të kushteve atmosferike, të gjitha mjetet lundruese dhe anijet ...
Aktualitet
17 November 2023, 10:38
A.B
Policia
DIBËR- Një 55-vjeçar në Dibër është arrestuar menjëherë pasi tentoi të vriste megërshë...
Aktualitet
17 November 2023, 10:28
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja nga ngjarja që tronditi opinionin publik një ditë më parë. Dy vjeçarja e c...
Aktualitet
17 November 2023, 10:18
A.B
Arme
LIBRAZH- Astrit Disha është vënë në pranga në banesën e tij në fshatin Dranovicë, pasi iu gjet 1 pushk&eu...
Aktualitet
17 November 2023, 09:48
A.B
Agim Ismailaj
TIRANË- Një ditë më parë, Dosja.al raportoi për shkarkimin nga detyra të drejtorit të Inspektoratit K...
Aktualitet
17 November 2023, 09:43
r.ll
foto e armes së sekuestruar
TIRANË- Një 37-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi u kap me arm&eu...
Aktualitet
17 November 2023, 09:32
A.B
Foto ilustruese
TIRANË-Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi i siguroi një shtetasi t&eum...
Aktualitet
17 November 2023, 09:31
Dosja.al
Momenti i arrestimit
BERAT- Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi është kapur në flagranc...
Aktualitet
17 November 2023, 09:08
A.B
Fatjon Bici
ELBASAN-Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim katër të miturit që akuzohen për vrasjen e Fatjon Bicit n&eu...
Aktualitet
17 November 2023, 08:48
foto ilustruese
TIRANË: Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Tempulli", ësht&eu...