LIVE UPDATES
Aktualitet

Organizatorët e protestës letër ambasadave: Policia tejkaloi kompetencat dhe ushtroi presion ndaj qytetarëve

Në letër, ata pretendojnë se është përdorur forcë joproporcionale ndaj protestuesve dhe se janë cenuar të drejtat kushtetuese të qytetarëve.

5 July 2026, 19:04 Nga I.A

Organizatorët e protestës letër ambasadave: Policia tejkaloi

TIRANË- Organizatorët e protestës i kanë dërguar një letër ambasadave të vendeve partnere në Tiranë, ku shprehin shqetësimin për mënyrën se si Policia e Shtetit menaxhoi protestën e 2 korrikut.

Në letër, ata pretendojnë se është përdorur forcë joproporcionale ndaj protestuesve dhe se janë cenuar të drejtat kushtetuese të qytetarëve. Gjithashtu, organizatorët i referohen vlerësimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili ka ngritur dyshime se gjatë administrimit të protestës mund të ketë pasur tejkalim të kompetencave nga ana e policisë.

Më tej, ata kërkojnë zhvillimin e një hetimi të pavarur për rastet e dyshuara të dhunës policore, ndërsa shprehin shqetësim edhe për kontrollet e raportuara ndaj qytetarëve që synonin t'u bashkoheshin protestave. Sipas tyre, këto veprime përbëjnë forma presioni dhe intimidimi.

Në përfundim të letrës, organizatorët i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit të garantojë mbarëvajtjen paqësore të protestës së ardhshme dhe të shmangë çdo veprim që mund të përshkallëzojë situatën. Njëkohësisht, ata u kërkojnë qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të marrin pjesë në tubim.

Deklarata e plotë e grupit koordinues:

Protesta është një e drejtë themelore kushtetuese dhe një nga mjetet më të rëndësishme të qytetarëve për të kërkuar llogaridhënie nga pushteti. Çdo përpjekje për ta frikësuar, penguar apo shtypur këtë të drejtë përmes përdorimit të forcës përbën një cenim të demokracisë dhe të lirive themelore.

Dënojmë fuqimisht përdorimin e forcës joproporcionale nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve gjatë protestës së 2 korrikut 2026, si përdorimi i gazit lotsjellës pa paralajmërim, shtyrja dhe goditja e protestuesve, si dhe ushtrimi i dhunës ndaj personave të neutralizuar, të cilat janë veprime të papranueshme dhe në kundërshtim me standardet e një shteti demokratik.

Monitorimi i kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka evidentuar shqetësime serioze mbi mënyrën se si u administrua protesta, duke ngritur dyshime të forta për tejkalim të kompetencave nga ana e Policisë së Shtetit dhe përdorim të forcës në kundërshtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Po ashtu, argumentohet qartë se veprimet e një numri të kufizuar individësh nuk mund të përdoren si justifikim për ushtrimin e dhunës ndaj mijëra qytetarëve që protestuan në mënyrë paqësore.

I kërkojmë Policisë së Shtetit të japë shpjegime publike për përdorimin e forcës gjatë protestës së 2 korrikut dhe të mundësojë një hetim të pavarur, transparent dhe efektiv për çdo rast të dyshuar të tejkalimit të kompetencave. Çdo punonjës policie që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi. Policia e Shtetit nuk mund dhe nuk duhet të shndërrohet në një instrument politik për të trembur, intimiduar apo ndëshkuar qytetarët që ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar. Përdorimi i forcës për të krijuar frikë dhe për të dekurajuar pjesëmarrjen qytetare është i papranueshëm në një shtet demokratik.

Fatkeqësisht, dhuna e ushtruar në Zvërnec ndaj një protestuesi paqësor nuk ishte një rast i izoluar. Ajo u përsërit dhe u përshkallëzua më 2 korrik, kur një grup protestuesish që prej më shumë se një muaji kanë protestuar në mënyrë të vazhdueshme dhe kryesisht paqësore u përballën me përdorim joproporcional të forcës nga Policia e Shtetit. Kjo qasje represive nuk dëmton vetëm protestuesit, por cenon vetë të drejtën e qytetarëve për t’u organizuar, për të kundërshtuar dhe për të kërkuar llogaridhënie nga pushteti.

Njëkohësisht, kërkojmë lirimin e menjëhershëm të protestuesve të arrestuar për ushtrimin e të drejtës së tyre për protestë paqësore. Ndalimet arbitrare, masat penale, si edhe dhuna e ushtruar nga efektivët e policisë, persona civilë apo individë të paidentifikuar, nuk mund të përdoren si instrument frikësimi apo represioni ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese.

Po ashtu, shprehim shqetësim për informacionet mbi kontrollet e imtësishme dhe selektive të kryera në pikat doganore ndaj qytetarëve që janë nisur për t’iu bashkuar protestës së ditës së nesërme. Nëse këto veprime përdoren për të penguar pjesëmarrjen qytetare, ato përbëjnë një formë të papranueshme presioni dhe intimidimi ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese. Kërkojmë shpjegime publike dhe transparencë të plotë për këto veprime.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit që në protestën e ditës së nesërme të distancohet qartë nga çdo akt dhune, nga çdo tolerim i personave të infiltruar dhe nga çdo veprim që synon provokimin apo përshkallëzimin e situatës. Detyra e Policisë së Shtetit është të garantojë sigurinë e qytetarëve dhe mbarëvajtjen e protestës, jo të nxisë tensione apo të përdorë forcën për të penguar ushtrimin e një të drejte kushtetuese.

Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që do t’i bashkohen protestës së nesërme ta mbrojnë karakterin paqësor të saj. Për më shumë se 35 ditë, kjo lëvizje qytetare ka protestuar në mënyrë paqësore, demokratike dhe europiane kundër një sistemi të korruptuar dhe të kapur. Çdo akt dhune, pavarësisht se nga kush provokohet, qoftë nga individë të infiltruar api provokatorë, do t’u shërbente vetëm atyre që kërkojnë të mbajnë të paprekur sistemin kriminal dhe të korruptuar ndaj të cilit protestojmë.

U bëjmë thirrje institucioneve shtetërore të respektojnë të drejtën kushtetuese për tubim paqësor dhe të garantojnë që asnjë qytetar të mos përballet me dhunë, frikësim apo ndëshkim për shkak të pjesëmarrjes në një protestë. Mbrojtja e kësaj të drejte është themel i një shoqërie demokratike dhe i shtetit të së drejtës.

Ndërkohë, ftojmë të gjithë qytetarët, pa dallim, t’i bashkohen protestës së nesërme në një mobilizim masiv, mbarëkombëtar dhe paqësor. Forca jonë buron nga pjesëmarrja qytetare, nga uniteti dhe nga vendosmëria për të mbrojtur demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e vendit. Do të vazhdojmë të protestojmë paqësisht, si ditën e parë, për një Shqipëri të re, pa dhunë policore, pa represion shtetëror dhe pa një sistem kriminal e të korruptuar që sundon mbi interesin publik./Dosja.al

protesta kunder qeverise

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin