LIVE UPDATES
Aktualitet

PAMJET E TRISHTA/ Ishin në protestë, nënë Filja dhe djali i saj në mëshirë të fatit, Rama: Shteti ka rritur mbështetjen për fëmijët me spektër autik

Pamjet e rënda u shpërndanë kudo se si nëna e moshuar kishte dalë në protestë bashkë me djalin e saj, për të kërkuar të drejtën e tyre dhe mbështetje në mënyrë që mund të jetonte me dinjitet.

24 July 2026, 14:29 Nga Izmir Akulli

PAMJET E TRISHTA/ Ishin në protestë, nënë Filja dhe djali i

TIRANË- Dhunimi i nënë Files dhe djalit të saj të mitur me spektër autik kanë bërë xhiron e mediave ditën e djeshme, ku janë dhunuar pa mëshirë nga policia dhe i kanë gjuajtur me ujë me piper. Pamjet e rënda u shpërndanë kudo se si nëna e moshuar kishte dalë në protestë bashkë me djalin e saj, për të kërkuar të drejtën e tyre dhe mbështetje në mënyrë që mund të jetonte me dinjitet. 

Në videon e mëposhte shihet sesi nëna përqafon fort djalin e saj, ndërsa të dy shfaqen të përlotur dhe të tronditur, pasi u prekën nga uji me piper i përdorur gjatë ndërhyrjes së policisë. E vetmja gjë që shihet në atë video, janë lotet e nënë e bir, ndërkohë që e moshuara e vetmja gjë që kërkonte ishte që të lejohej që të shkonte në shtëpi në Shkozë, pasi policiët me skafandra dhe të armatosur deri në fyt me ujë me piper dhe helm neutralizimi, nuk e lejonin. 

"Dua të shkoj në shtëpi. Jetoj në Shkozë", dëgjohet të thotë ajo.

Por historia e nënë Files nuk mbaron këtu

Pak ditë më parë ajo ishte vizituar nga organizata Brandon Forever 22 Legacy, ku pamjet që u panë nga banesa e saj ishin tmerrësisht të trishta. Mure gjysëm të ngritura dhe të rrënuara, çatia, që gjysma ishte e rrëzuar dhe gjysma tjetër ishte gati në të rënë, dhe mungesa e ushqimeve bazë, nxorën në pah një të vërtetë të trishtë, kjo nënë bashkë me fëmijën e saj me spektër autik ishte lënë në mëshirë të fatit. 

Organizata ka hapur një fushatë në GoFundMe për ta ndihmuar familjen të sigurojë një banesë të përshtatshme dhe kushtet e nevojshme për trajtimin dhe kujdesin e Endit. Sipas përshkrimit të fushatës, shtëpia ku jetojnë aktualisht nuk ofron kushte të sigurta, ndërsa familja ka nevojë edhe për mbështetje që djali të ketë akses në një qendër ditore dhe trajtimin që i nevojitet. Objektivi i nismës është mbledhja e 85 mijë dollarëve për t'i dhënë fund kushteve të mjerueshme në të cilat jetojnë, pasi vetë shteti shqiptar nuk ka marrë asnjë masë që kjo nënë të jetonte me kushte dinjitoze. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brandon Forever 22 Legacy (@brandonforever22legacy)

"Dua një qendër për djalin", kërkonte nënë Filja mes lotëve dhe dënesës. 

Rama, një realitet në orbitë 

Pamjet e rënda që bën xhiron e mediave ditën e djeshme dhe rritën më shumë zemërimin e qytetarëve që dalin të protestojnë, nuk la pa i komentuar dhe kryeministri Edi Rama ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama e quajti nënë e dhunuar nga policia, në të përdhunuar nga organizatorët e protestës. 

Ndërkohë që për të minimizuar dhunën që nënë Filja dhe djali i saj kishin pësuar, Rama me mburrje u shpreh se qeveria ka dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë dhe për nënat e tyre.

"Një histori që e keni parë të gjithë. Atë nënën, me fëmijën me spektër autik, të cilën korbat e kishin marrë me vete te parlamenti, për ta kthyer në viktimën e policisë për të mbrojtur deputetët nga të verbrit e dhunshëm të Shqipërisë. Ne sapo kemi dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë dhe për nënat e tyre. Përjetimi i asaj nëne është tjetër. Ajo mund të mos jetë e informuar, ose dhe mund të jetë. Por ajo nuk e ka ndjerë kurrë empatinë tonë në fundin e atij hendeku mes faktit tonë dhe përjetimit të vetmisë së saj dëshpëruese. Në fund të endekut e futën sorrat dhe korbat, dorën e solidaritetit të tyre hipokrit për ta marrë me vete te Parlamenti, me të njëjtin manual që përdorin terroristët që i përdorin si mburojë teksa sulmonin me maska policinë e shtetit. E vunë para kamerave, e përdhunuan dhe e nxorën në mexhelis për t’i qarë hallin. E futën në rrjet, dhe më pas e lanë në fatin e saj dhe u nisën për te mikrofoni në Bulevard. Si ata skuthat e zinj që i kemi parë në përdorimin e këtij manuali që çojnë mish përtop të tjerët dhe kërkojnë solidaritet për të shkretët njerëz duke mbajtur fjalime në emër të viktimave të shtetit policor,” tha Rama. 

Por realiteti që Rama foli ditën e sotme ndryshon si dita me natën me realitetin që nënë Filja po vazhdon dhe po jeton sot e kësaj dite. Nënë Filja vazhdon të jetojë në një banesë të rrënuar që i rrezikon jetën çdo ditë dhe me ndihmat që i japin njerëzit për tu ushqyer. Ndërkohë që dyfishimi i ndihmave të shtetit, që Rama përmendi sot nuk kanë asnjë impakt në përmirësimin e jetës së nënë Files dhe djalit të saj Endit, për të cilin kërkon vetëm një qendër që mund të kujdeset për të.

Që nga dita e djeshme, kur historia e nënë Files është bërë publike, qytetarët shqiptarë kanë ardhur në ndihmë përmes një GoFundMe që është hapur në emër të saj. Kjo pasi shteti nuk e ka vënë ujin në zjarr për të ndihmuar personat në gjendje të mjerueshme për të jetuar./Dosja.al 

brandon forever 22 legacy

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin