LIVE UPDATES
Aktualitet

Panoramë e zymtë e gjyqësorit shqiptar, Sadushi: Situatë gati kritike

Ai foli me tone kritike veçanërisht ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor, por dhe pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv që duhet “të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese e ligjore, në funksion të parimeve dhe vlerave, mbi të cilat vepron një shtet i së drejtës”.

11 May 2024, 07:24 Nga E. D
Panoramë e zymtë e gjyqësorit shqiptar, Sadushi: Situatë
Sokol Sadushi

TIRANË- Në Shqipëri, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ofroi të premten një panoramë thuajse të zymtë të sistemit gjyqësor, gjatë një takimi të organizuar me gjyqtarë të të gjitha niveleve, në “Ditën e Drejtësisë”. Ai foli me tone kritike veçanërisht ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor, por dhe pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv që duhet “të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese e ligjore, në funksion të parimeve dhe vlerave, mbi të cilat vepron një shtet i së drejtës”. Zoti Sadushi renditi mangësi të theksuar në burime njerëzore, materiale e financiare, ndërsa ngriti alarmin për numrin “e frikshëm të dosjeve të prapambetura, prej 60.000 çështjesh”. Sipas tij, nuk po kuptohet se një situatë e tillë “po çon drejt kolapsit dy gjykatat e apelit, që pas disa viteve do transferohet përsëri në Gjykatën e Lartë”. Ai kujtoi se “një vit pas fillimit të funksionimit të hartës gjyqësore, perceptimi i opinionit publik për administrimin e drejtësisë nuk rezulton të jetë i kënaqshëm”, ndërsa vuri në dukje krijimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për të gjithë vendin, e cila ende po funksion me vetëm 26 nga 78 gjyqtarë që duhet të ketë.

Në takimin me gjyqtarët, zoti Sadushi e përshkroi gjenden si “problematike, në mos edhe kritike, për shkak të nivelit të performancës së administrimit të drejtësisë, mangësive në kryerjen e analizës dhe diagnostikimit të problemeve, mungesës së vizionit në planifikimin strategjik për të kuptuar se çfarë duhet bërë, dhe në veçanti për të ndërgjegjësuar dy pushtetet e tjera se në çfarë gjendje ndodhemi dhe se ku duhet të shkojmë”. Ai deklaroi se “përgjegjësia rëndon mbi të gjithë Ne, gjyqtarët, ashtu, si edhe mbi Këshillin e Lartë Gjyqësor, që nëpërmjet reagimit institucional dhe legjitimitetit të vendimmarrjes duhet t´i dëshmojmë ekzekutivit dhe legjislativit se sistemi i drejtësisë nuk zgjat dorën për lëmoshë”.

Kreu i Gjykatës së Lartë foli për kushte aspak normale në të cilat zhvillojnë aktivitetin gjyqtarët kur përmendi “godina të amortizuara dhe me kufizime të ndjeshme të hapësirës së duhur për punë; zyra të pamjaftueshme dhe më e rënda, në disa gjykata, pa salla gjykimi, ku seancat gjyqësore zhvillohen në zyrat e gjyqtarëve dhe pa regjistrimin e procesit në audio; një sistem elektronik, pothuajse anakronik; dhe problematika të ndjeshme në mënyrën e administrimit dhe të arkivimit të dosjeve, të çështjeve të sigurisë, apo të krijimit të hapësirave të përshtatshme për publikun”.

Ai deklaroi se vetë gjyqtarët në veçanti nga KLGJ, nuk duhet të pranojnë faktin “që dy gjykatat e apelit të kryeqytetit të mos kenë mjaftueshëm zyra dhe salla gjykimi për gjyqtarët”, duke lënë të kuptohej hapur se nuk duket as të ketë ndonjë zgjidhje afatshkurtër apo afatgjatë për to.

“Mungesat e ndjeshme” në burime njerëzore, kryesisht në këshilltarë/ndihmës ligjorë, sekretarë gjyqësorë dhe stafin ndihmës administrative, ishin një tjetër problem shqetësues i ngritur nga zoti Sadushi, sipas të cilit “menaxhimi i burimeve njerëzore nuk duhet parë si një rol administrativ, por si rol strategjik e thelbësor për suksesin e gjyqësorit”. Edhe në këtë pikë ai drejtoi gishtin ndaj KLGJ-së e cila siç u shpreh ai nuk ka “një strategji të qartë se si mund të realizohet përmbushja e këtij detyrimi, kur pengesat për të shtuar numrin e ndihmësve ligjorë, sekretareve gjyqësore apo të stafit administrativ rezultojnë të jenë sa ligjore, aq edhe financiare e strukturore, sidomos kur planifikohet buxheti dhe nuk parashikohet dhe as insistohet te ekzekutivi dhe legjislativi për nevojën e rritjes së numrit të punonjësve në gjykata”.

Po ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor ishin dhe kritikat lidhur me buxhetin financiar që parlamenti akordon për gjykatat. “KLGJ, nuk duket se e ka kuptuar drejt pavarësinë buxhetore të gjyqësorit. Në disa raste janë vënë re prirje për të konfonduar mbikëqyrjen administrative me mbikëqyrjen gjyqësore”, tha ai.

Kryetari i Gjykatës së Lartë renditi më pas, të paktën 11 “fakte” siç i quajti, por që në të vërtetë duket të jenë probleme që nuk kanë gjetur zgjidhje në 6 vite të ekzistencës së KLGJ-së. Ai bëri të ditur se me përjashtim të Gjykatës së Lartë, të gjitha të tjerat “nuk drejtohen nga kryetarë të zgjedhur, por nga zëvendëskryetarë”. Po ashtu “kancelarët e gjykatave, që janë personat përgjegjës dhe me peshë kryesore në miradministrimin e gjykatave, vazhdojnë të jenë ende të pakonfirmuar në detyrë”. Ai ngriti problemin e trajtimit financiar të gjyqtarëve, një pjesë e të cilëve siç deklaroi kanë paditur KLGJ-në “duke kërkuar detyrimin e Këshillit dhe të gjykatave për të respektuar standardin kushtetues të mos prekjes së pagës dhe shpërblimin sipas ligjit”.

Zoti Sadushi përmendi “vonesa të pajustifikuara në procesin e vlerësimit etiko-profesional”, “mosrespektimin e afatit ligjor për përfundimin brenda muajit qershor të çdo viti të procedurave të transferimit paralel dhe ngritjes në detyrë”, si dhe kritikoi “përfshirjen në procedurë të miratimit të normës mesatare të ngarkesës së gjyqtarëve, pa përgatitur më parë një studim të detajuar dhe gjithpërfshirës”. Sipas kreut të Gjykatës së Lartë “nuk ka një planifikim strategjik mbi numrin e përgjithshëm të gjyqtarëve këshilltarëve/ndihmësve ligjorë e stafit administrativ për 5 vitet e ardhshme, ndërkohë që sistemi ynë nuk plotëson as gjysmën e numrit mesatar të gjyqtarëve për 100.000 banorë”.

Si për të shpjeguar motivet e ngritjes së gjithë këtyre problematikave, në mbyllje të fjalës së tij, zoti Sadushi tha se forumi i gjyqtarëve “është vendi më i përshtatshëm për t’u shprehur dhe për të nxitur KLGJ-në për të adresuar me forcë tek qeveria dhe parlamenti nevojat imediate të sistemit gjyqësor”./VOA

sokol sadushi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin