LIVE UPDATES
Aktualitet

Paradoksi modern: Shenjat e para të lodhjes profesionale po vijnë nga njerëzit që e përqafojnë më shumë IA-në

Ky është versioni që industria ka shitur për tre vitet e fundit për miliona njerëz të shqetësuar që janë të gatshëm ta besojnë.

12 February 2026, 09:45 Nga D.S
Paradoksi modern: Shenjat e para të lodhjes profesionale po vijnë nga
Foto ilustruese

Narrativa më joshëse në kulturën amerikane të punës tani nuk është se IA do të të marrë vendin e punës. Është se IA do të të shpëtojë prej punës.

Ky është versioni që industria ka shitur për tre vitet e fundit për miliona njerëz të shqetësuar që janë të gatshëm ta besojnë. Po, disa vende pune në sektorin e punës së zyrës do të zhduken.

Por për shumicën e roleve të tjera, argumenti thotë se IA është një shumëzues force. Ti bëhesh një avokat, konsulent, shkrimtar, programues apo analist financiar më i aftë dhe më i pazëvendësueshëm. Mjetet punojnë për ty, ti punon më pak, të gjithë fitojnë.

Por një studim i ri i publikuar në Harvard Business Review e çon këtë premisë në përfundimin real dhe gjetjet tregojnë se nuk është një revolucion produktiviteti, por se kompanitë rrezikojnë të kthehen në makina lodhjeje (burnout).

Si pjesë e asaj që e quajnë “kërkim në zhvillim”, studiues nga UC Berkeley kaluan tetë muaj brenda një kompanie teknologjike me 200 punonjës, duke vëzhguar çfarë ndodhte kur punonjësit përqafonin realisht IA-në.

Nga më shumë se 40 intervista të thelluara rezultoi se askush nuk u vu nën presion. Askush nuk u detyrua të arrinte objektiva të reja. Njerëzit thjesht filluan të bënin më shumë sepse mjetet e bënin të mundur.

Por, pikërisht sepse mund t’i bënin këto gjëra, puna filloi të hynte në pushimet e drekës dhe në orët e vona të mbrëmjes. Listat e detyrave u zgjeruan për të mbushur çdo orë që IA lironte, dhe pastaj vazhduan të zgjateshin.

Siç tha një inxhinier: “Mendon se duke qenë më produktiv me IA, kursen kohë dhe punon më pak. Por në realitet nuk punon më pak. Punon po aq ose edhe më shumë.”

Në forumin e industrisë së teknologjisë Hacker News, një komentues shkroi: “E ndiej këtë. Që kur ekipi ynë kaloi në stil pune ku gjithçka bëhet me IA, pritshmëritë janë trefishuar, stresi është trefishuar dhe produktiviteti real është rritur vetëm rreth 10%. Duket sikur drejtuesit po ushtrojnë presion të madh që të provohet se investimi në IA ia vlejti, dhe ne ndiejmë presionin ta vërtetojmë këtë, ndërkohë që punojmë më gjatë.”

Është njëkohësisht interesante dhe alarmuese. Debati për IA dhe punën gjithmonë është ndalur te e njëjta pyetje: a janë reale fitimet? Por shumë pak janë ndalur të pyesin çfarë ndodh kur ato janë reale.

Gjetjet e reja nuk janë krejtësisht të reja. Një provë verën e kaluar zbuloi se zhvilluesit me përvojë që përdornin mjete IA merrnin 19% më shumë kohë për detyra, ndërsa besonin se ishin 20% më të shpejtë.

Një studim i National Bureau of Economic Research, që ndoqi adoptimin e IA në mijëra vende pune, gjeti se fitimet në produktivitet ishin vetëm 3% kursim kohe, pa ndikim domethënës në paga apo orë pune.

Ky studim mund të jetë më i vështirë për t’u hedhur poshtë sepse nuk sfidon idenë që IA mund të rrisë aftësitë e punonjësve. E konfirmon atë dhe pastaj tregon se ku çon kjo rritje: “lodhje, burnout dhe ndjesi në rritje se është më e vështirë të shkëputesh nga puna, sidomos kur pritshmëritë organizative për shpejtësi dhe reagim rriten”, sipas studiuesve.

Industria parashikon se ndihma për t’i bërë njerëzit të bëjnë më shumë do të zgjidhte gjithçka, por mund të rezultojë fillimi i një problemi tjetër./Monitor.al

inteligjenca artificiale ai njerëzit që e përqafojnë më shumë ia-në

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin