LIVE UPDATES
Aktualitet

“Parajsa e krimit në Dubai”/ Zbardhen jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjeti i kokainës! Ja çfarë zbuloi dëshmia e Erion Alibejt

Një prej tyre është Hajdar Çopja, 42 vjeç nga Elbasani, i shpallur në kërkim për përfshirje në një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të kokainës.

17 March 2026, 19:55 Nga E.d
“Parajsa e krimit në Dubai”/ Zbardhen jeta luksoze e Hajdar
Foto ilustruse

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 hedh dritë mbi rolin e Dubait si strehë për krimin e organizuar ndërkombëtar, ku përfshihen edhe figura të njohura shqiptare. Një prej tyre është Hajdar Çopja, 42 vjeç nga Elbasani, i shpallur në kërkim për përfshirje në një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të kokainës.

Dokumentari zbulon jetën luksoze që ai bën në Emiratet e Bashkuara, të reflektuar në makinat e shtrenjta, orët me vlerë të lartë dhe apartamentet milionëshe, të cilat ekspozohen hapur në rrjetet sociale. Po ashtu, theksohet se Dubai është kthyer në një “oaz” ku bashkëjetojnë edhe individë të kërkuar apo të përfshirë në aktivitete kriminale, shpesh për t’iu shmangur ekstradimit.

Hetimet tregojnë se Hajdar Çopja, i njohur edhe me disa identitete të tjera, është pjesë e një grupi kriminal të drejtuar së bashku me vëllain e tij, Franc Çopja, i dënuar në Belgjikë për vrasje. Dy vëllezërit kanë ndërtuar aktivitetin e tyre në trafikun ndërkombëtar të kokainës, duke u përfshirë gjithashtu në vrasje me porosi në Evropë dhe Shqipëri.

Dokumentari ndalet edhe te përplasja e përgjakshme mes grupit të Çopjave dhe familjes Alibej, një konflikt që nisi për pazare droge dhe u përshkallëzua në një seri atentatesh dhe hakmarrjesh.

Sipas dëshmive dhe hetimeve, pasuritë e krijuara nga trafiku janë investuar në Dubai, ku vetëm një apartament mendohet të ketë kushtuar rreth 20 milionë euro. Ekspertët theksojnë se qyteti ka shërbyer si qendër për forcimin e lidhjeve mes grupeve kriminale dhe sofistikimin e metodave të trafikut dhe pastrimit të parave.

Pjesë nga dokumentari:

Me kullat spektakolare, jetën e luksit dhe plazhet me rërë të bardhë, Dubai është kthyer në zemrën financiare të Lindjes së Mesme për të pasurit nga e gjithë bota.

Por qyteti i shndritshëm i Emirateve të Bashkuara ka gjithashtu një anë të errët, ai njihet si ‘parajsa’ e krimit të organizuar global, përfshirë edhe e shqiptarëve.

Një prej tyre është edhe Hajdar Çopja, një 42 vjeçar nga Elbasani, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare si pjesw e njërës prej organizatave më të dhunshme dhe më të fuqishme në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Prej vitesh, Çopja duket se shijon i patrazuar jetën e luksit në Dubai.

Kjo është një nga videot e ekspozuara prej tij në rrjetet sociale, ku vihet re qartë luksi i shfrenuar.Hajdar Çopja që lëviz në rrugët e Dubait me makinat më të shtrenjta të kohës.

Dhe që në dorë po kështu mban orët më të kushtueshme që vlejnë dhjetra mijëra euro.

Luks që e shoqëron edhe në vendstrehimin e tij,

Një apartament në zonat më chik të Dubait, i larë i gjithi në ar.

Luks që vihet re kudo dhe që ekspozohet pa u shpenguar nga personazhi shqiptar i krimit.

I cili nuk është i vetmi që ka gjetur parajsën në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Aty ku në fakt bashkëjetojnë në paqe me njëri-tjetrin edhe shumë personazhe të ngjashëm, qofshin këta me famë të madhe apo edhe më të vogël në botën e nëndheshme të krimit.

Ashtu siç bashkëjetojnë në harmoni edhe armiq të përbetuar, që kanë gjetur këtu oazin e duhur për të ulur armët dhe për të shijuar paratë e krimit.

Fatjona Mejdini: “Deri në vitin 2024, mendohet që në Dubai, ka pasur 25 shtetas shqiptarë që autoritetet shqiptare i kërkonin për kryerjen e veprave penale. Në Dubai qëndrojnë edhe shumë individë që janë mbi 100, të cilët janë individë problematikë. Individë të cilët ushtronin aktivitet kriminal. Pavarësisht faktit që ata mund të kishin një urdhër arresti ose të mos kishin një proces hetimor në ato momente, ata ishin sërish të përfshirë në çështje të krimit të organizuar. Ndaj edhe për t’i paraprirë një kërkese për ekstradim, ata kishin zgjedhur të qëndronin në Dubai”

Hajdar Çopja mban disa gjeneralitete, të njohura si Hajdar Bako, Hysa, apo edhe Dari i Elbasanit.

I cili në vitin 2024 u ndalua në Dubai, si pjesë e operacionit policor ‘Surnames’.

Me kërkesë të autoriteteve shqiptare, për qëllime ekstradimi.

42 vjeçari nga Elbasani për të cilin në Shqipëri, ka gati një mandat arresti, pasi është dënuar me 4 vite burg për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’.Akuzë për të cilën ishte shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar dhe që lidhej me një ngjarje të ndodhur në fshatin Katund i Ri, ku mbetën të plagosur 3 persona.Por që aktiviteti i tij i vërtetë në fushën e krimit ishte drejtimi i një grupi kriminal, ku në përbërje ishte edhe vëllai i tij, Franc Çopja, i njohur edhe si Franc Gergely.

Edhe ky deri pak kohë banor i rehatshëm i Dubait. Por që u ekstradua drejt Belgjikës në dhjetorin e vitit 2023, si porositës i vrasjes së Ardit Spahiut. Kunatit të motrës së Erion Alibej që u qëllua për vdekje në vitin 2020, në lagjen Molenbek në Bruksel.

Franc Çopja që u dënua për këtë vrasje nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel, në janarin e vitit 2026 me 25 vite burgim.

Ndërsa Mikael Qosja dhe Flobenc Meçja, u dënuan me burgime të përjetshme.

Por që siç theksuam vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja kishin si aktivitet të tyrin kryesor trafikun ndërkombëtar të kokainës. Por që me kalimin e viteve ishin përfshirë edhe në shumë krime kundër njeriut, duke porositur vrasje.

Vrasje të cilat siç thamë u shpërndanë sa në Evropë, ashtu edhe në qytetin e tyre të lindjes në Elbasan.

Ku tashmë është e njohur armiqësia e tyre e përbetuar me vëllezërit Alibej.

E cila nisi me ekzekutimin e Endrit Alibej dhe përfundoi në hakmarrjen e përgjakshme midis atyre që kishin qenë ortakë në trafikun e drogës.

Por që tashmë ishin kthyer në armiq të njëri-tjetrit.

Rrëfime nga qelia të Erion Alibej, për llogari të autoriteve belge, që nxorrën në pah jo vetëm mëritë e tyre të vjetra që pasuan me plumba dhe viktima të shumta, të cilat mesa duket zanafillën e kishin shumë vite më parë në Britaninë e Madhe, aty ku sebep mendohet se ishte bërë humbja e një sasi kokaine prej 50 kg.

Këtu ku në rrëfimet e tij Alibej foli edhe për informacionet që kishte marrë se si vëllezërit Çopja kishin investuar në një rast të vetëm në Dubai, rreth 20 milion euro, për të blerë një apartament në zonën më in të qytetit që gëlon nga shkëlqimi i luksit të tepruar.

Dëshmi të cilat Alibej i dha përpara se Franc Çopja, të arrestohej në Dubai dhe të ekstradohej në Belgjikë.

Erion Alibej – Dëshmia përpara hetuesve belgë

“Ardit Spahiu ishte vëllai i burrit të motrës time. Endriti, vëllai im, e kishte më të afërt Arditin. Ndërsa unë kisha marrëdhënie normale me të. Mesa më pati thënë Arditi, flitej për miliona euro për vrasjet me pagesë. Për ne kundërshtarët tanë janë familja Çopja. Franc Çopja është më i vogli, nga 3 vëllezërit por më i rëndësishmi pasi ka lidhje me biznesin e lëndëve narkotike. Ai jeton në Dubai me familjen, nusen dhe një vajzë. Franci ka miq marokenë dhe shkon shpesh në Marok, aty ku thonë se ka investuar në atë vend. Marokenin e thërrasin ‘Baloti’.  Ai është një person shumë i njohur në të gjithë botën dhe ky e ka ndihmuar shumë duke i hapur rrugët në trafikimin e kokainës. Të gjitha këto para Çopja i kanë investuar në Dubai. Nga sa unë di ata kanë blerë një apartament rreth 20 milionë euro në një vend të quajtur ‘Palma’. Si dhe një tjetër e kanë përballë një rrote të madhe tip karoseli, po në Dubai. Këta nuk janë njerëz që arsyetojnë normal, pasi nuk mund të bësh masakër para familjes dhe fëmijëve”.

Por dëshmia e Erion Alibej për luksin dhe investimet e vëllezërve Çopja nuk do të ishte e besueshme nëse ajo do të mbetej vetëm në kuadër të thashethemeve.

Nëse këto nuk do të vërtetoheshin edhe më pas nga hetimet e transaksioneve që ata bënë kohë pas kohe.

‘Çopjat’ që e nisën karrierën kriminale në Itali me shpërndarjen e dozave të vogla.

Për t’u ngjiur më tej në llozhën e krimit ndërkombëtar duke kaluar tonelata me kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Evropës.

Çka i bëri ata kriminelët më të pasur shqiptar.

Një pasuri dhe jetë përrallore të cilën me siguri ata as nuk e kishin ëndërruar në fillimet e tyre.

Por që nuk do të ishte e tillë nëse në këtë aktivitet nuk do t’u vinin në ndihmë edhe njerëzit e duhur.

Fabian Zhilla- “Mendoj që tashmë grupet shqiptare kanë arritur të ulen, të krijojnë, ose të mësojnë të shkëmbejnë eksperienca me grupet më të forta në tregun e kokainës. Dhe Dubai sigurisht ka dhënë ndihmesë në këtë aspekt. Qoftë nga pikëpamja logjistike. Dhe kjo u ka lehtësuar shqiptarëve qoftë për të mësuar çmimet, mënyrën e transferimit të parave, të kokainës, qoftë edhe të kalimit të fondeve, qoftë edhe të fshehjes.  Pra Dubai mbi të gjitha ka shërbyer për të rritur format sofistikuese të mbulimit, të fshehjes dhe të largimit dhe mbrojtjes së tyre nga goditjet e agjencive ligjzbatuese.”/BalkanWeb

hajdar Çopja dubai kokainë

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin