LIVE UPDATES
Bota

Paralajmëron shefi i IEA-s: Evropa ka mbase edhe gjashtë javë karburant për avionë

Sipas një raporti të publikuar këtë javë nga IEA, rezervat do të arrijnë një pikë kritike në qershor, nëse Evropa nuk do të jetë në gjendje ta zëvendësojë të paktën gjysmën e importeve të saj nga Lindja e Mesme.

16 April 2026, 19:33 Nga D.S
Paralajmëron shefi i IEA-s: Evropa ka mbase edhe gjashtë javë
Foto ilustruse

Evropa ka “ndoshta edhe gjashtë javë rezervë të karburantit për avionë”, ka paralajmëruar të enjten kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol.

Sipas një raporti të publikuar këtë javë nga IEA, rezervat do të arrijnë një pikë kritike në qershor, nëse Evropa nuk do të jetë në gjendje ta zëvendësojë të paktën gjysmën e importeve të saj nga Lindja e Mesme.

Drejtori ekzekutiv i IEA-së, Fatih Birol, i tha AP-së se së shpejti mund të ketë anulime fluturimesh nëse furnizimet vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Më herët, kompania ajrore britanike, easyJet, tha se rezervimet po ecin më ngadalë se një vit më parë, ndërsa kompania gjermane, Lufthansa, u bë operatori i parë i madh ajror që la jashtë përdorimit disa avionë për shkak të kostove të larta të karburantit, pasi linjat ajrore po përballen me pasojat e luftës me Iranin.

Investitorët paralajmëruan se easyJet, e cila tha se pret humbje më të thellë në gjysmën e parë të vitit, mund të detyrohet të rishikojë parashikimet për të gjithë vitin, mes shqetësimeve se pasiguria lidhur me furnizimin me karburant për avionë dhe ndikimi më i gjerë i luftës do të sjellin rishikime të tjera.

Wizz Air tashmë ka bërë të ditur se fitimi i saj neto vjetor do të goditet me 50 milionë euro, ndërsa Air France-KLM pritet të publikojë rezultatet e tremujorit të parë më 30 prill, pasi ka shtuar një tarifë shtesë për karburantin në biletat e saj.

KLM-ja holandeze, degë e Air France-KLM, tha të enjten se do të shkurtojë 160 fluturime gjatë muajit të ardhshëm për shkak të kostove të karburantit.

Analistët paralajmërojnë se ka gjasa për shkurtime të tjera të kapaciteteve, lënie avionësh në tokë dhe tarifa shtesë, ndërsa tregjet po ndjekin rezultatet e kompanive ajrore për të kuptuar më qartë shkallën e ndikimit të luftës mbi marzhet e tyre të brishta të fitimit dhe mbi të ardhurat.

Bashkimi Evropian pritet të shpallë masa për të rritur në maksimum kapacitetin e rafinerive, pasi aeroportet evropiane kanë paralajmëruar për mungesë të afërt të karburantit për avionë.

“Konflikti në Lindjen e Mesme ka sjellë pasiguri afatshkurtër sa u përket kostove të karburantit dhe kërkesës së klientëve. Siç pritej, në javët e fundit periudha e rezervimeve është shkurtuar, duke sjellë dukshmëri më të ulët se zakonisht për rezervimet e ardhshme”, tha easyJet.

Lufta me Iranin ka nxitur rritje të çmimeve të karburantit për avionë, duke tronditur industrinë globale të aviacionit dhe duke i detyruar kompanitë ajrore të rrisin çmimet e biletave, të kufizojnë planet e rritjes dhe të rishikojnë parashikimet.

Drejtori ekzekutiv i easyJet, Kenton Jarvis, tha gjatë një bisede me mediat se udhëtarët po bëjnë rezervime më afër datave të udhëtimit dhe se fillimisht është vërejtur një zhvendosje drejt udhëtimeve të brendshme dhe destinacioneve urbane.

Lufthansa kishte nisur më herët një sërë fluturimesh të reja drejt Azisë, në përpjekje për të përfituar nga ndryshimi i kërkesës i lidhur me luftën. Kompania u zotua se do të vazhdojë strategjinë e saj të gjerë të ristrukturimit, duke u premtuar investitorëve një kompani më të thjeshtuar dhe më efikase sa u përket kostove.

Megjithatë, vendimi për të lënë në tokë 27 avionë që shërbenin për filialin CityLine, si dhe katër avionë më të vjetër të operatorit kryesor Lufthansa, ka shqetësuar sindikatat.

Lufthansa është përballur javët e fundit me greva të kushtueshme dhe përçarëse nga pilotët dhe ekuipazhet.

Kompanitë ajrore kanë thënë se është e vështirë të parashikohet se si mund të ndryshojë kërkesa në gjysmën e dytë të vitit 2026, ndërsa turistët druhen nga çrregullimet në udhëtime dhe rritja e çmimeve.

Rezervimet për tremujorin e katërt, nga korriku deri në shtator, ishin shitur në masën 30 për qind, tha Jarvis i easyJet, ndërsa faktorët e mbushjes së fluturimeve - pra pjesa e vendeve të disponueshme që zihen nga pasagjerë pagues - mbeten të pasigurta./REL

iea

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin