8 May 2024, 10:39
Nga M.B
Foto ilustruese
VAU I DEJES- Një projekt për ndërtimin e një parku eolik është dorëzuar tashmë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo e fundit publikoi këtë aplikim duke dhënë detaje mbi subjektin dhe kapacitetin si dhe faktin që ky është një projekt i pavarur që nuk përfiton nga masat mbështetëse.
“Në bazë të Nenit 15 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 822, datë 7.10.2015 “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike, që nuk janë objekt koncesioni” i ndryshuar, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton si më poshtë:
Shoqëria “YEL” SH.P.K. ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti eolik me kapacitet të instaluar 28.5 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Bashkinë Vau i Dejës, Qarku Shkodër.
Afati për dërgimin e komenteve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është 15 ditë” thuhet në njoftimin e MIE. Ky nuk është aplikimi i vetëm sa i takon projekteve në energjinë eolike bërë gjatë viteve të fundit por numri i tyre është dukshëm më i ulët sesa ai për energjinë fotovolatike. Nga ERE deri më tani janë vetëm dy licenca sa i takon prodhimit të energjisë nga era teksa më herët qeveria shpalli fituesit e ankandeve për impiantet eolikë. Konkretisht në korrik të vitit të shkuar u shpallën fituesit për një kapacitet 222 MW.
Në atë kohë bashkimi i Total EREN sa dhe KMV sh.p.k dhanë ofertën më të ulët në ankandin e qeverisë sa i takon kapaciteteve për energjinë eolike. Çmimi i ofruar ishte 44.88 euro/MWh për një kapacitet 75MW teksa dy kompani të tjera të shpallura edhe ato fituese ofruan çmime shumë afër tavanit të vendosur nga qeveria.
Konkretisht oferta e dytë më e ulët erdhi nga GurisINSAAT, Morgan Energy dhe BRD Energy sh.p.k për një kapacitet 75 MW dhe një çmim 74 euro/MWh ndërkohë qe oferta e tretë erdhi nga Verbung AG për një kapacitet 72.6 MW dhe një çmim 74.95 euro/MWh./ Monitor
vau i dejes
Aktualitet
8 May 2024, 10:26
N.F
Elia Zaharia dhe Princ Leka
TIRANË-Princ Leka dhe Elia Zaharia tashmë janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës më...
Aktualitet
8 May 2024, 10:23
r.ll
erdgys arrazi, alma arrazi dhe fëmijët
SHKODËR- Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje Erdgys Arrazit, bashkëshortit të Al...
Aktualitet
8 May 2024, 10:09
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pasuritë e një të dënuari për trafik droge dhe pjesëma...
Aktualitet
8 May 2024, 09:58
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 56-vjeçar me inicialet Xh. K., banues në Tiranë, është vënë në pranga. Ai&n...
Aktualitet
8 May 2024, 09:54
r.ll
alma arrazi dhe fëmijët
SHKODËR- Trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi do të dërgohet për tu varrosur në Durrës.&...
Aktualitet
8 May 2024, 09:43
r.ll
foto ilustruese
FRANCË- Është dënuar me katër vjet burg nga një gjykatë franceze, 22 vjeçari Mirsen Meti i cili u...
Aktualitet
8 May 2024, 09:39
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një shqiptar i ka vënë flakën vetes pasdite e djeshme në Riccione pasi u dëbua nga shtëpia e...
Aktualitet
8 May 2024, 09:13
N.F
Foto ilustruese
KAPSHTICË- Pas festës së Pashkës shqiptarët të cilit ishin rikhtyer në atdhe po kthehen sërish drej...
Aktualitet
8 May 2024, 07:31
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Pas publikimit të një rasti ku një efektiv i policisë shantazhonte një grua me foto të saj nudo ...
Aktualitet
8 May 2024, 07:17
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në këtë vit akademik, për herë të parë, numri i nxënësve për mësues n&e...