22 July 2026, 22:25
Nga G.M
Foto
TIRANË- Jona Suli është emëruar Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Arsimit, pas shkarkimit nga detyra të Erzen Tolës, një lëvizje që ka sjellë reagime dhe akuza për favorizime politike.
Sipas informacioneve parapraker disa javë para largimit të Tolës u publikuan artikuj ku ngriheshin akuza ndaj tij për shkelje të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), duke krijuar, sipas këtyre raportimeve, terrenin për shkarkimin e tij.
Pas largimit të Tolës, në krye të administratës së Ministrisë së Arsimit u emërua Jona Suli, e cila më herët ka bashkëpunuar me ministren Mirela Kumbaro. Mësohet se, Suli kishte tentuar më parë të fitonte statusin e Trupës së Nivelit Drejtues në Departamentin e Administratës Publike, por fillimisht nuk ishte renditur mes fituesve. Më pas, pretendohet se ajo u shpall fituese dhe u emërua në postin e ri.
Gjithashtu ka pretendime se Jona Suli ka mbajtur më parë detyra në SASPAC, si dhe në institucione të tjera shtetërore, përpara se të rikthehej në Ministrinë e Arsimit. Autorët e këtyre pretendimeve e cilësojnë emërimin si pjesë të një modeli klientelist dhe nepotik në administratën publike, duke argumentuar se praktika të tilla dëmtojnë meritokracinë dhe nxisin largimin e të rinjve nga vendi. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Ministria e Arsimit, ministrja Mirela Kumbaro apo Jona Suli lidhur me këto pretendime./Dosja.al
jona suli erzen tola mirela kumbaro ministria e arsimit
Aktualitet
22 July 2026, 21:48
G.M
Foto ilustruese
MALI I ZI- Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të ulë përkohësisht akcizën e karburanteve, me synim zbutje...
Aktualitet
22 July 2026, 21:35
d
Pamje
TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrsë dhe kanë nisur marshimin në kryeqytet. Nën thirrjet &ld...
Aktualitet
22 July 2026, 21:28
E.d
Pamje
TIRANA- Aktivisti Ilir Xhemalaj ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Duke folur para qytetar...
Aktualitet
22 July 2026, 21:16
G.M
Pamje
TIRANË- Një performancë simbolike e realizuar nga studentët tërhoqi vëmendjen gjatë protestës qytetare para K...
Aktualitet
22 July 2026, 21:17
E.d
Qytetari
TIRANA- Një i ri bëri thirrje për sa më shumë pjesëmarrje në protestë, duke rikujtuar se nesër ë...
Aktualitet
22 July 2026, 21:10
E.d
Pamje
TIRANA- Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas rastit të arrestimit të 34-vjeçares, e cila është akomoduar&n...
Aktualitet
22 July 2026, 20:41
G.M
Pmaje
TIRANË- Një nga pjesëmarrësit në protestën qytetare të mbajtur në Tiranë u shpreh me tone të ashpra...
Aktualitet
22 July 2026, 20:57
E.d
TIRANA- Aktivistja Luçiana Kokaj deklaroi se çështja e pronave të Rrjollit është në Gjykatën e Lartë...
Aktualitet
22 July 2026, 20:45
E.d
Qytetari
TIRANA- Një qytetar ka deklaruar ditën e sotme se kushtet në vend janë më keq se në Bangladesh dhe Somali. Duke...
Aktualitet
22 July 2026, 20:37
G.M
Pamje
TIRANË- Një protestues që mori fjalën gjatë tubimit antiqeveritar në Tiranë u shpreh se ishte bashkuar me ...